• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ne ndihme te Komunitetit-SIGURIMI I JETËS

February 29, 2016 by dgreca

SIGURIMI I JETËS…./

…Dhe përfitimet financiare prej tij shumë pak të njohura./

Përgatitur nga: ENGJËLL MENE / Specialist i Financave te Sigurta./

Këtë artikull po e shkruaj për ti ardhur në ndihmë komunitetit tonë që të njihet me faktet rreth Sigurimit të Jetës dhe potencialin e përfitimeve financiare prej tij nëpërmjet përdorimit të strategjive që e dallojnë atë nga cdo alternativë tjetër në mbrojtjen e financave. Edhe nëse ndokujt mund ti duket se ky subjekt nuk i intereson shumë, unë mendoj se të gjithe ata që kërkojnë ndërtimin e një të ardhme të sigurt financiare do të kuptojnë se Sigurimi i Jetes është nga zgjedhjet më të përshtatëshme me opsione të vecanta. Bazuar në njohurinë dhe ekspertizën time në këtë fushë mendova të ndaj me ju këtë informacion që e shikoj shumë fitimprurës per shqiptarët të cilët nuk janë të informuar ose nuk kanë pasur mundësinë e marrjes së ketij informacioni kaq të vlefshëm. Për skeptikët do të shtoja se mbrojtja e gjithshkaje në këtë jetë prej kohësh i është besuar kompanive të sigurimit (duke filluar që nga qeveria dhe kompanitë gjigande, deri tek bizneset e vogla dhe individët). Faktet dhe shifrat e përdorura gjatë këtij shkrimi mbështeten nga literatura të botuara prej ekspertëve të financës. Shpresoj ta gjeni këtë artikull me interes dhe të vlefshëm. Lexim të mbarë.

Shumica njerëzve e kanë krijuar mendimin e tyre rreth sigurimit të jetës mbështetur në informacionet që kanë marrë nga të afërmit, shoqëria, publicitetet e kompanive të sigurimit apo atyre financiare, madje edhe nga vetë agjentët që e shesin këtë produkt. Fatkeqësisht ky mendim bazohet mbi opinione dhe jo fakte. Kjo e ka bërë Sigurimin e Jetës një nga subjektet ekonomike më të keqkuptuara, si një produkt me perfitim të njëanshëm, (para të lëna për dikë tjetër mbas vdekjes tuaj). Por në të vërtetë nuk është krejt keshtu. Ju mund të përfitoni 100% prej tij para se të perfitojnë të tjerët. Jeni të befasuar? Duhet të jeni. Vazhdoni të lexoni me vëmendje.

Së pari: “Sigurimi i Jetës është produkti që ne e blejmë për të zgjidhur një problem ekonomik në mënyrën më efikase, me kosto më të ulët nga çdo alternativë tjetër financiare”. Koha e ka provuar vërtetësinë e kësaj thënie në raste të shumta, nga të cilat do të permendja disa kompani të njohura, si JC Penney, Walt Disney, Mc Donald’s, pronarëe e të cilave kanë përdorur vlerat monetare nga sigurimi i përhershëm i jetës për të mundësuar ndërtimin apo vazhdimin e biznesit në kohë të vështira financiare.

Disa prej kompanive të sigurimit, me të cilat unë bashkëpunoj, ofrojnë plane të Sigurimit të Jetës me “përfitime jetësore” (living benefits). A e dini se çfarë është kyplan? Është Sigurimi i Jetës që mund të përdoret në çdo kohë. Në këtë rast një përqindje (25% – 95%) e shumës monetare të sigurimit të caktuar për rast e vdekje, është e disponueshme për tu tërhequr dhe përdorur sipas nevojës në rastet kur ju keni nevojë më shumë se kurrë (në ato të sëmundjeve kritike, kronike apo të lëndimeve të rënda fizike). Njëra prej kompanive më të vjetra, që unë disponoj, ne vitin 2014 u ka paguar njerëzve të siguruar prej saj rreth $86M në kuadrin e Përfitimeve Jetësore, duke i ndihmuar ata që të mënjanojnë pasojat negative financiare që bie keqësimi i shëndetit. Në rastin më konkret, Brian D. nga Chicago i siguruar me shumën prej $300,000 përfitoi nga kompania shumën prej $250,000 (në kuadrin e përfitimeve jetësore) si rezultat i një aksidenti me motoçikletë që e çoi atë në gjendje koma për një javë. Brian u rikthye në punë katër muaj më vonë. Ky është plani i Sigurimit të Jetës me përfitime jetësore të cilin shumë shqiptarë këtu në shtetin e Michiganit e kanë nëpërmjet shërbimeve që ofroj unë.

Po si është e mundur një gjë e tillë? Sigurimi i Jetës përbën një kontratë midis një personi (apo biznesi) dhe një kompanie sigurimi. Të dy palët duhet ti përmbahen kësaj kontrate. Kur ju firmosni këtë kontratë premtimi i kompanisë së sigurimit mbështetet zakonisht në një rezervë monetare ligjore, ekzistenca e së cilës kërkohet me ligj nga shteti (ndryshe nga bankat apo firmat aksionare).                                                              

Rëndësia e një sigurimi me përfitime jetësore mund të shikohet edhe në statistikat e nxjerra nga botimet e Harvard University që citojnë se “62% e falimentimeve ne Shtetet e Bashkuara ndodhin për arësye shëndetësore dhe 78% e këtyre rasteve kanë pasur sigurim të shëndetit”. Këto shifra do të ishin krejt ndryshe nëse Sigurimi i Jetës me përfitime jetësore do të ishte i pranishëm. Kur sigurimi i shëndetit paguan doktorët dhe spitalet (deri në shumën e caktuar nga kontrata) atëhere kush do tju paguaj ju? Përgjigja është “Sigurimi i Jetës me përfitime jetësore”. Le të marrim një shembull të sigurimit të jetës me dhe pa përfitime.

Një 35 vjecar, ta quajmë atë Arben, blen dy plane të sigurimit të përkohshëm të jetës me shumën $250,000 për 20 vjet, sejcili me çmim të garantuar, njërin me përfitime jetësore dhe tjetrin pa ato.

Të supozojmë se në moshën 50 vjeçare Arbeni diagnostikohet me një semundje kritike (kancer, sëmundje të zemrës, stroke, etj) apo lëndohet rëndë në një aksident të çdo lloji. Në këto rrethana gjendja financiare e familjes së tij vështirësohet si pasojë e trajtimeve mjekësore dhe humbjes së rrogës nga mungesat në punë. Cili nga planet do të ishte më i dobishëm për Arbenin dhe familjen e tij?

PËRSHKRIMI I EVENTIT SIGURIMI I JETËS ME PËRFITIME SIGURIMI I JETËS PA PËRFITIME
Për Sëmundje Kronike Plani Paguan 2% të shumës $250,000 çdo muaj $0
Për Sëmundje Kritike Plani Paguan ± $150,000 $0
Për Lëndim të Rëndë Plani Paguan ± $150,000 $0

*Keto shifra ndryshojnë në varësi të rastit real dhe vlerat numerike janë përdorur vetëm për ilustrim.

Në rastin e mësipërm sigurimi me përfitime jetësore (i cili paguan kurdo që eventi ndodh brenda periudhës së kontratës) do të mundësonte që Arbeni dhe familja e tij të perballojnë vështirësitë financiare. Pa përfitime jetësore Arbeni mund të rradhitej në statistikat e të falimentuarve. Ky lloj sigurimi, që ka marre edhe emrin “LIFE INSURANCE YOU DON’T HAVE TO DIE TO USE”, ka një avantazh rreth 23 herë më të lartë nga tjetri.

Nëse pyesni dikë “Sa Sigurim Jete do të bleni po qe se nga ai do të përfitonte dikush tjetër?” Përgjigja normale mund të ishte “aspak” ose “sa më pak të jetë e mundur”. Por kjo përgjigje do të ndryshonte nëse pyetja do të ishte “Sa sigurim jete do të bleni (për të njëjtin çmim) nëse ju do të përfitonit vetë 100% përpara se të përfitonte dikush tjetër?

Duhet pranuar se siguirimi i shtëpisë është i detyrueshëm nga banka, së cilës i intereson të sigurojë ndërtesën ku ju jetoni derisa ta keni paguar mbas 30 apo 40 vjetësh. Po ashtu edhe sigurimi i makinës është i detyrueshëm nga banka dhe ligji, për të siguruar mallin apo demtimet fizike në rast aksidenti. Lind pyetja, nëse shteti nuk ju detyron për te siguruar jetën apo të ardhurat tuaja, kush duhet të kujdeset për ju apo familjen tuaj? Pergjigja është, të gjithë ne vetë duhet të mendohemi për një moment që të mbrojmë çka kemi arritur me sakrifica. Kjo është mënyra e vetme më pak e kushtueshme për të pasur nën kontroll mbarëvajtjen e familjes tuaj, apo biznesit, në rast fatkeqësie apo kur shëndeti keqësohet. Ne sigurojmë pasuritë e zëvendësueshme por jo ato të pa zëvendësueshme për familjen, veten tonë. Kjo e bën sigurimin e jetës një subjekt që meriton vëmendje të veçantë. Ai nuk është i detyruar nga qeveria, por nga dashuria dhe përgjegjësia.

Për çfarë tjetër mund të përdoret Sigurimi i Jetës? Dua të shtoj se edhe të pasurit e përdorin atë si një alternativë për të shtuar kapitalin e tyre. Si një plan sigurimi i ligjëruar dhe mbështetur nga IRS, Sigurimi i Jetës mund tju vijë në ndihmë edhe për te mënjanuar shumë nga taksat apo për të siguruar të ardhura të pataksueshme. Ka ardhur koha që të edukohemi me këtë fenomen dhe ta përdorim atë në përfitimin tonë. Sekreti që nuk ju është treguar asnjëherë është qe ju mund tja bashkangjisni kursimet tuaja afatgjata një lloj Sigurimi të Jetës me tarifa të ulta që është i përhershëm dhe mundëson të ardhura të pataksueshme. Ky plan sigurimi quhet Indexed Universal Life ose shkurt IUL. Dhe unë do të vazhdoj duke treguar avantazhet e pakrahasueshme që ju sjell ky plan.

Ju mund të keni dëgjuar prej shumë bankareve apo aksionarëve shprehjen “buy term insurance and invest the rest” (ose në shqip, bleni sigurim të përkohshëm dhe investoni pjesën tjetër të parave tuaja). Kjo shprehje ka mbetur që prej viteve ’70 kur Sigurimi i Jetës nuk ofronte përfitimet e sotme. Ndjekja e kësaj këshille ju kushton shumë dhe nuk është në dobinë tuaj, por atë të IRS dhe Wall Street të cilat pasurohen nga paratë tuaja nëpërmjet taksave dhe tarifave të panevojëshme. Me ndryshimet ekonomike që kanë ndodhur në dekadat e fundit Sigurimi i Jetës ju ofron potencial përfitimi nga rritjet e bursës, mbrojtje prej humbjeve të saj, si dhe ndihmë financiare në momente të vështira shëndetësore apo jetësore. Pra është një plan me shumë alternativa.

Nje kompani sigurimesh është sot opsioni më i sigurt dhe me kosto më efikase në planifikimin e pensionit për arësye të garancive dhe trajtimeve të favorshme taksore.

Ajo mund të jetë gjithashtu edhe aleati financiar më i mirë për ju në kohë të vështira dhe ofron më shumë se sa thjesht një pagesë për familjen apo biznesin tuaj në rast vdekje. Në kontrast me institucionet e tjera financiare, dua të shtoj se, historikisht askush nuk ka humbur para për arsye të shpërbërjes së ndonjë kompanie të tillë. Sigurimi i Jetës mund tju ofrojë përfitime të veçanta që nuk janë të disponueshme nga bankat apo firmat aksionare, si:

  • Interes më i lartë se ai i bankave pa paguar taksa vjetore.
  • Përfitime nga rritjet e bursës dhe mbrojtje kundrejt humbjeve të saj.
  • Para pa taksa për edukim, martesa, dhe evente të tjera madhore.
  • Eliminimin e taksave në fitimet me perqindje.
  • Tërheqje të parase pa taksa dhe pa ripagesë.
  • Ndihmë monetare në raste sëmundjesh të rënda
  • Rritjen e parasë së shpenzueshme në moshën e pensionit deri në masën 300% krahasuar me planet e njohura të kursimeve siç janë planet tradicionale IRA dhe 401(k).

A e vini re krahasimin që bëra midis sigurimit të jetës dhe planeve IRA dhe 401(K)? Në parim këto janë plane kursimi suplementare për pension nëpërmjet investimeve, ndërsa sigurimi i jetës është një kursim i bazuar në një rezervë ligjore, që mbron interesat tuaja në mënyrë të pa krahasueshme. Për ta qartësuar këtë le të marrim shembullin klasik të një farmëtari. Ai shpenzon $1,000 për blerjen e farës dhe në korrje fiton $50,000. Taksa në të dy rastet është 6%. Ku do dëshironte ai të paguaj këtë takes, në blerjen e farës ($1,000 X 6% = $60) apo në prodhim ($50,000 X 6% = $3,000)?

Ndryshimi është pesë fish. Indexed Universal Life përfaqëson rastin e taksës së paguar në blerjen e farës, ndërsa 401(k), IRA taksën në prodhim.

IRS ka dy rregulla bazë: “më paguaj sot ose me vone”. Asgjë nuk falet. Kjo do të thotë se në planin 401(k) ju nuk paguani taksa tani, por kur ti tërhiqni paratë mbas moshës 59½ apo atë të pensionit (dhe IRS shpreson që të mbledhë taksa nga një shumë më e madhe se sot, dhe nëse taksat rriten atëhere ajo mbledh edhe më shumë (dhe nëse personi vdes para kohe taksat mund të dyfishohen në rrethana të caktuara). A ju ka rënë rasti të dëgjoni se si një pensionist, që ka vetëm Social Security si burim te ardhurash, të ankohet? Me siguri ankesa është se të ardhurat nuk janë të mjaftueshme. Për të marrë një shumë të caktuar ju duhet të punoni një numër vitesh të caktuara. Ky kusht nuk ekziston për të pasur të ardhura nga një IUL. Ndërsa të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe tërheqja e parave nga 401(k) llogariten së bashku në caktimin e taksave në pension, të ardhurat monetare nga IUL nuk janë të taksueshme. Subjekti i sigurimit të të ardhurave në pension, nga ana tjetër, merr një rëndësi të veçantë po të marrim parasysh faktin (shumë pak të njohur) që në vitin 1960 Gjykata e lartë Amerikane ka aprovuar një ligj sipas të cilit “qeveria nuk ka asnjë detyrim për të na paguar sigurimet shoqërore (social security checks) duke cituar se “përfitimi nga Social Security nuk përbën një të drejtë kontrate”.

Le ti rikthehemi Arbenit 35 vjecar. Ai është i punësuar me të ardhura vjetore prej $40,000 dhe kompania ku ai punon ofron sigurim shëndeti dhe 401(k), në të cilin ai përfiton para falas deri në masën 3% (employee matching). Për arësye se ky plan nuk lejon kontribut më të lartë se $18,000 në vit (për vitin 2016), që të shtoi kursimet për pensionin, Arbeni blen vetë një sigurim jete (IUL) jashtë kompanisë. Kontributet mujore jane përkatësisht për 401(k) $400 (para taksave dhe kompania kontribon $100 = $500) dhe $300 (mbas taksave) për sigurimin e jetës IUL (Indexed Universal Life). Në të dy rastet ai fiton interes mesatar vjetor prej 7% (ne planin 401(k) nuk ka kufizime në fitime apo në humbje të bursës, ndërsa IUL garanton mbrojtje ndaj humbjeve të bursës dhe maksimumin e kreditimit te fitimeve deri ne masën 13.5%). Le të shikojmë numrat në vite dhe të analizojmë disa fakte. A do të ishte një 0% interes i kredituar nga IUL më i mirë se një humbje prej -30% nga 401(k) në rastet e rënies drastike së bursës? Duhet të dini se që të riktheheni nga humbja prej 30% ju duhet të fitoni 43% interes. Madje edhe nëse riktheheni ju keni humbur njërin prej faktorëve më të rëndësishëm për rritjen e financave, kohën. Le ti analizojmë se cili nga këto dy plane i përgjigjet nevojave të ndryshme të jetës së tij në tabelën që vijon:

 Eventet e jetës 401(k) Indexed Universal Life
Kontributi mujor i kombinuar $500 ($400 + $100) $300
Mbrojtja e familjes në vitin e parë $6,420 para taksave $121,741 pa taksa
Mbrojtje nga humbjet e bursës JO PO
Ndihmë monetare në rast sëmundje JO PO
Tërheqje të parave pa arësye të veçantë JO PO
Të ardhura të pa taksueshme në pension JO PO
Vazhdimësia e të ardhurave në pension NË VARËSI TË AKUMULIMIT DERI NË MOSHËN 120 VJEÇ

(Shembull i nxjerrë nga llogaritje sipas një situate të caktuar dhe nuk përfaqëson shembullin real të ndonjë personi të caktuar)

Indexed Universal Life shpesh herë krahasohet me 401(K) (nga që të dy planet, pavarësisht ndryshimeve thelbësore, kanë të bëjne me të ardhurat suplementare në moshën e pensionit. Ndryshimi më i madh qëndron tek vetia e IUL që quhet LOCK IN AND RESET (që do të thotë se ju nuk mund të humbisni cfarë keni fituar). Kjo nuk ofrohet nga plani 401(k) Bazuar në raportet e CNN të bëra kohët e fundit 70% e investuesve kanë humbur para në vitin 2015. Besoj se duket qartë përparësia që ju ofron IUL (unë kam ndihmuar shumë shqiptarë dhe vendas nga mosha 0 deri ne 47 vjeç). Prindër që dëshirojnë të kursejnë për edukimin e fëmijëve të tyre apo edhe më tej. Plani IUL madje ofron më shumë se sa plani i kursimit për shkollim (të quajtur 529) që shpesh sponsorohet edhe nga shteti, por në të vërtetë është njësoj si 401(k) por me pasoja drastike nëse paratë nuk përdoren për shkollim të lartë.

Përsëri ti rikthehemi Arbenit. Ai paguan tarifa me përqindje në bazë të shumës se akumuluar në planin 401(k) të ofruar nga kompania, për të cilën ai punon, plani IUL (personal) nuk e ndëshkon atë nga perqindja e shumës totale.                                                                                                                                                                                       Për ta ilustruar këtë të marrim një shembull kontributi mujor prej $1,000 me një interes mesatar prej 7%, (tarifa e manaxhimit të llogarisë në planin 401(k) është 1,5% – 3%, ndërsa Sigurimi i Jetës e ka tarifën fikse që në të vërtetë është shpenzim për të eliminuar humbjet, taksat dhe të shtimin e të ardhurave financiare në të ardhmen):

VLERA NË                                FUND TË VITEVE VLERA E LLOGARISË ME INTERES 7% TARIFA E 401(k) PARATAKSOR 1.5% TARIFA E                     SIGURIMIT TË JETËS
1 $12,000 $193 $1,500
15 $280,000 $4,200 $1,500
20 $438,000 $6,750 $1,500
25 $645,000 $9,675 $1,500
30 $918,000 $13,700 $1,500

(Ky shembull nuk llogarit taksat e 401(k) dhe nu pasqyron realitetin e ndonje personi te caktuar dhe eshte krijuar me numra te thjeshtesuar per aresye ilustrimi)

Qëllimi i këtij artikulli ishte që tju tregonte opsione të cilat nuk ju janë ofruar apo treguar ndonjëherë. Kjo mundëson që ju të merrni vendime të dobishme për veten tuaj në përzgjedhjen dhe seleksionimin e shumllojshmërisë së strategjive kursimore gjatë jetës dhe moshën e pensionit. Sa më herët që të fillohet një plan I tillë (që nga të porsalindurit e deri tek prindërit) aq më të larta do jenë rezultatet. Nga ana figurative, nëse do ti vendosnit vezët në shporta të ndryshme të paktën të dini se te cila shportë të vendosni më shumë që të merrni rezultate maksimale.

Shpresoj tju kem ngjallur sado pak interes për të mësuar më shumë rreth alternativave financiare që janë të disponueshme, thjesht për të shkëputur veten nga turma në ndjekjen e një rruge më të përshtatëshme e cila ju sjell më shumë fitime. Unë do jem i gatshëm për tju pergjigjur çdo pyetje që ju mund të keni rreth këtij artikulli. Nga ana tjetër unë nuk mund tju jap këshilla në lidhje me taksat pasi ky nuk është spacialiteti im. Për taksat ju mund ti drejoheni një personi të çertifikuar, si CPA apo një profesionisti tjetër të kualifikuar.

Respekt dhe prosperitet,

Numri i kontaktit (586) 292-7756                                                                                                                                                                                                                           email: engjell.mene@gmail.com

Filed Under: Komunitet Tagged With: Engjell Mene, SIGURIMI I JETËS

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT