• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, standarde të NATO-s

August 24, 2016 by dgreca

4 takimi gjenerali3 Gjeneral abnda

 

 

2 salle pa gejneral-NATO mandaton Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës për Ministrinë e FSK-së dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës/

-Ceremoni në shtabin e KFOR-it dhe pritje në Ministrinë e FSK-së për një delegacion të NATO-s-

-Paul Savereux, drejtor i Divizionit për Politika dhe Plane në Aleancë: “NATO është e përkushtuar për zhvillimin e Kosovës”/

-Ministri i FSK-së Haki Demolli: Doktrina dhe standardet e NATO-s janë vlera mbi të cilat Kosova do ta ndërtojë sistemin e mbrojtjes/

1 dekorimi i Gjeneralit

PRISHTINË, 24 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Prishtinë, në shtabin e KFOR-it në bazën “Film City”, sot u zhvillua ceremonia e ngritjes së Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) për Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për vet Forcën e Sigurisë së Kosovës.Në aktin solemn të mandatimit të NALT-it për MFSK/FSK-në, morën pjesë ministri i FSK-së Haki Demolli e komandanti gjenerallejtënant Rrahman Rama. Ministri Demolli falënderoi NATO-n dhe KFOR-in për angazhimin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, e në veçanti falënderoi NATO-n për përkujdesjen ndaj ngritjes së institucioneve vendore të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Më tej, ministri Demolli foli edhe për rolin dhe rëndësinë e dy ekipeve këshilluese të NATO-s për Ministrinë dhe Forcën (NAT/ NLAT) që nga viti 2009,  të cilat siç tha, ministri Demolli, kanë pasur mision zhvillimin dhe profesionalizimin e Ministrisë dhe të FSK-së dhe pothuajse mision të “miqve ndër miq”.

Këshilltarët që kanë qenë këtu, shtoi ministri Demolli dhe të tjerët që janë këtu, por edhe ata që do të vijnë pas jush, janë vlerë për MFSK/FSK-në, sepse doktrina dhe standardet e NATO-s janë vlera mbi të cilat Kosova do ta ndërtojë sistemin e mbrojtjes.Në fund, ministri Demolli i dëshiroi punë të mbarë Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK/FSK-në si dhe i siguroi ata për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm dhe të mirëseardhur në të ardhmen.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama i falënderoi drejtorët e ekipeve këshilluese dhe këshilltarët e NATO-s për punën, angazhimin, kontributin si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me FSK-në. Gjeneral Rama tha se vizioni dhe qëllimet tona të përbashkëta e bëjnë punën tonë të përbashkët mjaft të suksesshme dhe se ky koordinim e bashkëpunim do të jap frytet e veta në të ardhmen.Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama i ndau drejtorit të Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s për FSK-në, gjeneral brigade Ernest Horn “Medaljen për Shërbim Vetëmohues” për kontributin e tij në krye të ekipit si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me FSK-në gjatë shërbimit të tij, në krye të NLAT-it.Në ceremoninë e mandatitimit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në folën edhe përfaqësuesit e NATO-s, Paul Savereux dhe Michel Soula, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Miglieta,  drejtori i NLAT-it, gjeneral brigade Ernest Horn, drejtori i NAT-it për MFSK-në, Dominic  Haydn Braithwaite.Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s për Ministrinë dhe për FSK-në do të jetë trup këshillues dhe ndërlidhës ndërmjet NATO-s dhe Ministrisë për FSK dhe vet FSK-së.  Drejtor i NALT-it, nga NATO u emëruar gjeneral brigade Dietmar Mosmann.

Ndërkohë, ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës(MFSK), Haki Demolli priti sot në takim një delegacion të NATO-s të kryesuar nga Paul Savereux, drejtor i Divizionit për Plane dhe Politika të Mbrojtjes të Aleancës i cili sot mandatoi Ekipin këshillues ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në. Fillimisht,  ministri Demolli e falënderoi delegacionin e NATO-s për angazhimin në ruajtjen e paqes në Kosovë dhe kontributit që ka dhënë  KFOR-i për sigurinë në vend, gjithashtu edhe për punën e shkëlqyer të ekipeve këshilluese të NATO-s në MFSK dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilat janë angazhuar përmes këshillimeve, ndarje përvojash si dhe planifikim për të ardhmen. Më tej,  ministri Demolli tha se objektivi i Kosovës është që të promovojmë paqe në vend dhe më gjerë, si dhe objektivat tona të përputhen me vendet tjera të Bashkimit Evropian, aty ku vendi ynë synon që të integrohet. Në veçanti, ministri Demolli, në takim me delegacionin e lartë të NATO-s, tha se Republika e Kosovës është e interesuar që ta thellojë bashkëpunimin me NATO-n, duke përmendur këtu iniciativën e qeverisë dhe kryeministrit të vendit dhe letrën që kryeministri Isa Mustafa i ka drejtuar NATO-s.

Gjithashtu,  ministri i FSK-së, Haki Demolli e njoftoi delegacionin e NATO-s edhe mbi rekomandimet e dala nga Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë, për punën që ka bërë Ministria për Forcën e Sigurisë dhe Forca e Sigurisë në drejtim të draftimit të amendamenteve kushtetuese, pakos së ligjeve dhe planifikimin afatgjatë në drejtim të përgatitjes sa më të mirë të procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), pas vendimit politik që pritet të merret nga institucionet më të larta të vendit, duke u shprehur se i tërë procesi që nga RSSS-ja dhe deri tani ka qenë një proces plotësisht transparent dhe se kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në fund, ministri Demolli shprehu interesimin për zgjerimin e bashkëpunimit edhe me vende tjera, anëtarësimin në iniciativa rajonale dhe me gjerë, duke theksuar se përkrahja e partnerëve strategjik, si Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë etj., ka qenë e duhura dhe se kjo pritet të zgjerohet edhe me shtetet tjera në fushën e sigurisë  në të ardhmen.

Ndërsa, komandanti i Forcë së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama e njoftoi delegacion nga Brukseli për zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së, besueshmërinë  e lartë që ka FSK-ja në opinionin vendor si dhe rritjen e kësaj besueshmërie edhe tek minoritetet që jetojnë në Kosovë e posaçërisht tek pakica serbe.Më tej, gjeneral Rama foli edhe për pjesëmarrjen e FSK-së në trajnime dhe ushtrime jashtë vendit e sidomos në ushtrime rajonale të përbashkëta, ku FSK-ja, sipas të gjitha raporteve po tregon profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri me të gjitha ushtritë e vendeve pjesëmarrëse.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i NATO-s, Paul Savereux, drejtor i Divizionit për Politika dhe Plane në Aleancë tha se, “NATO është e përkushtuar për zhvillimin e Kosovës”. Kjo, siç tha ai, u konfirmua edhe në Samitin e NATO-s, të mbajtur në  Varshavë-Poloni.

Savereux, me këtë rast, përgëzoj ministrin Demolli dhe ekipin e tij, siç u shpreh ai, për punën që po bën duke kumtuar se raportet nga NAT-i dhe NLAT-i (Ekipet Këshilluese dhe Ndërlidhëse të NATO-s) të dërguara në Bruksel kanë qenë shumë pozitive për zhvillimin e MFSK-së dhe FSK-së.Në fund, kreu i delegacionit të NATO-s, Paul Savereux tha se transformimi i FSK-së në FAK varet nga shteti i Kosovës, duke shtuar se kjo duhet të bëhet në përputhje me mundësitë dhe nevojat e Kosovës, pra, për gjithë këtë proces dhe modalitetet vendos vetë Kosova.Në takim me delegacionin e NATO-s, merrnin pjesë edhe zëvendësministrat e FSK-së Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, atasheu i FSK-së në Bruksel, nënkolonel Ahmet Ajeti, drejtorët e NAT-it dhe NLAT-it, Dominic Brodwait dhe gjeneral brigade Ernest Horn, ndërsa nga delegacioni i NATO-s në takim ishin edhe Michel Soula, shef i Seksionit të Operacioneve dhe Liliane Maes, këshilltare në Divizionin e Operacioneve në Aleancë.

Filed Under: Politike Tagged With: ceremonia, kosova, standarde të NATO-s

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT