Shkruan:Saranda R.Shala/
Shoqëria jonë krahas shumë dukurive negative që janë përciellë me vite, në ditët e sotme përveç krizës ekonomike,ballafaqohet me një luftë të rëndë, përdorimin e substancave abuzive legale dhe jolegale. Mosha e cila atakohet me këtë dukuri padyshim janë të rinjët,por nuk përjashtohen as të rriturit,madje një “trendy” të tillë e ndjekin dhe shumë femra.Droga është një substancë toksike e cila mund të ndryshoj gjendjen e vetëdijes.Drogat janë substancë psikoaktive, të cilat pas futjes në organizëm shkaktojnë ndryshime në planin e sjelljes.Këto mundë të jenë çrregullime afatshkurtëra dhe afatgjata.
Varësisht prej llojit të drogave disa prej tyre shkaktojnë varshmëri shumë më shpejt e më të rëndë. duke filluar nga humbja e të perceptuarit , lodhje të organizmit , humbje të oreksit , rënie në peshë , dhembje të shpeshta koke , sëmundje të organeve të frymëmarrjes , rënie të koncentrimit , sëmundje të lukthit , vjellje , zbehje , sëmundje të gjakut , mundësi e rritur për kancer, çrregullime të ritmit të zemrës , pagjumësi , halucinacione , ethe, të dridhura të shpeshta , temperatura të ulta trupore , varësi psiqike etj.
Zakonishtë,drogat më të njohura dhe ato që përdoren më së shpeshti janë: marihuana, hashashi, kokaina,heroina,LSD etj. Ato, merren kryesishtë duke e thithur atë përmes vrimave të hundës,e cila depërdon deri në gjak.Përdoruesi provon një efekt stimulus dhe gjendje shpirtërore të ngritur. Në fillim nga lumturia mundë të shohin ëndërra me syhapur,por më vonë dukshëm vërehen pasojat. Marrja e dozave të mëdha të tyre mundë të nxisë paranojën,panikun dhe komplekse depresioni të thellë që mund të përfundojnë dhe me vdekje.
Përdoruesit nuk është fare e lehtë ti dallosh,zakonishtë ata fokusohen ne grupe të vogla, të fshehur nëpër zgafellat e boshatisura.
Në mesin e tyre shpeshëherë përfshihen kontrabanduese femra të cilat bëjnë dhe transportimin,deri në vendin e parapërgatitur. Ndonjëherë këto grupe përdorin dhe lidhjet familjare apo fisnore për të lehtësuar trafikimin e tyre.
Derisa një pjesë e njerëzve nuk kan bukë për të ngrëne, barrën më të rëndë padyshim e bartin prindërit,pasi xhepi i vogël nuk i përballon dot shumën e lartë. Kështu që shumë përdorues të lëndëve narkotive me sjelljet e tyre,kanë problem të rënda si financiare,shoqërore e familjare.
Prandaj puna më e mirë që do të duhet bërë, pikërishtë është parandalimi i kësaj dukurie vrastare sociale.Kjo mund të bëhet me ndihmën e gjithë atyre që kanë mundësi të ndikojnë në mënyra të ndryshme në ngritjen e vetëdijës tek të rinjtë duke filluar që nga familja , komuniteti, institucionet,media, pasi këo përfaqesojnë faktorë të fuqishëm në mbrojtjen dhe parandalimin e sjelljes delekuente,për të patur një rini dhe jetë më të shëndetshme.
.