
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA e kryesuar nga Drejtori i Fondit të Studentëve të Vatrës Dr. Pashko Camaj dhe Editori i Diellit Sokol Paja u takuan me përfaqësues të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Pensilvanisë. Studentët: Kevin Mani (class of 2024) economics major, Deni Bani (class of 2024) finance and real estate major (Kryetari i Shoqatës së Studentëve), Mark Kalaj (class of 24′) computer science major, Jurti Telushi, Physics dhe Doktorante Ornella Darova. Editori u shpjegoi studentëve historinë dhe veprimtarinë e gazetës Dielli që nga krijimi e deri në ditët e sotme. Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës Dr. Pashko Camaj pasi prezantoi historinë e Vatrës, i ftoi studentët për tu bërë pjesë aktive e rinisë së Vatrës, për të përfituar nga mbështetja ndaj studentëve dhe forcimi i qelizave të Vatrës e përsëritja e trashëgimisë patriotike vatrane. Studentët pjesëmarrës u treguan shumë të interesuar për të marrë pjesë në aktivitetet e Vatrës e për t’iu bashkangjitur formacionit më të rëndësishëm patriotik në diasporën shqiptare të Amerikës. Ky takim u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për festimin e 110 vjetorit të Vatrës. Shoqata e studentëve shqiptarë “Penn Albanian Society” (https://forms.gle/NzsL697wpGyCvz877) është një organizatë kulturore dhe filantropike me qëllim avancimin e studentëve shqiptar dhe kulturës shqiptare. Përveç eventeve kulturore, eventeve me të ftuar, kjo shoqatë ndihmon studentët shqiptarë me aplikimin në universitet dhe integrimin në shoqërinë amerikane e jetën studentore. Takimi i përzëmërt vëllazëror vazhdoi deri në mbrëmje vonë me biseda miqësore që lanë një mbresë fantastike te të gjithë të pranishmit.