• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në emër të triumfit të lirisë

June 17, 2014 by dgreca

Më 11 qershor 2014, Fondacioni i Kujtimit të Viktimave të Komunizmit organizoi aktivitetin e tij vjetor përkujtimor për viktimat e komunizmit dhe festimet për triumfin e lirisë. 2014 është 20 vjetori i themelimit të fondacionit që përkon edhe me përvjetorë të tjerë të rëndësishëm në luftën kundër komunizmit, si prerja e telave me gjemba në kufirin mes Hungarisë dhe Austrisë 25 vjet më parë në maj 1989, demonstrata pro-demokracisë në Sheshin Tien An Men të Pekinit në qershor të po atij viti si dhe rënia e Murit të Berlinit në nëntor.
Në ceremonitë e ditës morrën pjesë anëtarë të Kongresit amerikan, udhëheqës të të drejtave të njeriut, ambasadorë nga rreth 20 vende, të mbijetuar të regjimeve komuniste dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme etnike dhe organizatave të tjera jo fitimprurëse.
Në takimin e mëngjesit që u mbajt para Memorialit të Viktimave të Komunizmit, Fondacioni u dha çmimin e tij më të lartë, Medaljen e Lirisë Truman-Regan udhëheqësit politik të tartarëve të Krimesë, Mustafa Xhemilev, ish i burgosur politik dhe ish i internuar në kampet sovjetike të punës, i cili është sot anëtar i Parlamentit të Ukrainës dhe mbrojtës për vitei të drejtave të njeriut; si dhe zv/Rektorit të Universitetit Katolik të Ukrainës në Lviv, Miroslav Marinoviç, ish i burgosur politik, mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe udhëheqës i shquar i shoqërisë civile.Medalja e Lirisë Truman-Reagan u jepet çdo vit individëve dhe institucioneve që kanë demonstruar angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndaj lirisë dhe demokracisë, si dhe kundërshtimin e tyre ndaj komunizmit dhe të gjitha formave të tjera të tiranisë.
Në ceremoni mbatjën fjalime personalitete amerikane dhe të huaj, mes tyre anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rohrabaker (R-CA); Zonja Anetë Lantosh, Kryetare e Fondacionit Lantosh për Drejtat e Njeriut dhe Drejtësinë; zonja Lilia Muslimova, zëdhënëse e organizatës Mexhlis të tartarëve të Krimesë; Vaclav Klaus, ish president iRepublikës Çeke; Dr. Jang Gjianli, themelues i Nismave të Preidentit për Kinën; dhe Dr. Li Eduards, Kryetar i Fondacionit të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit. Ceremonia solli edhe një herë në vemendje të opinionit publik mbarëbotëror “realitetin e përgjakshëm brutal të komunizmit që gjatë shekullit të fundit u kushtoi jetën mbi 100 milionë burrave, grave dhe fëmijëve , dhe që sot kontrollon jetën e mbi një miliardë njerëzve”, tha Dr. Eduards.

Në mbyllje të ceremonisë së paraditës, u vendosën si çdo vit kurrora lulesh tek monumenti i viktimave të komunizmit në emër të rreth 20 vendeve dhe shumë organizatave dhe individëve. Këtë vit, kurorën për organizatën Shtëpia e Lirisë Shiptaro-Amerikane (Albanian-American Freedom House) e vendosën Engjëllushe Luzaj dhe Isabela Çoçoli (Islami).
Por në ceremoninë e 11 qershorit 2014 tek Memoriali i Viktimave të Komunizmit, nuk mungoi edhe incidenti i Ambasadës së Shqipërisë në Uashington. Kurora e dërguar prej saj mbeti në trotuar, deri sa punonjës të fondacionit e vendosën atë bashkë me të tjerat. Me një qendrim kaq të papëgjegjshëm protokollar, Ambasada e Shqipërisë në Uashington sfidon vetëm vetveten dhe vendin e saj. Shqipëria është vendi evropian që ka vuajtur diktaturën më të egër komuniste të tipit stalinist dhe mungesa e vemendjes së duhur në raste të tilla, dhe sidomos në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara nuk mund të kalojë pa u vënë re.
Kjo u shtohet edhe veprimeve indinjuese të kohëve të fundit të autoroteteve shqiptare brenda vendit, si paraqitja e portretit të diktatorit Enver Hoxha në ceremoni me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta të vendit; përkulja e ministrit të Drejtësisë Z. Nasip Naço para një monumenti ku ishte vendosur fotografia e Hoxhës, nderimi me grusht nga deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Z. Pandeli Majko, ish kryeministër i Shqipërisë; organizimi i fëmijëve të shkollave për të nderuar me grusht tek varezat e “dëshmorëve”; deklaratat për rishikimin e të ashtuquajturës “luftë nacional-çlirimtare” dhe Enver Hoxhës nga Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta. Akte të tilla kanë qënë aq të shpeshta kohët e fundit nga personalitetet shqiptare, saqë nuk mund të mos konsiderohen të qëllimshme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar për më shumë se 60 vjet gjak dhe pasuri në luftën kundër komunizmit. Shekulli i 20të do të kujtohet “si shekulli më vdekjeprurës në historinë njerëzore” dhe Amerika nuk e harron këtë, tha Presidenti Xhorxh W. Bush me rastin e dedikimit të Memorialit të Viktimave të Komunizmit, shtatë vjet më parë, në 25 vjetorin e fjalimit epokal të Presidentit Ronald Regan tek Porta e Brandenburgut në Berlin, “Z. Gorbachov shembe këtë mur”.
Ringjallja e çdo forme tiranie të çfardo izmi qoftë do të ndeshë në reagimin e fortë të një brezi të ri amerikanësh. “Ringjallja e një komunizmi të dytë, do të pasohet me siguri ngagjallërimi i antikomunizmit të dytë”, edhe më të fuqishëm nga antikomunizmi i parë, tha Marion Smith, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Kujtimit të Viktimave të Komunizmit, në ceremoninë e këtij viti për nderimin e viktimave dhe triumfin e lirisë.
Korrespondenti i AAFH

Filed Under: Komunitet Tagged With: në emër, të lirisë, të triumfit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT