• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Koncert madheshtor i Sopranos Inva Mula ne Michigan

September 29, 2019 by dgreca

SHKRUAN VALENTIN LUMAJ/



Ne sallen “Gjergj Kastrioti” prane Kishes se Shen Palit ne Rochester Hills,  komuniteti shqiptar ne Michigan pati nderin te prese sopranon e mirenjohur shqiptare te niveleve me te larta boterore, Nderin e Kombit, INVA MULA. 

         Ajo shoqerohej nga pianisti i shquar Genc Tukici dhe violinisti i talentuar Olen Cezari.Ne nje koncert te organizuar nga Keshilli i kesaj Kishe, kjo trio e famshme e muzikes klasike, shfaqi edhe nje here klasin e shkelqyer te performances.

Nder ta shkelqen sopranoja lirike Inva Mula, e cila me magjine e  zerit te saj, kumbon fuqishem ne salle, pllakos heshtjen apsolute, terheq shikimet e pandara dhe qeteson shpirterat e te gjithe te pranishmeve, ndersa fundi i çdo performance shoqerohet me ngritje ne kembe dhe shperthim te duartrokitjeve dhe ovacioneve te gjata ne shenje vleresimi dhe respekti.   

         Gjate koncertit, Inva kendoi me sukses disa nga kenget e saj lirike si dhe perla te njohura te muzikes boterore. Po ashtu terhoqi vemendje te veçante, nje kenge me tekst te nje letre te shkruar nga Nena Tereze per prinderit e saj dhe i kushtohej po asaj. Gjate koncertit pati edhe performanca solo te pianistit dhe kompozitorit Genc Tukici dhe Violinistit Olen Cezari, te cilat u priten me ngrohtesi nga spektatoret.

         Soprano Inva Mula i kushtoi nje respekt te veçante, mesueses se saj, kengetares se mirenjohur shqiptare Ermelinda Paparisto, e cila ishte e pranishme dhe te dyja bashke performuan nje kenge lirike per te pranishmit.

         Koncerti u moderua nga koreografja e talentuar Joli Agolli Paparisto. 

         Trioja e famshme mberrriti ne Michigan mbas disa koncerteve te suksesshme ne Kanada, nen kujdesin e veçante te Kryetares se Nderit te Shqoqates Shqiptaro-Kanadeze, Dr Ruki Kondaj.      

         Pas Koncertit mbremja vazhdoi me biseda dhe fotografi me artistet. Pjesemarrja ishte e kenaqshme ku spikatnin persona te kultures dhe artit. Megjithate, muzikante klasike te ketij niveli, kerkojne nje reklamim me te hershem dhe nje impenjim me te madh ne menyre qe i gjithe komuniteti te kete shancin qe te percjelle keto evente kaq te rralla.

         Te nesermen, Kryetari i Vatres ne Michigan, z. Mondi Rakaj pati nderin qe te shtroje nje dreke ne shenje mirenjohje per muzikantet e medhenj. Gjate drekes u ndane biseda te sinqerta, u shkembyen mendime dhe eksperienca si ne art, kulture dhe politike. Znj. Inva Mula kerkoi me shume informacion ne lidhje me Vatren dhe aktivitetin e saj. Kryetari i Nderit i Vatres Michigan z. Alfons Grishaj, e informoi mjaftueshem ne lidhje me rolin e Vatres ne komunitet dhe çeshtjet shqiptare ne vazhdimesi. Ndame mendime dhe premtime te ndersjellta per nje bashkepunim me te gjere ne te ardhmen e afert.  Soprano Inva Mula, me pranine e saj e pushtoi edhe kete takim miqesor. Ndersa zeri dhe talenti saj i kapercejne dimensionet njerezore, prapeseprape, njerezore mbetet tek ajo, modestia, thjeshtesia dhe çiltersia ne komunikim, virtyte keto te njerezve te medhenj.

         Soprano Inva Mula, kompozitor Genc Tukici dhe violinist Olen Cezari, keta muzikante gjeniale te tempujve te muzikes boterore, krahas kengetareve Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, koreografit Angjelin Prelocaj, shkrimtarit Ismail Kadare e te tjere, me sukseset e tyre, sigurisht jane krenaria jone, po ashtu mbas te gjitha prapesive tona si shqiptare, mbeten nje identifikim i nevojshem dhe i sakte i shqiptareve si njerez te muzikes, kultures dhe te artit. Zoti i Bekofte!

Pak fjale per Muzikantet:

Soprano Inva Mula, “Nderi i Kombit”

        Kenget e saj nder vite kane rrokur dashurine dhe respektin e mbare publikut shqiptar dhe atij boteror dhe kane qene moto e disa gjeneratave. Inva mula, ka filluar karrieren e saj qe ne moshe te vogel duke ndjekur gjurmet e prinderve te saj, artisteve te shkelqyer Avni dhe Nina Mula.

         Ajo ka nje karriere te gjate dhe te suksesshme. Nder çmimet e saj permendim çmimin“George Enescu” në Bukuresht, çmimin “Butterfly” në Barcelonë, çmimin e madh  “Plácido Domingo” në Paris. Ne Vitin 2012, Presidenti Bujar Nishani i akordon asaj çmimin “Nderi i Kombit” si nje nga figurat me te larta te Kombit ne 100 vite shtet shqiptar.

         Inva Mula ka interpretuar opera te famshme si: “Opéra Bastille”, La Jolie fille de Perth, kryeveprën e Puccinit “La Rondine”,  Lucia di Lammermoor, La Bohème, Manon, luajti Norine-n e pare ne “L’elisir d’amore” ne Toulouse te Frances, “Pagliacci” te kompozitorit Italian Leoncavallo si dhe kujtojme rolin e saj si Violetta në “La Traviata”. 

         Inva njihet në mbarë botën për zërin e saj në filmin The Fifth Element në rolin e Diva Plavalaguna. Soprano Inva Mula me keto interpretime ka pushtuar ne shume vite skenat duke filluar nga me e vogla Teatri i Operas dhe Baletit ne Tirane deri tek skenat me te famshme boterore  ne Paris, Bruksel, në Mynih dhe Oslo Tokio, Bilbao, Orange, Trieste, Toronto etj

Genc Tukici, pianist, kompozitor, kengetar dhe autor.

         Genc Tukici vjen nga nje familje e johur muzikantesh shkodrane: i ati Ibrahim Tukici dhe i vellai David Tukici. Ai eshte dipllomuar dhe eshte profesor ne  Ecole Normale de Musique “Alfred Cortot” ne Paris. Si pianist, ai ka luajtur ne shume koncerte te famshme, duke përfshirë “Sommets Musicaux de Gstaad” në Zvicër, Salle Gaveau dhe “Salle Cortot” në Paris, Antikën e Arteve të ORA, ose CAMI Hall në New York City, te cilat i kanë fituar atë si një nga instrumentalistët me te shquar të gjeneratës së tij. Puna e tij shkelqen ne librin ne piano “Muzikë në 3D”, ndersa si kompozitor ne  krijimin e shume CD-ve dhe “paraphrase” muzikore në tema nga Puçini, Verdi dhe Offenbach. 

         Genc Tukici performon rregullisht me soprano Inva Mula dhe se bashku kane juajtur ne koncertin e kushtuar shenjterimit te Nenes Tereze ne Palermo. Po ashtu, se bashku me muzikantin David Tukici ka marre pjese disa here ne festivalet e kenges shqiptare ne RTSH.  

Olen Cezari, gjeni i violinës dhe një instrumentist eklektik.

         Olen Cezari ka lindur ne Durres. Ai diplomohet para kohe, në moshën 14 vjeçare në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Ne moshën 17 vjeçare diplomohet në Romë në Konservatorin e Shën Cecilies. Me pas diplomohet në Mozarteum në Salzburg.

         Ka interpretuar në skenat me te medhaja të muzikës botërore, si Teatri i Lashtë i Taorminës, në Wiener Konzerthouse të Vjenës, Carnegie Hall i New-York-ut, Auditorium Parco della Musica në Romë, Théâtre Le Palace në Paris, Teatromonumental RTVE të Madridit etj. Nga shfaqjet e tij më sugjestive, përmendet ajo e veçanta mbi shpatullën e statujës së Krishtit Shpëtimtar në Rio de Janeiro. Olen Çezari ka interpretuar edhe para personalitetesh të tilla të larta, si udhëheqës shtetesh, përveçse në prani të Papa Gjon Pali II, Papa Ratzinger dhe Papa Françeskut.

         Oleni ishte pjesë e cast-it të artistëve shqiptarë, të cilët morën pjesë së fundmi në koncertin e madh të datës 19 nëntor 2018 në Romë në Teatrin Argjentina, në nderim të Skënderbeut, në kuadër të mbylljes së vitit përkujtimor të Heroit tonë Kombëtar, duke u kremtuar në të njëjtën ditë, me një takim në vijim me Papa Françeskun.

Filed Under: Featured Tagged With: Valentin Lumaj-Koncert madheshtor -Soprano- Inva Mula ne Michigan

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT