Nga Rafael Floqi/
Duket sikur tani po flitet për “Reveil not repail “ (Rishqytim dhe jo shkallmim), ndonëse Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ishte shprehur për të kundërtën. Tani ai po thotë se është i hapur që të lenë të paprekura disa pjesë të ligjit të shëndetësisë, të njohur si “Obamacare”. Por si qysh? Pse tani ky ndryshim?
A do të ketë një Trumpcare , apo “he don’tcare”?
Për gjashtë vitet e fundit, asnjë ligj nuk është përmendur më shumë se do të zhbëhej, apo do të bëhej menjëherë kurban i GOP-së, sesa Aktit i Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor, ACA. Fitorja masive republikane e swmartës,duket se rrezikon ta eliminojnë atë, duke i vënë kështu në rrezik sigurimet e më shumë se 20 milionë amerikanëve .
Megjithatë, sipas një raporti qeveritar,premiumet e Obamacare janë të vendosur të ngrihen në qiell mesatarishtme 22% në vitin 2017, bazuar tek plani mjekësor mesatar “Plani i argjendtë,që merret si tregues mesatar. Dhe kjo rritje çmimesh shihej si goditja më e fundit e gozhdës në arkivolin e Obamacare.
Kompanitë e Sigurimevekanë rritur çmimet dhe kanë zvogëluar transaksionet e shkëmbimeve, duke u përpjekur për të frenuar humbjet nga sigurimi i personave me sëmundje ekzistuese. Numri i nënshkruarve për vitin 2017 po shqyrtohen nga afër ngaKompanitë e Sigurimeveqë duan të shohin të regjistrohen sa më shumë konsumatorë të rinj dhe të shëndetshëm. Plani i argjendtë – mbi të cilin janë bazuar subvencionet federale – do të kushtojë mesatarisht $ 296 në muaj në vitine ardhshëm. “Kjo shifër është e bazuar në çmimet që janë të nevojshme për siguruar një person 27-vjeçar në 39 shtetet që përdorin shkëmbimet federale të HealthCare.gov, plus katër shtete të tjera dhe Washington D.C. që kanë sigurimet e tyre shtetërore. Ndërsa gjatë vitit 2016 siç pohonte CNN rritja kishte qenë mesatarisht 7.2 %.
Rritja premiumevedo të thotë edhe se Obamacare do të jetë më e shtrenjtë edhe për qeverinë federale,sepse ajo do të duhet të ofrojë subvencione më të mëdha. Por programi prapë se prapë. kushton më pak, sesakishte vlerësuar fillimisht Zyra e Buxhetit të Kongresit. Nga ana tjetër, ka edhe më pak njerëz të regjistruar ndaj dhe Kompanitë e Sigurimevenuk i kanë ulur çmimet. Të rinjtë që supozohej të inkuadroheshin në Obamacare po i shmangen asaj, dhe ata janë kail më mirë, të paguajnë gjobat (prej rreth 370 dollarësh), se ta regjistrohen me këto premiume të larta.
Rritja e çmimeve nuk është problemi i vetëm Obamacare-së për vitin e ardhshëm. Kompanitë e Sigurimeve kanë nisur, gjithashtu, të kufizojnë shërbimet.Një çështje tjetër për konsumatorët është,se ata nuk do të mund të zgjedhindot mjekun dhe spitalinqë u pëlqen. Për të mbajtur shpenzimet e ulëta , Kompanitë e Sigurimeve kanë ngushtuar rrjetet e ofruesve të mjekëve të regjistruar në planet PPO. Kështu kur konsumatorët arrijnë në përfundimin se ajo që ofrohet nuk është një plan i mirë, atëherë ata kanë vetëm dy mundësi: ose të heqin dorë nga planet e tyre, ose të mbeten të pasiguruar.
“Ndërsa Obamacare po kalon nëpër një tronditje të madhe, shumica e ekspertëve thonë se kjo është një periudhë tranzicioni. Ndërsa ata, nuk presin që shkëmbimet të dështojnë, ata thonë se ligji duhet të rishikohet për të forcuar programin e rregullimit të riskut, që mbron Kompanitë e Sigurimeve nga sigurimi i më shumë të sëmurëve paraekzistues,duke e bërë kështu më të vështirë për njerëzit të regjistrohen edhe pasi regjistrimet të mbyllen”, pohonte në numrin e së premtes “Washington Post”.Rreth 10.4 milionë njerëz qenë regjistruar në planet e Obamacare gjer më 30 qershor dherreth 10 milionë pritet të regjistrohen gjer në fund të vitit. Pjesa e amerikanëve e pasiguruar ka rënë në një numër rekord,duke u ulur me 8.6%. Ndërsa regjistrimet (enrollments) pritet të rriten me një mesatare prej 9% me rreth 11.4 milionëpersona në vitin 2017, thanë zyrtarët e administratës.
Por çdo të sjellë “epoka “Trump” ?
Gjatë javës së fundit të fushatës së tij, presidenti i zgjedhur DonaldTrump u zotua për shfuqizimin shpejt të ligjit të vitit 2010-të kujdesit shëndetësor,kjo do të ndodhte, sapo ai të thërriste Kongresin në një seancë të veçantë. “Ne do ta bëjmë atë, dhe ne do të bëjmë atë shumë, shumë shpejt. Pasi ky ligj është një katastrofë, “thoshte ai.
Të mërkurën, Kryetari i Dhomës së Kongresit, Paul D. Ryan (Wis.) dhe republikanët e tjerë në Kongres shprehën rishtas vendosmërinë e tyre, për t’i dhënë fund këtij akti. Ryan vuri në dukje se,pas disa përpjekjesh të pafrytshme, për ta hedhur në votim në dhomën e Kongresit, dhe një përpjekje të madhe për anulimin e tij, i nisur qysh prejnjë viti, qe bllokuar nga Presidenti Obama, “tani që ne kemi Trumpin president do të kishte sukses, pasi ai ikishtenxitur ata që ta bënin këtë gjë sa më shpejt.”
Rrëzimi i ligjit të 2010-s ka qenë një prej zotimeve më të hershme të republikanit. Mesa duket, gjërat kanë ndryshuar disi dhe Trump thotë se do të mbajë në fuqi nenet që u ndalojnë kompanive të sigurimit mohimin e mbulimit për sëmundje paraekzistuese.
Ai i tha “WallStreetJournal” se favorizon gjithashtu pjesën që lejon të rinjtë të përfitojnë sigurime nga policat e prindërve të tyre.“Këto janë dy shtylla të ligjit. Më pëlqejnë shumë”, deklaroi ai.
Trump këmbëngulte gjatë fushatës që “Obamacare” duhet të shfuqizohet dhe të zëvendësohet me diçka shumë më pak të shtrenjtë. Administrata amerikane kishte njoftuar se paketa e sigurimit shëndetësor për kategori të caktuara klientësh do të rritet 25 përqind vitin e ardhshëm. Por siç duket ky ndryshim i qëndrimit Trump , ka të bëjë me arsye strategjike dhe legjislative.
“Sipas ligjvënësve dhe analistëve të politikës shëndetësore, meqë GOP ka shumicën në dy dhomat e Kongresit, shkruante “NewYorkTimes ”ka të ngjarë të përdornin kryesimin e Kongresit, për të ndryshuar aspektet kritike të statutit, që përfshijnë: shpenzimet federale, të cilat ashtu si subvencionet,kanë ndihmuar miliona punëtorë dhe shtresën e mesme amerikane që të përballojnë planet shëndetësore”.
Por analistët thonë se rruga politike se si mund të bëhet çmontimi e pjesëvee ligjit, lidhet edhe me fushën e sigurimeve, e do të varej dhe nga rruga se si do të bëhet institucionalizimi i një vargu metodash konservatore në kujdesin shëndetësor.
DonaldTrumpe kishte bërë pjesë kryesore të fushatës, shfuqizimin dhe zëvendësimin e Aktit Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor, e njohur ndryshe, si Obamacare.Fjalët e tij “ReplaceandRepeal”, që i entuziazmonin mbështetësit e vet , tani që ai fitoi presidencën me një shumicë republikane në Dhomën e Kongresit dhe në Senat, duket, sikur do të realizoheshin shpejt dhe anulimi i Obamacare mund të ishte shumë më i lehtë.
Por kjo duket kështu, vetëm në pamje të parë. Përkrahësit më të flaktë ACA-së kanë nisur një kundërsulm, për ta nxitur opozitën për ta kundërshtuar përmbysjen e ligjit, i cili ka përmirësuar mbulimin,duke e bërë atë më të përballueshëm për disa kategori të siguruarish.AffordableCare Akt, i miratuar në pranverën e vitit 2010, praktikisht pa mbështetjene GOP-së, është një ligj 2000-faqesh,i cili pat çuar në ndryshimetmë të gjera,të bëra ndonjëherë në sistemin e kujdesit shëndetësor qysh prej një gjysmë shekulli.
“Mezgjedhjen e Trump, atij do t’i vijë fundi,” thotë LarryLevitt, zëvendës president i FondacionitKaiserFamily. Mendoj se nuk ka pasur ndonjë ndryshim me përfitim publik që do të ketë qenë aq i madh sa ky. I vetmi ndryshim tjetër i rëndësishëm i bërë nga Kongresi për një politike të madhe shëndetësore, ka qenë zgjerimi i mbulimit të Medicare në vitin 1989”.
Sfida tani është për republikanët, dhe ka të bëjë me përpjekjen për të siguruar një konsensus më të gjerë rreth asaj, se si do ta trajtojnë Obamacare dhe se me çfarë do ta zëvendësojnë atë. ”
Udhëheqësi i shumicës në Senat,MitchMcConnell (Ky.), një nga kritikët më të zëshëm të ACA, nuk pranoi të përcaktonte detajet e procedurave që republikanët do të përdorin për ta shfuqizuar ligjin. Por, në një konferencë për media të mërkurën, për të festuar fitoren që ruajti shumicën e republikane në Senat, ai tha: “Se i gjithikyproces sapo ka nisur.”
“Repealandreplace” sa e vështirë!
Kongresi ka mundësi në janar të përdorë procesin e pajtimit të senatit – që kërkon vetëm 50 vota – për të dërguar një projektligj për shfuqizimin e ligjit në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse ligjvënësit GOP-së e dinë dhe kuptohet se Obama do t’ia vërë veton këtij legjislacioni, “kjo do të ishte një lëvizje strategjike,” thotëTeviTroy, një kritik i ACA, ish-zëvendës sekretar i shëndetit dhe shefi ekzekutiv i Institutit Amerikan për Politika Shëndetësore. “Kjo do t’u duhej, sa për procedurë, për të paraqitur një kërkesë Kongresit,për tapasur mundësi që kështu t’u hapej rrugë procedurave ligjore.”, citonte Washington Post.
Në këtë mënyrë ky projekt-ligj nuk do të haste një kalvar dy-vjeçar pranimi. Kjo gjë do t’i jepte mundësi dhe një hapësirë frymëmarrjerepublikanëve në Kongres, për të hartuar dhe miratuar ligjin e ri zëvendësues.
Por pavarësisht se GOP,ka 51 vende në Senatine ri, është e paqartë, nëse ajo do të jetë në gjendje të grumbullonte 60 votat e nevojshme, për të kapërcyer dhe miratuar planin alternativ të ACA-s, papasur ndonjë rrjedhje votash.
Fushata e Trumpitgjer tani, nuk ka dhënë detaje,me përjashtim në një grup idesh konservatore mbi kujdesin shëndetësor, që ai i pat skicuar si kandidat qysh në fillim. Aty përfshihet: konvertimi iMedicaid nga një program për mbulimin e kërkesave të amerikanëve me të ardhurave të ulëta me grante vjetore të shteteve. Gjithashtu propozohetse mund t’u lihej mundësia individëve që të zbresin koston e sigurimeve nga taksat e tyre.
Edhe pse ende pa detaje konkrete, analistët e buxhetit të Kongresit dhe ekspertë të jashtëm të zbatimit të politikave shëndetësore, kanë vlerësuar ndikimetnegative të mundshmenë buxhet nga një çmontim i pjesshëm i ACA, duke e zëvendësuar atë pjesërisht me politikate reja shëndetësore të Trumpit.
Në konferencë e tij të parë pas zgjedhjeve, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se nuk ka pasur hapa të veçanta nga presidenti ose ndihmësit e tij për të planifikuar,si do të mbështeten politikat me të cilat pasardhësi i tyre nuk është dakord. “Kjo administratë do të vazhdojë t’ujapë një mbështetje të fortë njerëzveqë të shkojnë në HealthCare.gov, e të zgjedhin opsionet që janë në dispozicion, dhe të nënshkruhen për kujdesin shëndetësor”, ka thënë Earnest.
Zyra e Buxhetit të Kongresit parashikonte se, gjatë dekadës së ardhshme, shfuqizimi i ligjit do të shkaktonte një rritje deficiti me 353 miliard $, ndërsa numri i njerëzve me sigurime do të binte me rreth 24 milionë.
Që diçka duhet bërë është e qartë, madje edhe HillaryClintonsë fundi bënte thirrje për ndryshime në planin e kujdesit shëndetësor, por jo për shfuqizimin i tij. Madje dhe Presidenti Clinton pat pranuar që ObamaCare ishte “një katastrofë” , gjë që kishte përgënjeshtruar më pas.
Mesa duket, ka qenë takimi me Obamën të enjten, ai që e ka shtyrë Trumpin të ndërrojë mendim përsa i takon zëvendësimit të plotë të aktit të kujdesit shëndetësor.
Në një intervistë tjetër, të dhënë këtë herë për CBS, Trump u shpreh se do të përpiqej që të ruajë disa pjesë të paketës së Obamës, ndërsa të tjerat do të zëvendësoheshin, për t’u ofruar kështu amerikanëve kushte sa më të mira me më pak para.
JohnMcDonough, profesor në Shkollën e Harvarditpër Shëndet Publik, i cili pat punuar intensivisht në krijimin e ACA, si një nga ndihmësite fundit të senatorit të ndjerë, Edward M. Kennedy (D-Mass.), thotë se: “Nëse GOP do të arrinte ta shfuqizonte ligjin, dhe më pas Kongresi nuk do të ishte “në gjendje të binte dakord për dy vjet me radhë për ligjin e ri që do t’ia zinte vendin e atij, atëherë do të kishim një skenar makthi pa fund”.