7 Mars 2015, Astoria, New York/
Sot në ditën e Festës Kombëtare të Mësuesit, në Astoria- Queens, New York, u cel e para shkollë shqipe në historinë 150 vjecare të komunitetit shqiptar të Amerikës. Shkolla shqipe janë hapë, mbyllë, e rihapë, në shumë shtete e qytete të Amerikës, përgjatë një shekulli. Përmendim shkollat në Boston, që më 1911, shkollat e New York-ut, Chikagos, Ohios, Detroitit, por në Astoria, një zonë e dominuar nga komuniteti grek, nuk ka pasë shkollë shqipe.
Një grup shqiptarësh që jetojnë në Astoria, Nju Jork, me në krye Kristaq Papën, ndihmuar nga Kristaq Foto, që lëshoi mjedisin për klasën e parë pranë Kafesë”Kuq e Zi” , dhe një grup aktivistësh shqiptar, që dhanë mbështetjen e duhur, zgjodhën Festën e Mësuesit për ta celë shkollën shqipe.
Së bashku me Adem Belliun, pronarin e TV Kultura Shqiptare, dhe Veiz Belliun, shkuam nga Bronxi në Astoria, që në mëngjes për t’u bërë pjesë e gëzimit të fëmijëve, mësuesëve, prindërve , por dhe ish mësuesëve, që festojnë së bashku këtë festë, atë të Mësuesit dhe hapjen e shkollës shqipe.
Dhoma e vënë në dispozicion për klasën e parë të shkollës shqipe është zbukuruar me flamujë shqiptarë dhe amerikan; në një kënd janë portretet fotografike të Nene Terezes, smail Qemalit, Isa Boletinit, Nolit, Konicës, portrete të artistëve, sic është ai Vace e Zelës etj. Një bibliotekë modestë me libra shqip është në dispozicion të shqiptarëve.
Në këtë festë organizatorët kanë ftuar edhe ish mësues të shkollës shqipe, që tashmë jetojnë në këtë zonë.
Festën e ka hapur inisiatori kësaj lëvizjeje arsimore, Kristaq Papa. 7 Marsi, tha ai,është një festë Kombëtare. Kjo ditë, ka hyrë në Historinë tonë Kombëtare, për shkak të Mësonjëtores së parë në Gjuhën Shqipe të Korçës, që është shkolla e parë në gjuhën shqipe. Ashtu si patrioti Diamanti Terpo, ofroi shtëpinë e tij në Korcë për shkollën shqipe me 7 Mars 1887, sot me 7 Mars 2015, familja e Kristaq Fotos, po na dhuron këtë mjedis për të hapur shkollën shqipe, me qëllim që fëmijët e lindur në Amerikë, të mësojnë gjuhën e bukur të prindërve të tyre, gjuhës së bukur shqipe.
Larg pompoziteteve, ceremonia është e thjeshtë, por është e ngarkuar me emocione. Kristaq Papa ka marrë pranë për ta drejtuar së bashku festën Keti Foto, e bija e Entela e Kristaq Fotos, mbesa e gjyshërve Milika dhe Illo, e cila e ka mësuar gjuhën shqipe falë kontributit familjar, ku flitet ship. Mësuesit që janë në sallë emocionohen kur fëmijët e vegjël, që do të jenë nxënës të kësaj shkolle, u dhurojnë nga një trëndafil. Mësuesit Milika Foto, Leonidha Xuhani, Bujar Bejkollari, Natasha Muzaka, Kujtime Bejkollari, Vita Bano, apo dhe ish mësuesit Kristaq Papa, Veiz Belliu, Adem Belliu si dhe autori i këtyre radhëve ndjehen të respektuar tek marrin lulet dhe përqafimet e fëmijëve. Milika Foto, thotë para kamerave, se pas shumë vitesh në emigracion, për të parën herë po provon emocione sikur të ishet para nxënësve të saj. Bujar Bejkollari, mësues nga Përmeti ndjehet i gëzuar në këtë mjedis festiv dhe i sjell ndërmend vitet e mësuesisë. Ai falenderoj Kristaq Papën për nismën dhe Familjen Foto për dhurimine mjedisit për shkollën shqipe. Mirë do të ishte, propozon ai, që gjithë ky grup veprimatrësh të cështjes Kombëtare, të krijonin një nëndegë të Vatrës, e cila ka dhënë kontributin e vet modest me mbështetjen që i ka dhënë kësaj nisme, qoftë me librat shkollore, por edhe me bibliotekën modeste të dhuruar kësaj qendre shqiptare.
Mark Qehaja nga Tropoja, ka sjellë dy fëmijët e vet, Lizën dhe Denisin. Ai flet i emocionuar në ceremoninë e celjes së shkollës, dhe ofron të gjithë ndihmën e tij që kjo shkollë të ketë të ardhme. Besian Krasniqi, një ndër mbështetësit e kësaj nisme, nuk u ofrohet kamerave, por ndjehet mirë për gjithcka ndodh në këtë mjedis komëbtar. Kristaq Foto, pronar i kafenesë “Kuq e zi”, tregohet modest në dhurimin e këtij mjedisi për shkollën shqipe, por ai uron që kjo klasë- shkollë , nesër të ketë një mjedis më komod dhe të kthehet në një akademi shqipatrësh në një zonë që kurrë nuk ka patur, jo shkollë shqipe, por asnjë institucion fetar a kulturor, ndërkohë që komunitetet e tjerë, vecanërisht komuniteti grek, kanë me dhjetëra shkolla e kisha, ku ruhet gjuha dhe traditat kombëtare.
Fëmijët ndjehen të gëzuar, edhe pse disa nga ata, që nuk kuptojnë shqip, duken paksa të hutuar në ditën e parë, por gjithësesi i gëzohen festës. Nxënësja Liza Qehaja flet mirë shqip dhe mbanë veshur bluzë e shall me simbole kombëtare. Denisi, i vëllai, edhe pse është i pasigurtë në shqipen e tij, gëzohet hapjes së shkollës shqipe; Reon Krasniqi, është i gëzuar, edhe për faktin se babai i tij, Besian Krasniqi, ishte një ndër mbështetsit aktiv të hapjes së shkollës. Ernei Tollja, Naile Tollja, Christian Bombaj, Eleni Sikollo, Odeta dhe Kamela Papaj, Donald Rapaj, Donil Beqo, Eda, Elsa dhe Joana Kulla sot nisin së bashku rrugën e bukur të mësimit të gjuhës shqipe dhe do ta ruajnë në kujtesë si një ndër ditët më të gëzuara. Inxhinier Ilmi Mance, ka ardhur nga Bronxi, po ashtu Jorgji Muzaka, eshte bere pjesë e festës, studiuesi Illo Foto, ndjehet i gëzuar që i biri, Krstaqi, ka dhuruar këtë mjedis për shkollë, Entela, është një ndër organizatoret e festës. Familja pronare e kësaj kafeneje ka dhuruar ëmbëlsira për fëmijët.
Televizioni Kultura Shqiptare e ka filmuar ceremonine festive.
Le t’u urojmë mësuesve dhe nxënësve të shkollës së parë shqipe në Astoria:Gëzuar Ditën e parë të Shkollës Shqipe!
Mësuesëve kudo që janë Gëzuar Festën e Mësuesit!
Shkollave shqipe në të gjithë Amerikën:Gëzuar Festën!
(Korersp. i DIELLIT)