• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKOLLA SHQIPE NË KRETË TË GREQISË

June 25, 2021 by dgreca

Vangjel Halilaj drejtues i kurseve të Gjuhës Shqipe në Iraklio, Kretë, Greqi, në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol PAJA, për gazetën “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, shpjegon me detaje funksionimin e mësimit shqip në Kretë të Greqisë, sfidën për ruajtjen e gjuhës, kulturës, e traditës shqiptare në emigracion, mësimin në kushtet e pandemisë, interesin e grekëve për të mësuar shqip dhe projektet në të ardhmen të shkollës shqipe në Kretë të Greqisë. 

MË 15 TETOR 2017  U HAP NË KRETË KURSI I PARË I GJUHËS SHQIPE

Më 15 Tetor 2017 u hap Kursi i Parë i mësimit plotësues të Gjuhes Shqipe në Ishullin e Kretës. Pas një pune voluminoze dhe plot përkushtim të mësuesve, nxënësve e bashkëpunimit me prindërit, arritëm të përfundojmë me sukses në datë 09.06.2018 vitin e parë mësimor me 25 nxënës. Jemi përpjekur çdo ditë pa harruar për asnjë çast pikën kryesore te qëllimit tone, mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët tanë, me shumë përpjekje e ndihma ne sigurojmë bazën materiale dhe me ndihmën e mësueseve të cilat u ofruan dhe punojnë vullnetarisht pranë shoqatës e cila zhvillon dhe organizon dhe mësimin shqip plotësues. Më 23 Qershor 2019 Shoqata “Bashkimi Shqiptar Iraklio” mundësoi pjesëmarrjen e femijëve në aktivitetin “Kuiz i Diturisë” të organizuar në Athinë midis shkollave të ndryshme që funksionojnë në mbarë Greqinë për mësimin e gjuhës Shqipe. Grupi i fëmijëve të Iraklios të përgatitur nga mësueset e tyre u rendit në vendin e dytë, një sukses tepër i madh për këta fëmijë dhe një arritje e madhe për shoqatën tonë. Mësimi dhe kurset e gjuhës shqipe zhvillohen në ambientet e dy shkollave shtetërore greke. Në këtë kohë që ndalohet në shkolla mësimi për shkak të pandemisë aplikojmë mësimin online. 

ZËRI I SHQIPTARËVE NË QYTETIN E IRAKLIOS

Në datë 30.05.2016 zëri i shqiptarëve arriti që të dëgjohej për herë të parë në Këshillin Bashkiak të qytetit të Iraklios. Rolin kryesor e zinte mësimi dhe shkrimi i gjuhës shqipe tek brezi i ri, të lindur dhe rritur në Greqi. Arritja më e madhe e Shoqatës “Bashkimi Shqiptar Iraklio” ishte sigurimi i marrjes së lejes nga Seksioni i Arsimit dhe Këshilli Bashkiak i Qytetit dhe mundësimin e fillimit të kursit të I-rë në 15 Tetor 2017 në Shkollat Publike Greke. Kjo ishte arritja e parë dhe më e rëndësishme përsa i përket përpjekjes ndër vite të shqiptarëve për mësimin e gjuhës shqipe në ishullin e Kretës, e cila u finalizua falë edhe ndihmës së çmuar të kryetarit të Bashkisë Iraklio, z.Vasilis Lambrinos dhe Drejtorit të Shkolles Publike 9-vjeçare z.Janis Galanaqis. Në kuadrin e edukimit dhe ndihmës për mësimin shqip, më 14 Shkurt 2015 themelohet Shoqata kulturore me emrin “Bashkimi Shqiptar Iraklio” e cila në ditët e sotme bashkëpunon ngushtë me Lidhjen e Shoqatave Shqiptare Kretë ku z.Lul Cina na ka ndihmuar në mësimin shqip duke sponsorizuar dhe mbështetur shoqatën, shkollën dhe komunitetin shqiptar në Kretë. Në të njëjtën kohë hartohet edhe programi ku përqendrimi është në 4 çështje kryesore: arsim, kulturë, bashkëpunim me vendasit dhe humanizëm për shtresat në nevojë. Mbështetja kryesore e shkollës e mësimit shqip ka qenë në themel të shoqatës sonë. Veprimtaria e shoqatës sa vinte e zhvillohej ditë pas dite dhe pas shumë përpjekjesh fituam të drejtën për mbrojtjen ligjore dhe pas kësaj dalim hapur në takim me bashkëqytetarët tanë si edhe me emigrantët nga vende të tjera, pa lënë mënjanë për asnjë moment bashkëpunimin me studentët dhe organet drejtuese vendore.

SFIDË PËR TË RUAJTUR GJUHËN SHQIPE NË EMIGRACION

Përpjekjet e shqiptarëve për të mbijetuar në emigracion në kohët moderne, për të ruajtur gjuhën, zakonet dhe traditat shqiptare është sfida e shekullit të ri që jetojmë. Mijëra e mijëra shqiptarë u larguan nga vendi i tyre për një jetë më të mirë larg mëmëdheut. Shumë prej tyre fati i degdisi në skajet më të largëta të kontinenteve, nga Amerika deri ne Australi, nga Afrika deri në Norvegji. Por kudo ku kanë shkuar, jo vetëm u përshtaten dhe u integruan me kulturën vendase por edhe u përpoqen të mbronin, të trashëgonin dhe të përhapnin gjuhën, zakonet dhe traditat e popullit tonë tek bashkatdhetarët dhe sidomos tek brezi i ri, lindur dhe rritur larg atdheut. Emigracioni ka shumë sfida dhe vështirësi. Ruajtja e gjuhës në kushtet e teknologjisë dhe internetit e dy gjuhësia e bën shumë të vështirë mësimin dhe ruajtjen e gjuhës mëmë.

NË RUAJTJE TË GJUHËS DHE TRASHËGIMISË SHQIPE

Në ruajtjen e gjuhës shqipe, traditave shqiptare dhe identitetit kombëtar shqiptar një rol të pazëvëndësueshëm ka pasur Shoqata “Bashkimi Shqiptar Iraklio”. Kjo shoqatë e ka zanafillën në Mars të vitit 2013 nga bashkëpunimi mes një grupi emigrantësh shqiptare dhe një grupi studentësh që studiojnë në degën Shkenca Shoqerore dhe Sociale në qytetin e Iraklios, të cilët interesoheshin për traditat e popullit tonë dhe çfarë bëjmë ne që t`i mbrojmë ato dhe t`i kalojmë te brezat që lindin dhe rriten këtu. Një nderim e falenderim të veçantë kam për pedagogen Lina Peleqidhu dhe Manoli Prokopaqi që na kanë ndihmuar dhe na kanë mbështetur pafund. Ndihmesë dhe vëmendje të veçantë në nisjen e procesit kanë dhënë mësuesit pensioniste Yllka Naska dhe Kozma Naska. Sfida për të mbrojtur dhe zhvilluar gjuhën shqipe në vend të huaj, bëri që puna me studentët dhe pedagogët të vazhdonte me ritme të shpejta duke filluar me studimin e shoqatave të tjera shqiptare në Greqi të cilat kishin sukses.

“URË MIQËSIE” – GREKËT QË DUAN TË MËSOJNË SHQIP

Shoqata “Bashkimi Shqiptar – Iraklio” realizoi hapjen e kursit të Parë në Greqi “Urë Miqësie” për qytetarët grekë që mësojnë gjuhën shqipe nën drejtimin e mësueseve Drane Dedaj  dhe Lindita Çuçi. Mësimi për këtë kurs zhvillohet në Qendrën Kulturore të qytetit të Iraklios. Puna jonë fokusohet te ndërgjegjësimi i bashkëkombasve shqiptarë rezident në Iraklio për ndihmën humanitare brenda komunitetit. Nën drejtimin e z.Saimir Kamberaj dhe z.Arjan Mërtiri, është krijuar grupi i dhuruesve të gjakut, duke dhuruar gjak pranë spitalit të Iraklios i rregjistruar në Bankën Kombëtare Greke të dhuruesve të gjakut në 25.07.2018. Më 28 Nëntor 2017 Shoqata “Bashkimi Shqiptar Iraklio” formoi Skuadrën e Futbollit ” Iliria”, nën drejtimin e Shefqet Mara dhe Lulzim Lusha, e cila ka zhvilluar ndeshje miqësore me ekipe lokale. Skuadra vazhdon të zhvillojë aktivitete sportive sipas kalendarit. Një nga momentet më të bukura është takimi dhe ndeshja miqësore me ekipin veteran të kombëtares së Greqisë e cila kishte karakter human për grumbullimin e ndihmave për të dëmtuarit nga tërmeti në vendin tonë. Shoqata aktualisht zhvillon aktivitetet dhe veprimtarinë e saj në Qendrën Kulturore “Bashkimi Shqiptar Iraklio”, e cila u bë e mundur nga vetë anëtarët e shoqatës, iniciativë kjo e pritur me shumë interes nga patriotët shqiptarë por dhe nga Bashkia e Qytetit të Iraklios si dhe Prefektura e Ishullit Kretë. Është për tu përshendetur vëmendja e Bashkisë dhe e Prefekturës për ti dhënë një rëndësi të veçantë kësaj Qendre Kulturore dhe pse jo në të ardhmen të kthehet në një Qendër Kulturore Shqiptare për të gjithë bashkombasit tanë në Kretë.

BASHKIMI I INTELEKTUALËVE SHQIPTARË NË KRETË

Objektivat kryesore për të ardhmen janë afrimi i intelektualëve dhe të rinjve që duan të angazhohen pranë shoqatës sonë në ndihmë dhe mbrojtje të gjuhës dhe kulturës shqiptare. Se fundmi i janë bashkuar Këshillit Pedagogjik – Kulturor Dr.Eldiona Shukallari, mësuesja Areta Gjelaj, mesuesja e baletit Lasandra Çypi, mësuesja e muzikës Katerina Hamogjelaqi. Shumë të rinj e të reja janë afruar si vullnetare në shoqatën tonë atdhetare. Janë të lutur nga ana jonë të na ndihmojnë me eksperiencat e tyre studiues e veprimtarë në mënyrë që iniciativat tona të shkojnë një hap përpara. Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm në shtetin e Greqisë dhe aq më tepër në ishulin e Kretës. Intelektualët shqiptarë po na shtohen dita ditës në mënyrë që formacioni ynë atdhetar do të jetë sa më intelektual dhe patriotik. 

Filed Under: Featured Tagged With: krete, Shkolla shqipe, Sokol Paja, Vangjel Halilaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT