*VATRA DO TË PËRKUJTOJË DËSHMORËT E GËRHOTIT DHE KOMANDANTIN HYSNI LEPENICA,QE RANE NE LUFTE ME PUSHTUESIT ITALIANE ME 14 SHTATOR 1943/
* Veprimtaria perkujtimore ka edhe mbeshtetjen dhe perkujdesjen e Presidentit te Vatres. z. DRITAN MISHTO…
Me 10 Shtator 2017, në orën 15.00 PM, Federata Vatra do të përkujtojë Dëshmorët e Gërhotit dhe Komandantin Hysni Lepenica, që së bashku me 36 komandantët e çetave nacionaliste, u vranë në betejën e Gërhotit me 14 Shtator 1943. Veprimtaria organizohet me rastin e 74 vjetorit të rënies. Gërhoti, është një nga faqet e pazbardhura të Luftës Civile në Shqipëri.
Veprimtaria do të organizohet në Selinë e Vatrës, në adresën 24 37 Southern BLVD, Bronx, NY 101458. Krahas kujtesës përmes fakteve historike, do të shfaqet edhe dokumentari historik, që i kushtohet kësaj ngjarje, përgatitur nga Pëllumb LAMAJ.