• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKOLLA SHQIPE “DARDANIA”, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TË SHQIPTARËT NË MONTREAL TË KANADASË

August 10, 2024 by s p

Valbona Ahmeti, mësuese në shkollën shqipe “Dardania” në Laval, Montreal, Kanada, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Montreal, Kanada, nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe, historisë, traditës e kulturës shqiptare dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Valbona Ahmeti bisedoi editori i “Diellit” Sokol Paja.

HISTORIKU I SHKOLLËS SHQIPE “DARDANIA” NË MONTREAL

“Shenja e kombësisë është gjuha. Çdo komb mbahet nga gjuha. Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe vetën” – Sami Frashëri. Në qytetin e Montrealit shkolla shqipe ekziston pothuajse 20 vjet. Shoqata Kulturore Shqiptare në Montreal e ka mundësuar hapjen e shkollës shqipe edhe pse është përballë me shumë sfida ekziston akoma. Në atë kohë shumica e shqiptarëve banonin në qytetin e Montrealit, jo larg qendrës dhe kishin mundësi t’i dërgonin fëmijët në shkollën shqipe. Tani numri i komunitetit shqiptar është rritur dhe është shpërndarë edhe në periferit e Montrealit. Prandaj Shoqata Shqiptare Kosova në Montreal mundësoi hapjen e shkollës shqipe “Dardania” në qytetin e Lavalit, ku janë frekuentuar një pjesë e madhe e komunitetit shqiptar. Kështu që më kërkuan që unë të jem mësuesja dhe pranova me kënaqësinë më të madhe. Nxënësit janë të moshave të ndryshme 5 deri në 13 vjeç kështu që tani jemi dy mësuese.

MBËSHTETJA NGA MINISTRIA E ARSIMIT TË KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

Ministria e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë kanë bashkëpunuar duke nxjerrë libra adekuate për shkollat shqipe në diasporë kështu që na ndihmojnë të zhvillojmë një mësim të mirëfilltë me nxënësit tanë. Dua të theksoj se pa ndihmën e prindërve kjo punë nuk mund të japë rezultate të mira. Po ashtu hasim në vështirësi si: largësia, mungesa e kohës për prindërit por edhe mungesa e fondeve e vështirësojnë zhvillimin e shkollës shqipe. Për ta mbajtur gjuhën shqipe ndër breza gjallë se cili duhet të kontribuojë në mënyrën e vet, qoftë me koncerte, valle, kurse apo aktivitete të tjera kulturore. Krahasuar me numrin e nxënësve shqiptar që i vijojnë mësimet në shkollat kanadeze një numër mjaftë i vogël i ndjekin mësimet në shkollën shqipe gjë që është e dhimbshme.

GJUHA SHQIPE, MISHËRIM I KOMBIT

Që ta ruajmë gjuhën shqipe në mërgatë duhet të mishërohemi kombëtarisht. Sigurisht se gjuha shqipe kudo në botë na identifikon si shqiptar dhe duhet të jemi krenar për gjuhën tonë të bukur që kemi, për flamurin dhe traditën shqiptare, prandaj duhet t’i duam dhe t’i ruajmë! Gjuha shqipe është si urëlidhëse me atdheun dhe konsiderohet si bazë e forcimit të identitetit kombëtar shqiptar. Fëmijët shqiptar në diasporë kërkojnë një vëmendje të veçantë për trashëgimin e gjuhës, kulturës shqiptare, çka që na bënë të kuptojmë se kjo është një sfidë dhe përgjegjësi e lartë.

GJUHA SHQIPE PASQYRË E KULTURËS SË KOMBIT

Dua t’a theksoj thënien e të madhit Eqrem Çabej: “Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”. Shoqëria kanadeze e mirëpret mendimin tonë dhe na e kanë ofruar klasën dhe mjetet që na ndihmojnë të zhvillojmë mësim të mirëfilltë. Kur flasim për kontributin e shqiptarëve deri më tani është mjaft i zbehtë por shpresoj se do të përmirësohet. Kemi nevojë për mjetet elektronike që i duhën shkollës për tu lehtësuar mësimin e mirëfilltë nxënësve.

VËSHTIRËSITË ME FËMIJËT ME DYGJUHËSI

Unë kam pasur këtë vit nxënës të moshave të ndryshme por ata që ishin të moshës 8 deri në 13 vjet flasin mjaftë bukur dhe është për t’iu falenderuar prindërve ndërsa fëmijët e moshës 5,6, apo 7 vjeç disa kuptojnë dhe flasin por ka edhe prej atyre që kanë vështërsi në të shprehurit shqip.  Nuk është për tu habitur se ata në shkollë i flasin dy gjuhë tjera. Mirëpo prindërit duhet t’a kuptojnë një gjë po nëse fëmija  e flet bukur gjuhën e nënës patjetër do të avancojë shpejt edhe në gjuhën frënge dhe angleze.

MËSIMI SHQIP RRIT PATRIOTIZMIN TE FËMIJËT

Unë mendoj se për rritjen e ndjenjës patriotike duhet të punojnë të gjithë si: prindërit të  kontribuojnë, shkolla shqipe, aktivitetet kulturore, vizitat në vendlindje etj. Dhe kështu që ju bëjë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë që jetojnë në mërgim që të punojnë dhe t’ua lënë trashigim këtë gjuhë mjaltë apo gjuhë perendie gjeneratave të reja sepse këta të rinjë një ditë do të n’a përfaqësojnë si në Kosovë, në Shqipëri dhe kudo në trojet shqiptare si ambasadorët më të mire të kombit tonë.

KUSH ËSHTË MËSUESE VALBONA AHMETI?

Unë jam Valbona Ahmeti, kam mbaruar mësimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, drejtimi Fizikë-Kimi dhe kam punuar dy vite si mësimdhënëse në qytetin e Vushtrisë. Që nga viti 1999 jetoj dhe punoj në Montreal të Kanadas. Që 13 vite punoj si edukatore në një shkollë fillore dhe tani jam emëruar si ndihmëse e mësueses. Merrem edhe me poezi dhe deri më tani kam të botuara tri libra me poezi! Poezitë e mia mund t’i gjejë lexuesi në faqen time të fcb-ut, në disa Antologji dhe botohen shpesh nëpër gazeta të njohura si : Nacional, Orfeu, Qendrapress, Fjala e lirë etj. Poezia më bënë të ndihem mirë dhe shkruaj kohë pas kohe! Përmes gazetës Dielli iu bëjë thirrje të gjithë prindërve të komunitetit shqiptar që fëmijët t’i dërgojnë në shkollën shqipe! Mendoj se fëmijët e diasporës po nëse arrijnë ta ruajnë GJUHËN MËMË është sukses edhe i prindërve dhe i gjithë kombit tonë!

Filed Under: Opinion Tagged With: Sokol Paja, valbona ahmeti

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT