
– TË DIELËN, 15 SHTATOR 2019, Ora 2.00 P.M. NË VATËR, NË BASHKËPUNIM ME INSTITUTIN E TRASHËGIMISË SHPIRTËRORE E KULTURORE TË SHQIPTARËVE-SHKUP, NË JAVËN E VEPRIMTARIVE PËR NËNË TEREZËN, ORGANIZOHET PROMOVIMI I VËLLIMIT “100 VJET NGA VDEKJA E KOLË BOJAXHIU”…

– NË ORËN 12.00 TË DATËS 15 SHTATOR, NË KISHËN ZOJA E SHKODRËS, DO TË ORGANIZOHET MESHA KUSHTUAR BABAIT TË NËNË TEREZËS, KOLË BOJAXHIU-


Federata Pan Shqiptare e Amerikës”VATRA” ka krijuar bashkëpunim të ngushtë me institucione shkencore të trojeve etnike. Tre vite të shkuara, Vatra hartoi plan bashkëpunimi me Institutin e Historisë në Kosovë për aktivitete të përbashkëta, ndërsa vitin e shkuar në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore -Shkup, Vatra, krahas veprimtarive të tjera organizoi edhe veprimtaritë përmbyllse kushtuar Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me atë rast në Vatër u dhuruan nga Drejtori i Institutit, Prof. Dr. Skender Asani, botime kushtuar historisë komëbtare dhe asaj të shqiptarëve në Maqedoni.
Drejtori Skënder Asani me bashkëpunëtorët e tij do të jenë të Dielën e 15 Shtatorit, në orën 12 të drekës në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës”, ku do të organizohet Mesha kushtuar Babait të Shënjtëreshës Nënë Tereza, Kolë Bojaxhiu.

Menjëherë pas meshës mysafirët do të jenë në VATËR, ku do të organizohet në orën 2. P.M. provimi i librit me kumtesat kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së Kolë Bojaxhiu, mbajtur nga studiues të njohur shqiptar në konferencën e organizuar në Shkup me 1 gusht 2019 nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore-Shkup në bashkëpunim me Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës.
Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore-Shkup Prof. Dr. Skënder Asani shoqërohet gjatë veprimtarive në SHBA dhe ne VATER nga Dr. Elmedina Asani dhe Prof. dr. Zeqirja Ibrahimi, sekretar Shkencor i Institutit.
Krahas promivimit mendohet që në Vatër të nënshkruhet Memorandumi i bashkëpunimit me Institutin e Trashëgimisë në Shkup.
Vatra fton studuesit dhe të interesuarit që të bëhen pjesë e kësaj veprimtarie me vlera historike dhe kombëtare.
ADRESA
VATRA
2437 SOUTHERN BLVD
BRONX, NY 10458
Mund të konfirmoni pjesmarrjen edhe në Emailin-gazetadielli@gmail.com