• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shoqata Atdhetare Kraja bashkoi patriotët shqiptarë në Yorktown, New York

September 7, 2021 by s p

Nga Sokol Paja

Shoqata Atdhetare Kraja bashkoi si një familje e vetme të gjithë shqiptarët e Krajës e patriotë të tjerë që jetojnë në New York. Kjo shoqatë është formuar që në vitin 1991 në New York, USA me synim mbajtjen gjallë të lidhjeve shpirtërore e tradicionale mes patriotëve krajanë që jetojnë në Amerikë dhe vendlindjes së tyre në Krajë. Ky ishte një piknik tradicional vjetor që organizohet me qëllim ruajtjen e traditave kombëtare, ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, ruajtjen e gjuhës, forcimin e lidhjeve shpirtërore të patriotëve krajanë. Në këtë piknin të përvitshëm organizohen lojëra sportive, gatime tradicionale shqiptare, muzikë popullore shqiptare, promovohet identiteti shqiptar nëpërmjet botimeve të librave historikë, promovim i pikturave, punimeve të ndryshme nga anëtarët e shoqatës. Është një organizim mbarëfamiljar nga Shoqata Atdhetare Kraja ku secili nga patriotët gatuan diçka, sjell diçka, kryen një shërbim. Është një punë e shkëlqyer vëllazërisht, një model organizimi model dhe për organizatat e tjera. Shoqata Atdhetare Kraja ka marrë pjesë gjithmonë masivish në të gjitha aktivitetet patriotike si festa e Flamurit,, Pavarësia e Kosovës,, Parada Shqiptare dhe organizime të tjera atdhetare në New York, Uashington, New Jersey etj. Kjo shoqatë kryen një aktivitete bamirësie, patriotike dhe edukative në vendlindje duke promovuar talentet nëpërmjet dhënies së bursave për studentët. Shoqata Kraja çdo vit organizon festivalin e fëmijëve të titulluar “Tradita” ku këndohet, kërcehet dhe vallëzohet vetëm shqip. Kjo shoqatë loboi në Uashington te instancat qeveritare shqiptare dhe amerikane për hapjen e pikës së kufirit Zogaj-Skje në Shkodër. Për Diellin e Vatrës u shprehën Mirsad Kovaçi kryetari i Shoqatës Atdhetare Kraja, Hysen Kraja nënkryetari dhe ish kryetarët Hamid Alaj dhe Dul Perashi të cilët u deklaruan se ky aktivitet masiv do të vazhdojë në traditën e aktiviteteve patriotike që kjo shoqatë zhvillon prej tre dekadash. Shoqata Kraja mori pjesë në festimet për Nënë Terezën në Vatër dhe është një prej shoqatave më të organizuara dhe aktive në komunitetin shqiptar në New York.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Mirsad Kovaçi, t Hamid Alaj Dul Perashi

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT