Nga Albano KOLONJARI- DIELLI
Teuta mundi ne finalen e Kupes se Shqiperise, kampionen ne fuqi Tiranen me rezultatin e paster 2-0. Te dyja skuadrat zbriten ne fushen e blerte te stadiumit kombetar “Air Albania” duke mbajtur mbi supe 200 vjet histori futbollistike. Qe te dy klubet, Tirana dhe Teuta (Klubi Sportiv Urani, Uranium Sport Club) jane krijuar ne vitin 1920. Tirana ne 100 vjetorin e themelimit te saj fitoi pak dite me pare titullin Kampion. Ndersa te dielen ne mbremje, ishte Teuta ajo qe ne kete vit jubilar arriti te fitonte trofeun e Kupes se Shqiperise. Kjo ishte kupa e kater qe durrsaket fitojne ne “karrieren” e tyre 100 vjecare. Teuta tregoi me shume deshire dhe vendosmeri per ta fituar kete ndeshje . Djemt e detit kaluan ne avantazh ne minuten e dyte te takimit me ane te Rustem Hoxhes. Tirana kerkon te reagoje, por sulmi bardheblu nuk funksionon sic duhet. Ne pjesen e dyte, pas nje gabimi amatoresk te mbrojtesit bardheblu Kristi Vangjeli, mesfushori i Teutes Emiliano Villa, shenon golin e dyte per durrsaket duke i dhene Teutes trofeun e shume kerkuar. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini arriti nje sukses te merituar.
“Falenderoj Martinin, i cili ka bere nje punë shume te mire. Kete Kupe ia dedikoj qytetit per ato qe kane kaluar gjate ketij viti te veshtire. Na ka munguar fati ne te kaluaren. Por ne e merituam kete trofe ne kete 100 vjetor”, u shpreh per Super Sport Presidenti i Teutes Edmond Hasanbelliu. “Ishte nje fitore krejtesisht e merituar. Kisha frike dhe i thoja Zotit mos e degjo Egbone. Me jepnin çunat kurajo kur une dukesha pesimist, kur ishin ata, u jepja une kurajo. Ishim nje ansambel qe dihmuam njeri-tjetrin dhe arritem ne ketë pike. Kallaku eshte larguar nga ekipi dhe lene shume boshllek. Duhet te bejme afrime cilesore, dhe vetem atehere mund te konkurrojme me skuadrat e tjera që po bejne afrime. Gjithsesi Teuta e meritoi Kupen”, shprehet per Super Sport tranjeri Edi Martini.
Fitimi i Kupes se Shqiperise nga Teuta nuk deshperoi vetem bardheblute por edhe korcaret. Skenderbeu u rendit ne vendin e katert ne Kategorine Superiore dhe nese Tirana fitonte, korcaret do ta regjistronin emerin ne listen e Liges Europiane, dhe pavaresisht se nuk do te luanin do te ulnin me nje vit denimin e mare nga UEFA. Kjo eshte here e kater qe Teuta behet fituese e Kupes se Shqiperise. Interesant eshte fakti qe tre nga kater Kupat e fituara Teuta ka triumfuar perballe Tiranes.
1995 Teuta-Tirana 0-0 4-3 me penallti
2000 Teuta-Lushnja 0-0 5-4 me penallti
2005 Teuta-Tirana 0-0 6-5 me penallti
2020 Teuta-Tirana 2-0