• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LEDIA: BABAI IM U SHUA ME LIBRA NË DUAR

January 10, 2014 by dgreca

*Flet vajza e shkrimtarit Riza Lahi, Ledia-Pengu im që babai nuk mundi të mësonte dhuratën e Vitit të Ri. Ati im vdiq me libra ndër duar e buzagazin në buzë./

-Intervistë ekskluzive me vajzën e shkrimtarit dhe publicistit të shquar, sapo ndarë nga jeta, Riza Lahi/

 Nga Raimonda MOISIU/

 Në pragun e Vitit të Ri,  më 31 Dhjetor 2013 , ora 11 a.m. u shua krejt papritur nga një arrest kardiak shkrimtari, poeti, publicisti dhe  shqipëruesi Riza Lahi, i njohur tashmë për staturën e erudicionit të tij intelektual e qytetar, guximtar i fjalës së lirë  që jepte  ngado shëmbullin më pozitiv- i cili duhet të konsiderohet e kujtohet  gjerësisht  si një prej shkrimtarëve më të njohur dhe një nga figurat më të shquara të Letërsisë e Publicistikës Shqiptare  të  gjeneratës së tij. Shkrimtari i shquar iku me duart plot me libra dhe buzagazin mbresëlënës -, që po ja dhuronte një mikut të tij. Një javë mbas ikjes nga jeta  të këtij shqiptari të madh, mundëm të merrnim kontakt me vajzën e vetme të shkrimtarit, studenten e juridikut Ledia Lahi e cila  mes dhimbjes të pakufi dhe lotëve u rrëfye për marrëdhëniet me Atin e saj, momentet e fundit të jetës së Rizait dhe kujdesin që ajo dhe i vëllai së bashku me miq e shokë të shkrimtarit –do të tregojnë për të mbledhur e botojnë dorëshkrimet që ai la pas.  Ka një peng që Ati i saj nuk mundi ta mësonte – dhuratën e vitit të ri, që ajo pati blerëpër të,  librin: “Pema e Jenicerëve”, që ai prej kohësh kishte treguar interes për ta patur e lexuar.

“Nuk humba vetëm Atin tim,  por humba edhe zotin Riza Lahi, shkrimtarin dhe eruditin që unë adhuroj, humba prezencën e një njeriu të mrekullueshëm, që përconte vetëm pozitivitet” –shprehet Ledia në këtë intervistë.

Ledia Lahi është vajza e vetme e Shkrimtarit Riza Lahi. Pasi mbaroi me nota të shkëlqyera gjimnazin “Qemal Stafa”  në Tiranë, më pas ajo  fiton të drejtën e studimit dhe aktualisht është student e juridikut në Universitetin e Tiranës. Në moshën tetëvjecare ka shkruar librin e parë për fëmijë “ Ejani t’ju tregoj dicka”, dhe mbas tij  ka botuar  libra të tjerë  për fëmijë, si “ Libri më i bukur në botë”, romanin fantastik “Aventura nëpër kozmos” dhe përkthen në moshën 14 vjecare romanin e Rob Nalasco-s,”Arratisje nga parajsa”, etj. Për më shumë ndiqni bisedën.

 Bisedoi: Raimonda MOISIU

–Zonjusha Ledia, pranoni ngushëllimet e mija të sinqerta për humbjen e Atit tuaj të shtrenjtë, njëkohësisht edhe miku im më i mirë, një personalitet i shquar intelektual dhe vlerë kombëtare e letrave shqipe,   eruditit, shkrimtarit e publicistit Riza Lahi. Si ishin momentet e fundit të tij me Ju personalisht, ekzaktësisht me dt 31 Dhjetor 2013 kur ai krejt papritur u nda nga jeta?

Së pari ju faleminderit.Fatkeqësisht mëngjesin e atij 31 dhjetori të kobshëm, unë nuk isha takuar me Atin tim, pra hera ime e fundit me të ka qënë një natë më parë.Të mbledhur të gjithë në darkë, duke qeshur, kërcyer e bërë planet për Vitin e Ri.Ishte mbrëmje tejet e hareshme ajo e një nate më parë, fundja ashtu sic ishtë cdo moment me babain tonë. Për t’iu rikthyer 31 dhjetorit, atë paradite nuk isha në shtëpi.Kisha shkuar të blija pikërisht dhuratën e vitit të ri për babain, një libër. “Pema e jeniçerëve”,libër që ai prej disa kohësh kish treguar kuriozitet për ta lexuar, dhe atë paradite kur mora telefonatën më tronditëse të jetës time,sapo kisha dalë nga libraria, ku kisha paketuar dhuratën për të.

–Çfarë mendoni se janë elementët thelbësorë që e bëjnë Atin tuaj   të çmuar e të vlerësuar për kontributin e tij nga bota shqiptare?  Si do ta përshkruani erudicionin e krijues në fushën e shkrimtarisë, poezisë, piblicistikës, përkthimeve dhe botimeve të tij?

Ndoshta cdo bijë mund ta thotë për Atin e saj “im atë është/ishte i admirueshëm”, dhe mund të duket si fjali clishe, por Riza Lahin unë e adhuroj. Admirimi i pakufijtë për të është së pari, për gjithcka ai ishte në kompleks si individ. Ishte tejet human, përconte në absolutitet cdo fjalë të tijën, vetëm pozitivitet, dhe në cdo sekondë mimika e tij e qeshur përcillte vetëm dashuri. Frymë-marrja e tij ishte dashuria për dijen dhe krijimtarinë. Ishte i dashuruar në kuptimin e mirfilltë të fjalës, me të shkruarin, me poezinë e me përkthimin. Më shumë sesa “përkthimin”, dua të them me përshtatjen e shqipërimin. Xhelaledin Rumiu është i preferuari im, ndër shqipërimet e babait.Ndërsa sa për publicistikën, im atë ishte në koherence të plotë më aktualitetin dhe thuajse cdo javë botonte artikuj në gazeta.Jam shumë subjektive teksa përgjigjem për të,por e kam thënë dhe e ritheksoj sërisht-më shumë sesa dhimbja;trishtimi;dëshpërimi i pazëvëndësueshmërisë së humbjes së prindit, për mua tragjike është që humba zotin Riza Lahi, që humba prezencën e atij individi të mrekullueshëm që faleminderit Zotit, qoftë dhe vetëm për 21 vite pata fatin që ai,pikërisht ai-të ishte babai im.Ai është në mua.

  -A ka lënë dorëshkrime pas vdekjes tragjike? Kush do të  kujdeset për mbledhjen e botimin  e tyre?

Babai në cdo kohë merrej me shkrime, cdo herë ishte duke shkruar dicka. Nuk dinte të bënte asnjëherë pushim, sepse gjithmonë ishtë një :  “kam me shkrujt” –sic thoshte ai me gegnishten e tij simpatike. Po kështu dhe këto kohë ka qënë duke shkruar.Unë dhe im vella do të kujdesemi që për cdo shkrim e krijimtari të tijën të papublikuar,të mund të botohen. Në ccdo fjali të shkruar nga Riza Lahi ka ende për të mësuar …

-Si e keni mësuar se Ati Tuaj ishte pasionant i letërsisë? Si e keni përjetuar këtë nismë e pasion të tij dhe cila është poezia apo tregimi i parë që keni lexuar prej tij?

Unë nuk e kam të mësuar faktin se im atë ishte pasionant i letërsisë, unë kam lindur përballë këtij pasioni të tijit.Për mua ishte mëse e zakonshme  që në fëmijrinë e hershme,babi të më tregonte e lexonte përralla e tregime cdo ditë, për mua ishte mëse e zakonshme që tim atë ta gjeja për orë të tëra ulur mbi makinën e shkrimit, për mua ishte mëse e zakonshme që ta gjeja përhumbur mbi libra voluminozë deri në orët e vona.Aq të mirëqëna i kisha këto detaje në fëmijëri,sa për mua “një babi kështu është gjithmonë”. Përjetimi im,është se libri për mua asociohet me Riza Lahin.Librat për mua janë të cmuar dhe këtë pasion e dashuri e kam të kultivuar me shumë elegancë e finesë nga ai.Nuk kujtoj ndonjë poezi specifike si të parën që mund të kem lexuar nga ai, sepse cdo fjalë e tij ishte poezi.Kur kam qënë 4 vjece, Ati im më ka dedikuar një libër “Ledia në një natë me hënë”, pa sens egoizmi,por e dua shumë atë libër me vjersha, përralla,e tregime.Ku ka më bukur se të të dedikojnë një libër që sa je ende fëmijë?

-Një situatë  të  vështirë të babait tuaj?

Do ishte jo-humane për të, po të të thosha se nuk ka patur situatë të  vështirë, po mund të them se ishte koha në vetvete.Atij nuk i mjaftonin 24 orët e një dite, ai kishtë gjithmonë për të dhënë e marrë gjërat më të bukura të jetës. Situatë e vështirë ishin ndoshta orët e gjumit, që i kishtë gjithnjë e më të reduktuara, them e vështirë sepse edhe të flinte atij i dukej humbje kohe.

 -Një situatë  mbresëlënës?

Ai vetë ishtë mbresëlënës! Që nga mëngjesi kur zgjohej, ishte shend’ e verë, buzagaz e hokatar në cdo fjalë. E niste ditën duke kënduar a fishkëllyer melodi të Shkodrës së tij,a të Korccës që aq shumë e donte. Po kështu mbreslënëse ishtë korrektesa për të kryer ndershmërisht cdo punë të tijën fluturimthi me bicikletën e tij legjendare.Mbreslënëse ishtë në cdo tavolinë ku ishte i  ftuar, menjëhërë nga ku ja niste bejteve e rimave humoristike për cdo kënd, apo kur merrte mikrofonin në gëzime familjare për të kënduar këngët ruse, dhe mbi të gjitha  i donte njerëzit me gjithë forcën e shpirtit.

–Kush është Ledia Lahi, për lexuesit e kësaj interviste?

Bija e Riza Lahit, aktualisht studente në Fakultetin e Drejtësisë (Universiteti i Tiranës).Falë Atit, kam kultivuar aftësinë e të dashurit të leximit dhe të të shkruarit. Në vogëli kam mundur të botoj dhe disa  libra për fëmijë, por aktualisht i kam “devijuar” disi letërsisë.Ndoshta dhe prej profilit të studimeve, i cili ngurtësisht nuk më lë hapësira për poezi apo romanca.Duke u rritur, nuk është se kam shkruar më,  të them të drejtën, ndonëse babai cdo ditë më inkurajonte që unë të vijoja ta kultivoja këtë talent timin.Ndonjëhere i druhesha kritikave të profesorit tim Riza Lahit…por tani që nuk e kam më kritikun tim të cmuar,ndoshta do të më duhet të druhem edhe më…

-Cfarë dëshironi të shtoni në fund të kësaj interviste?

Të falenderoj ty Monda, që më dhe mundësinë të them disa fjalë për Riza Lahin.Për efekt interviste po e mbyllim me kaq më mirë, se unë sinqerisht nuk di të pushoj së foluri për  Atin dhe udhërrëfyesin tim në jetë.

Bisedoi Raimonda MOISIU

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Ledia Lahi, Raimonda Moisiu, vajza e Riza Lahit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT