• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“PËR LIRINË NUK MJAFTOJNË KATËR STINË”

August 19, 2020 by dgreca

“PËR LIRINË NUK MJAFTOJNË KATËR STINË”-      

C:\Users\HP\Pictures\luftrae.jpg

              Frashërliu Themistokli Pollo anëtar i Federatës Vatra-

 Babai  akademikut Stefanq Pollo,  Themistokli Pollo kishte shkuar   në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte emigrant  dhe së bashku  me Faik  Konicën morën pjesë në themelimin  e Federatës  “Vatra”(Vatra Pan-Shqiptare ) duke u bërë mbështeteje e Fan Nolit ,  i cili ishte bërë  lider i njohur i komunitetit ortodoks shqiptar dhe ishte një shkrimtar dhe gazetar  i  lëvizjes nacionaliste shqiptare. Themistokli Pollo     ishte  anëtar i shoqatës  “Vatra “  .                       

      Federata “Vatra “, Themistokli Pollon  e kishte mbështetje  të  fuqishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë  dhe e  dërgon përfaqësues në Shqipëri, me  një grup atdhetarësh.  Themistokli Pollo, me flamurin Shqiptar të Skënderbeut  në gji , kishte shkuar në atdhe  për të kontribuar në  kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912. deri në shpalljen e  Pavarësisë.  Në mars 1913 Themistokli Pollo mori pjesë Kongresin  Shqiptar të Triestes që u organizua nga Faik bej Konica.  Në gusht të 1914 së bashku me Nolin shkoi në Vjenë për një kohë të shkurtër, sepse filloi Lufta e Parë Botërore dhe u kthye  në maj 1915 në Boston.  Themistoki Pollo ishte  me delegatët shqiptaro-amerikan, të cilët   u dërguan në Paris, Londër dhe Uashington për të nxitur njohjen ndërkombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë. . Më 24 mars 1918, Themistokli Pollo shoqëron Fan Nolin, i cili ishte  emëruar administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut  të atij viti morën  pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku  u takuan  me Presidentin Wilson (1856-1924), që ishte  kampioni i të drejtave të pakicave në Evropë

     Themistokli Pollo kishte lidhje miqësie   nga gjyshi  tij.me  prindërit e Fan Nolit,  i cili  ka drejtuar  cermoninë e pagëzimit të Stefanaq Pollos  .  Kjo lidhje miqësore  vazhdoi  midis Fan Nolit dhe Themistoki Pollos. në veprimtariinë atdhetare të shoqatës  “ Vatra”.   Familja Pollo ishte Noliste dhe përkrahse aktive  e  lindjes së parlamentit të parë pluralist të 21 prillit 1921,  dhe dha  kontribut në proceset e demokratizimit të shtetit shqiptar në vitet 1920 – 1924,  dhe zhvilloi aktivitetin tregtar   duke krijuar  të parën angjensi turistike në jugun e vendit.

    Ishte ky bazament atdhetarie që ndikoi në formimin dhe edukimin  Nolist të Stefanaq Pollos, i cili në veprën  “Në gjurmë të Historisë Shqiptare vëllimi 2, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Fan S. Nolit shkruan: “ F.S.Noli me mendimin e veprimtarinë e tij politike, shoqërore e kulturore në shërbim të atdheut zuri një vend nderi në plejadën e rilindësve e të demokratëve të shquar shqiptarë. Noli u bë një mendimtar e një veprimtar i shquar, një ideolog e një organizator i palodhur i Rilindjes sonë Kombëtare. Liria e atdheut kishte për të një vlerë supreme që lidhej me fatin e popullit të tij, me të tashmen e me të ardhmen e tij.  Prandaj, luftës për ta fituar atë, Noli i nënshtroi cdo gjë tjetër.    

           Mësimi i parë i patriotizmit, që do ta udhëhiqte në luftën për clirimin kombëtar , që do të përcaktonte qëndrimet e tij përballë problemeve që shtronte koha, ishte shembëlltyra e Skënderbeut. Ai i bënte pyetjen që i mësoi i ungji : “Si do të vepronte Skënderbeu në një rast të tillë ? “  Dhe kjo shembëlltyrë e frymëzoi jo vetëm në vendimet që duhet të merrte për të mirën e Shqipërisë, por  edhe për trimërinë e për guximin që duhej të kishte për të mos marrë parasysh vështirësi e pengesa, për të mos u ndalur para asgjëje “ dhe në vdektë, – thoshte ai për veten e vet, – do t’i vdesë më parë trupi dhe pastaj kurajua “ .

   Patrioti Themistokli Pollo , anëtar i  Federatës “Vatra “ përshkruan në kujtimet e tij  krijimin e Federatës “ Vatra “ , midis të tjerave thotë : “

        “ Unë zura vend dhe punë në qytetin Sant-Lui. Këtu në fillim u bëra ndihmës kamarier në një restorant të  madh të këij qyteti, por duke mos duruar dot lodhjen  e madhe vendosa  të zë një punë tjetër . Në atë kohë shqiptarët në Shtetet e Bashkuara për të bërë kursime rronin nëpër konake. Edhe unë u bëra shok konaku  me nja tri katër punëtorë shqiptarë. Mbrëmanet në konak bisedonim gjithnjë për atdheun, për nevojën e organizimit të luftës së armatosur për çlirimin e vendit, si dhe për nevojën e organizimit të shqiptarëve të atij qyteti. Vendosëm kështu të krijojmë një shoqëri kombëtare.

             Një ditë të bukur pushimi u mblodhëm në konak, zgjodhëm dy a tri veta, të cilët do të  përkujdeseshin të gjenin një avokat për të përpiluar një statut  për shoqërinë që do të ngrinim së shpejti; aty pë aty  u vendos që shoqërisë ti vihej emri  “ Lidhja” , emër kuptimplotë, se për të çliruar atdheun duhej që të gjithë shqiptarët të ishin të lidhur, gegë e toskë, të krishterë e myslimanë, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët që rronin në krurbet. Statuti u bë gati. Ai u lexua në një mbledhje të veçantë dhe u aprovua me brohoritje. Pastaj u bënë zgjedhjet për udhëheqjen e shoqërisë së re.

           Antarët e shoqërisë, me plot entuziasëm, morën përsipër të punonin me vendosmëri për çlirimin e atdheut nga robëria turke. Për të popullarizuar këtë qëllim, të gjithë vendosëm atë ditë, që shoqëria të kishte organin e saj. Por për botimin e gazetës hasëm qysh në fillim vështirësi. Pothuajse të gjithë antarët e shoqërisë ishin punëtorë, punonin gjithë ditën për të fituar bukën e gojës dhe nuk ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e mëdha për nxjerrjen e gazetës.”

         Në ditët e errëta kur Shqipëria ishte e pushtuar, kur flitej sheshit për copëtimin e vendit-  Frashërlliu Themistokli Pollo  , i Federatës “Vatra”,  i shtyrë nga atdhedashuria dhe i   inkurajuar nga zëri i  kryengritjeve  shqiptare  për çlirim e bashkim kombëtarë të Atdheut , krijon grupin e “Vullnetarëve të Lirisë”  të Federatës “Vatra”,   për të marrë pjesë aktive  në  çetat kryengritëse  që po organizoheshin  në krahinën e Malësisë së Madhe .

       Me guxim  e vendosmëri , me idealet e rilindësve , duke kapërxyer çdo vështirësi 

Frashërlliu Themistokli Pollo me flaumrin  shqiptar  në gji , u nis sa më parë drejt Malësisë së Madhe. Kishte misionin historik që ta dorëzonte flamurin  tek kryetrimi  Ded Gjo Luli.  Frashërlliu Themistokli Pollo  i gëzuar i dorëzon  Flamurin   Ded Gjo Lulit.  Biseduan sy më sy  e zemër me zemër.  Sytë e zemrat   tyre komunikonin me gjuhën e nënës, me gjuhën shqipe, sepse “Gegëri e  Toskëri “ është Shqipëri .

      Kryengritja e Malësisë së madhe, pati një shtrirje gjithëpërfshirëse si në anët veriore që përfshiu viset e Hotit, Grudës, Kelmendit, Shkodrës dhe Vermoshit, ashtu edhe në verilindje atë të Shalës, Kastratit dhe Kuçit, kështu edhe në jugperëndim, kryengritja u shtri deri tek qafa e Pejës me rrethinë  Kryengritja  e Malësisë së Madhe e vitit 1911,  tronditi përfundimisht themelet e dhunshme të Perandorisë Otomane pesë shekullore, që po jepte gërhimat e fundit, pikërisht nga goditjet e pa ndërprera të kryengritjeve shqiptare. Vet Shefqet Pasha ishte detyruar të pohonte, me anë të një shkrese para padronëve të tij se: “Edhe përkundër ashpërsisë sonë të vazhdueshme, në mënyrën më të vrazhdët, për të mbytur zërin e kryengritësve shqiptar, ata i kanë dalë zot çdo shtëpie e çdo shkëmbi. Ata, po na habisin për ditë e më shumë me gatishmërinë e tyre për të rënë kurban për lirinë e vatanit të tyre!”. 

          “ Vullnetari i lirisë “ Themistokli Pollo , në  kujtimet e tij  përshkruan  qartë e  me vërtetësi  ngjarjet  heroike  të Malësisë së Madhe dhe midis të tjersh thotë  :”    

                          “ PËR LIRINË  NUK MJAFTOJNË KATËR  STINË”

C:\Users\HP\Pictures\vullnetaret e lirisie.jpg

            Themistokli Pollo me Vullnetarët për kryengritjen e armatosur të vitit 1911

      “Viti 1910 ka qenë viti i një veprimtarie të dendur politike e kulturale në radhët e shqiptarëve të Amerikës. Bëheshin konferenca mbi Shqipërinë, mbi luftën e popullit shqiptar kundër xhonturqëve. Edhe ne e shtuam agjitacionin në radhët e bashkëatdhetarëve tanë. Një ndihmë të madhe na jepte shtypi kombëtar,  e cila, në lajmet që botonte mbi luftën çlirimtare në Shqipëri, i entuziasmonte shqiptarët e mërguar  në SHBA. Janë mbi lëvizjen kombëtare shqiptare jepnin edhe gazetat e tjera. Njëra prej tyre ishte edhe gazeta me emrin”Atllantik” që botohej në gjuhën greke. Ne që dinim greqisht e lexonim me interes gazetën”Atlantia” që në atë kohë fliste mirë për luftën e popullit shqiptar kundër Turqisë.

          Kur në malësinë e madhe shpërtheu kryengritja e vitit 1911 “Atlantia” filloi të botonte lajme të hollësishme për zhvillimin e kryengritjes kundër turqëve. Në një artikull me titull “Amazona shqiptare” gazeta vinte ne dukje trimërinë e kryengritësve dhe të grave Amazona shqiptare që luftonin përkrah burrave e vëllezërve të tyre. Mua më bëri  një përshtypje të madhe ky artikull. Ja lexova edhe shokut tim të konakut Gore  Dindit. U entuziasmua pa masë.

      “  Vëllezërit tanë po bëjnë çudira në Shqipëri” i thashë shokut tim.   “ A nuk është turp për ne të rrimë këtu në kurbet, kur atdheu kërkon ndihmën tonë”. Dhe i propozova Gores të shkonim vullentarë e të bashkoheshim me kryengritësit. Gorja pranoi menjëherë. Të nesërmen e lamë punën dhe shkuam në Boston për ta njoftuar Fan Nolin mbi vendimin tonë dhe për të biseduar mbi masat që duheshin marrë për tu hedhur në Shqipëri. Por lajmet mbi kryengritjen e malësorëve shqiptarë kishin çuar peshë edhe patriotët e tjerë të kolonisë. Një pjesë e tyre kishin lënë punën dhe kishin vendosur ashtu si ne të shkonin vullnetarë në Shqipëri. Edhe këta kishin ardhur në Boston.

         Ishte fillimi i vitit 1911. Te shqiptarët e Bostonit vihej re një agjitacion i përgjithshëm. Kudo flitej për kryengritjen e malësorëve dhe për nevojën urgjente të dërgimit  të vullnetarëve. Atëhere Fan Noli thirri një mbledhje me vullnetarët që donin të të niseshin për në Shqipëri, Në këtë mbledhje ai foli  gjerë e gjatë mbi kryengritjen shqiptare mbi heroizmin e kryengritësve duke ngritur njëkohësisht lart inisiativën e vullnetarëve të kolonive Në mbledhje e muarën fjalën edhe vullnetarë , kryesisht korçarët.

           Këtu kërkuan me këmbëngulje që kryengritja të kishte karakter të përgjithshëm që ajo të shpallej sa më parë edhe në Shqipërinë e jugut.  . Fan Noli u përpoq të tregonte rëndësinë që kishte vajtja e vullnetarëve toskë në Malësinë e Madhe, në mënyrë që aty të përfaqësoheshin të gjitha krahinat e vendit e që kryengritjes t’i jepej karakter panshqiptar.  Duke u mbështetur në autoritetin e Fan Nolit, u përpoqëm edhe ne të tjerët t’u mbushnim mendjen vullnetarëve korçarë që të vinin me ne në Malsinë e Madhe, ku kishin shkuar vullnetarë nga kolonitë e tjera shqiptare.. Gori Dindi dhe unë dëgjuam këshillën e Fan Nolit, i cili para se të niseshim, na porositi të takoheshim në Londër me Ismail Qemalin dhe në Podgoricë të Malit të Zi me Edith Durhamin. Ai më dorëzoi mua një letër për të dy dhe më tha : “Atyre do t’u flisni  mbi lëvizjen patriotike të shqiptarëve të Amerikës e udhëzimet për punën tuaj të rëndesishme do t’i merrni nga Ismail Qemali dhe nga udhëheqësit e tjerë të kryengritjes  në Podgorocë. Zoti ju ndihmoftë !”

       Në skelë na përcollën shumë patriotë. Korrespodenti i një gazete amerikane, emri i së cilës nuk më kujtohet, më nxorri në fotografi dhe të nesërmen në gazetë, përveç fotografisë, u botua edhe një  artikull mbi kryengritjen shqiptare. Ishin me të vërtet prekëse çastet e përcjelljes. Neve nuk na e mbante dheu sa të mbërrnim në vendin tonë të dashur ….  (Vazhdon )

*Fragment nga libri botuar  “Frashërliu akademik Stefanaq Pollo”

Qatip Mara

Nju Jork  16.08.2020

Filed Under: Featured Tagged With: Qatim Mara, Themistokli Pollo, Vatra

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT