Nga Sadik ELSHANI/
Emrin e Kapllan Resulit e kam degjuar per here te pare qysh ne rinine time te hershme. Kisha degjuar per romanin e tij me titull “Tradhetia”. E dinim qe ishte arratisur nga Jugosllavia ne Shqiperi dhe asgje tjeter. Gjate viteve te studimeve ne Universitetin e Zagrebit, diku nga viti 1980 kam patur rastin qe ta lexoje fshehtas romanin “Tradhetia”. Kuptohet, ky roman ishte i ndaluar ne Jugosllavi dhe leximi i tij ishte nje veprim i denueshem. Por kush e qante koken. Per shkak te permbajtjes antijugosllave te romanit, atehere per autorin kishim simpati dhe emri i tij permendej me respekt. Me vone morem vesh se ai ishte burgosur edhe ne Shqiperi, por askush nuk e dinte arsyen se pse. Dihet se Shqiperia e asaj kohe ishte shume e mbyllur dhe kontaktet e shqiptareve ne te dy anet e kufirit ishin shume te rralla, prandaj edhe lajmet qarkullonin shume rralle. Megjithate, emri i tij ende permendej me respekt. Nga viti 1988 gjindem ne ShBA, pastaj ne Shqiperi ndodhen ato qe ndodhen. Keshtu qe emrin e Kapllan Resulit nuk e kisha degjuar per nje kohe te gjate. Por para disa vitesh, aty – ketu neper shtypin shqiptar dhe ne biseda me njerez degjova se Kapllan Resuli tani ndodhet ne Gjeneve te Zvicres dhe jep deklarata, boton shkrime e libra me tone antishqiptare dhe se e kishte nderruar mbiemrin ne dicka qe perfundon me “viq”. Dicka te tille kisha lexuar edhe ne nje interviste te Ismail Kadarese. Ne fillim m’u duk gati e pabesueshme qe autori i romanit “Tradhetia” te kishte rene ne nivele te tilla, por me vone mora vesh se vertet ashtu ishte. Per kete nuk kam kerkuar asgje ne internet, sepse nuk me ineresonte edhe aq teper.
Para disa muajsh po kerkoja dicka ne internet per disa ceshtje shqiptare, kur ne “Forumin shqiptar” po has ne nje emer, akademik Kaplan Buroviq. Ishte kjo nje interviste e vitit 2003 ne gazeten “Vest” te Maqedonise. Aty ne fillim shkruante se ky akademik i ka botuar mbi 100 libra, etj. U habita, kush eshte ky akademik qe gjer atehere nuk ia kisha degjuar emrin. Si ishte e mundur, kur une i percjell ngjarjet dhe i njoh gati te gjithe studiusit qe merren me ceshtjet shqiptar?! Atehere e kuptova se ky akadmik na qenka vete Kapllan Resuli. Pastaj lexova edhe disa punime tjera, e vizitova faqen e tij te internetit ne serbokroatisht, “Kaplan Burovic – Sajt posvecen licnosti i delu Kaplana Burovica” (shqip: “Kapllan Buroviq – sajti kushtuar personalitetit dhe vepres se Kapllan Buroviqit”). Dhe c’te lexoj aty: zi e me zi per shqiptaret, mohon cdo gje shqiptare, shtremberon, falsifikon historine, kulturen tone kombetare. Shkurt, shqiptaret jane askushi dhe nuk kane asgje. Aty nder te tjera lexoj:
– Shqiptaret nuk kane te bejne as me iliret, as me pellazget.
– Shqiptaret nuk jane vendes (autokton) ne trojet ku jetojne sot. Ata kane ardhur ne shekullin e X-te, ata jane emigrante dhe nuk kane te drejte ta kene shtetin e tyre.
– Serbet, malazezet dhe maqedonet kane ardhur para shqiptareve ne Ballkan.
– Buzuku eshte kroat, Pal Engjelli – malazez, Budi e Kukuzeli – maqedon, Pjeter Bogdani – serb, Noli – grek, e te tjera perralla te tilla.
Kuptohet, per te gjitha pohimet, “tezat” e tij, ai nuk jep referenca, dokumente, ashtu sic e kerkojne kriteret shkencore. As qe ia vlen te diskutohet per keto qe ai shkruan, por thjesht ta ngrene temperaturen. Une u mbusha, si i thone fjales.
Per te vertetuar marrezite e tij, po ndalem vetem te Buzuku. Ne pasthenien e “Mesharit”, Gjon Buzuku shkruan me doren e vete: “U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shume here se gluha jone nuke kish gja te endigluom en se shkruomit shenjte…” Pra, Buzuku thote ne gjuhen tone dhe e shkruan librin ne gjuhen shqipe – gjuhen tone, gjuhen e tij. Te kuptosh kete nuk ka nevoje te jesh akademik, por vetem te dish te lexosh dhe te kesh mendjen e shendoshe.
Z. Kapllan Resuli ka deshire te theksoje se ka qene student i Profesor Cabejt, por nuk eshte vazhdues i vepres, punes se Cabejt. Perkundrazi, ai i shtremberon tezat dhe rezultatet e punes se Cabejt per t’i perforcuar “tezat” e veta. Me shkrimet dhe qendrimet e tij, Kapllan Resuli po deshmon se eshte nxenes i zellshem dhe vazhdues besnik i vepres se akademikut famekeq, Vaso Cubriloviq. Ne punetorite, ne kuzhinat e tyre te pista antishqiptare, serbomedhenjte kane patur “mjeshter” shume me te zote se “akademik” Buroviqi, por gjithmone kane deshtuar. Shkrimet e “akademik” Buroviqit nuk jane asgje tjeter, vecse perralla antishqiptare per t’i permbushur kenaqesite e qarqeve shoviniste serbe.
Para ca ditesh te panorama.com. al, pata mundesine te komunikoja nepermes komenteve me Z. Kapllan Resulin. Ia permenda ato qe shkrova me lart dhe i thashe se nuk eshte akademik, dhe nese eshte, atehere te na tregoje se anetar i ciles akademi eshte. Ai perseri ngul kembe ne shtremberimet dhe falsifikimet e tij, ben sulme e akuza personale ndaj meje, edhepse nuk me njeh fare dhe thote se eshte anetar i Akademise se Intelektualeve Shqiptare te Shkencave dhe te Arteve me kryetar profesor Skender Rizajn. Thene te drejten u habita, sepse Prof. Skender Rizaj eshte nje historian atdhetar dhe per qendrimet e tija ai ka patur probleme me autoritetet e atehershme jugosllave. Pra, si eshte e mundur qe ne akademine qe ai eshte kryetar, te kete nje akademik si Kaplan Buroviqi. Shkova ne internet (Google) dhe nen ate emertim nuk gjeta asgje te shkruar. Dicka m’u duk e dyshimte, sepse edhe shoqatat me te thjeshta e kane nje faqe interneti (website) e lere me nje akademi. Po sic theksova me lart, per kete akademi nuk e gjeta te shkruar asnje shkronje. Ne internet e gjeta adresen elektronike te djalit te prof. Rizajt, icili vete eshte profesor i historise ne Universitetin e Prishtines. Meqenese nuk njihemi, i tregova se kush jam dhe arsyen se pse po i shkruaj. I bera edhe dy pyetje:
1. “A ekziston kjo akademi dhe a eshte anetar Kapllan Resuli, apo sic njihet tani, Kaplan Buroviq?”
2. “A jeni Ju, ose Profesor Skender Rizaj te njohur me shkrimet plot falsifikime e urrejtje te akademik Kaplan Buroviqit, tematiken e te cilave e ceka me larrt?”
Ai pasi kishte biseduar me babain e tij, prof. Skender Rizajn, me kthen kete pergjigje:
“Sa i perket pyetjes suaj te pare, pergjigja e profesor Skenderit ishte se kjo Akademi asnjehere nuk eshte themeluar zyrtarisht, as ne Prishtine, as ne Tirane e as ne Stamboll. Arsyeja ishte e thjeshte – insinuatat dhe angazhimi i qarqeve antishqiptare, me doren e zgjatur edhe te disa intelektualeve shqiptare (te Kosoves e Shqiperise), e pamundesuan qe ne nisme kete inisiative. E tera cka u arrit te behej ishte nxjerrja ne Stamboll te nje numri te vetem te revistes ne emer te kesaj akademie, te titulluar:Shkencat dhe Artet Shqiptare (shiko ne attachment). Kjo u arrit me vullnetin e disa intelektualeve turq, te cilet moren pjese edhe ne propozimin e anetareve te Keshillit Redaktues te kesaj reviste (shiko ne attachment). Pra ne mesin e tyre figuron edhe emri i Kapllan Resulit, i propozuar, me gjase nga dikush prej kolegeve turq, sepse prof. Skenderi asnjehere nuk e kishte njoftuar personalisht – kisha degjuar per te vetem si emer nga fusha e albanologjise e asgje me shume. Pra, i ashtuquajturi akademik Kapllan Resuli – Buroviqi asnjehere nuk ka mundur ta fitonte titullin akademik nga ajo akademi, sepse Akademia e Intelektualeve Shqiptare asnjehere nuk u themelua e as nuk u regjistrua zyrtarisht. Po te ishte ndryshe, edhe vet Skenderi do te duhej te thirrej akademik, dhe jam i bindur se nje emertim te tille nuk do te arrini ta gjeni askund, as ne libra dhe artikuj shkencor, as ne internet. Me fjale te tjera, ajo qe Resuli – Buroviqi pretendon s’ eshte tjeter pos nje genjeshter dhe falsifikim. Cdokush e din se te qenit anetar i nje keshilli redaktues, qofte edhe te nje akademie te regjistruar dhe me fame boterore nuk te ben akademik.
Sa i perket pyetjes suaj te dyte, prof. Skenderi ma beri te ditur se nuk ka qene dhe nuk eshte fare ne dijeni te asaj cka ka shkruar dhe shkruan i apostrofuari Resuli – Buroviqi.”
Duhet sqaruar per lexuesit, se ne vitet e 90-ta te shekullit te kaluar, prof. Skender Rizaj, si njeri nga njohesit e rralle te osmanishtes, ka punuar ne Arkivat e Turqise ne Stamboll. Prandaj ketu permendet Stambolli.
Per te vertetuar saktesine e pohimeve te mia, kembimin tim elektronik me djalin e prof. Skender Rizajt, ia kam percjellur redaktorit te Diellit.
Z. Kapllan Resuli thote se i ka edhe titujt profesor e doktor, por kur e pyesin se ku dhe kur i ka marre keta tituj, ai thote se i ka marre nga veprat e tij. Por ka nje ecuri se se mirren keta tituj. Kete e di vete, sepse e kam edhe titullin e magjistrit dhe te doktorit te shkencave. Nuk mund t’i japesh vetes tende grada shkenore, sic ben z. Kapllan Resuli. Ne internet ai e ka vene nje vertetim qe e ka kryer fakultetin dhe e ka vene kopjen e nje letre te shkruar me dore ku e njoftojne se eshte zgjedhur anetar nderi i akademise, qe sic dihet tani, nuk eshte themeluar kurre dhe nuk ka ekzistuar kurre. Po t’i kishte edhe keto diploma, ai do t’i kishte ekspozuar ne internet. mund te them edhe shume gjera te tjera, por nuk ka nevoje te zgjatem me teper.
Po them me sinqeritetin me te madhe, se kur jam duke i shkruar keta rreshta, po ndiej dhimbje njerezore per autorin e romanit “Tradhetia”. Por kur lexon shkrimet e “akademik” Kaplan Buroviqit, nuk mund te rrish pa reaguar ne kete menyre. Akademiket duhet te jene ndricues, te rrezatojne vlera njerezore dhe jo te perdhosin historine, kulturen, vlerat e nje kombi, sic ben “akademiku” Buroviq me kombin tone. Jeta private e Kapllan Resulit nuk me inereson fare, por me inereson saktesia, ne kete rast, pasaktesia e shkrimeve te tij pa kurrefare kriteri shkencor e faktik. Prapa shpines po e ndiej pranine e atij Sadik Elshanit te para 35 – 40 viteve, atij lexuesit te atij romani, i cili po shikon i habitur dhe nga levizjet e fytyres sikur po thote: “C’u be, c’eshte kjo?! Vertet, c’u be, c’eshte kjo?! Ku eshte dinjiteti, integriteti moral, intelektual, shkencor e njerezor?! Kam respekt per moshen e Z. Kapllan Resulit, por kam respskte edhe per te verteten – e dua kombin tim, e dua vendin tim. Nuk do te lejojme askend qe te na shtremberoje e falsifikoje historine, kulturen tone dhe te na perdhose vlerat tona kombetare e njerezore!
Sadik Elshani, Philadelphia, 28 shkurt, 2015
Shenim: Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.