• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRANËT MBËSHTESIN KONGRESISTIN REPUBLIKAN LEE ZELDIN

August 21, 2020 by dgreca

NGA DALIP GRECA-

Të Martën, 18 Gusht 2020, në 3 West Club, në 51 st, në Manhattan, u organizua veprimtaria fonmbledhëse për kongresmenin republikan Lee Zeldin, veprimtari që kishte për organizatore bashkatdhetaren Evi Kokalari. Thirrjes së saj iu përgjigj edhe Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA. Nga Detroiti kishin udhëtuar enkas për këtë event nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj, kryetari i degës së Vatrës për Michigan Mondi Rakaj dhe anëtari i Këshillit Kolonel Dritan Demiraj. Bashkë me ta u bashkuan edhe:Presidenti i Nderit i Vatrës Agim Rexhaj, anëtarët e kryesisë Mark Mrnaçaj, Dalip Greca(Editori i Diellit), Asllan Bushati, Zef Balaj, Dritan Mishto, dhe shumë të tjerë që po i bëjnë donacionet përmes websitit të kongresistit.


Po ashtu kishte ardhë Marko Kepi, kandidati republikan për Asamblenë e Shtetit të New York-ut,Kryetari i Shoqatës” Atlantiku” Gani Shehu me përfaqësues të kryesisë, Ilir Ademi nga komuniteti çam etje.
Vatranët janë takuar dhe kanë biseduar para fillimit të veprimtarisë me kongresmenin Lee Zeldin dhe janë fotografuar me të.
Evi Kokalari ka hapur eventin duke e falenderuar kongresmenin Zeldin, si një mik i shkëlqyer i shqiptarëve,i dalluar për mbështetjen ndaj komunitetit shqiptar, veçanërisht ka dhënë kontributit të jashtzakonshëm për vëllezërit Bytyqi. Kongresmeni Zeldin është sponsor i Rezolutës në Kongresin Amerikan për vëllezërit Bytyqi.


Në fjalën e tij të duartrokitur kongresmeni Zeldin ka falenderuar pjesmarrësit për mbështetjen e dhënë. Duke iu referuar çështjes së vëllezërve Bytyçi ai tregoi për këmbënguljen amerikane në zbardhjen e krimit, duke i bërë presion të vazhdueshëm Serbisë për të gjykuar e dënuar vrasësit e vëllezërve Bytyqi. Familja Bytyqi ka nevojë për drejtësi. Ai tregoi edhe për takimet me presidentin e Sebisë Vuçiç,ku së bashku me kongresmenin Engel, i kanë kërkuar atij që shteti serb të gjejë e të gjykojë vrasësit e Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikan me origjinë shqiptare, të cilët u ekzekutuan në mënyrë kriminale nga shteti serb.
….Historia tragjike e vëllezërve Bytyqi e ka zanafillën në korrik të vitit 1999. Vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ishin luftëtarë të Lirisë në radhët e Batalionit Atlantiku në luftën kundër ushtrisë serbe, që ushtroi gjenocid ndaj qytetarëve të pambrojtur shqiptarë. Pas përfundimit të luftës ata u arrestuan pasi kishin ndihmuar qytetarët romë dhe sipas pretendimeve serbe kishin kaluar vijën kufitare të supozuar mes Kosovës dhe Serbisë. Pasi kryen dënimin për”shkelje kufiri” ata, çuditërisht u arrestuan sërish, ndërkohë që po largoheshin nga burgu i qytetit Prokuplje në Serbinë Jugore. Pasi u arrestuan u dërguan në qendrën e trajnimit policor në Petrovo Selo, ku u izoluan në një magazinë boshe. Në mënyrë kriminale u egzekutuan me 9 Korrik 1999, me plumba pas shpine, dhe i hodhën në një gropë që përdorej për mbeturina. Vrasësi i supozuar, Goran Radosavljeviçi, i njohur me nofkën”Guri” është i dyshuari kryesor për familjen Bytyqi. Departamenti Amerikan i Shtetit, që më 2018 i ka vënë Radosavljeviçit kufizime udhëtimi.
Falë punës këmbëngulëse të kongresistit Eliot Engel dhe Lee Zeldin, Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan, miratoi një rezolutë më 2018, dhe një të dytë në 2019, që synonte ushtrimin e presionit ndaj autoriteteve serbe për të zgjidhur një herë e mirë çështjen e Vëllezërve Bytyqi, qytetarë amerikanë me origjinë shqiptare. Rezoluta shënonte:” Është e dënushme që asnjë individ nuk është gjetur fajtor për ekzekutimin e vëllezërve Bytyqi ose për ndonjë tjetër krim që lidhet me vdekjen e tyre, dhe që asnjë individ nuk po përballet me akuza për këto krime”. Rezoluta diktonte:”Qeveria e Serbisë dhe ministritë dhe zyrat e saj përkatëse, duke përfshirë Prokurorinë e Serbisë për Krimet e Luftës, duhet t’i japin përparësi hetimit dhe gjykimit të zyrtarëve që besohet të jenë përgjegjës për ato vdekje”.
Me 22 tetor 2019, Dhoma e Përfaqësuesëve miratoi unanimisht Rezolutën ”Bytyqi”, që lidhej me vrasjet e sponsorizuara nga shteti i Serbisë për vrasjen e tre shtetasve amerikanë. Po ashtu edhe Senati e ka miratuar rezolutën BYTYQI.
Familja Bytyqi, udhëheqësit e Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramusha Haradinaj e kanë falenderuar kongresmenin Lee Zeldin, që ka sponsorizuar Rezolutën dhe ka dhënë kontribut të jashtzakonshëm së bashku me kongresmenin Eliot Engel. Falë kësaj këmbëngulje Amerika është e vendosur për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së krimit dhe dhënies së drejtësisë për vëllezërit Bytyqi.
Edhe gjatë bashkëbisedimit të së Martës, 18 gusht, kongresmeni Zelden, tha se Familja Byrtyçi ka nevojë për drejtësi dhe se Amerika nuk do të heqë dorë nga ndëshkimi i vrasësve të vëllezërve Bytyqi.
Ilir Bytyqi, në emër të familjes, ka falenderuar pjesmarrësit në event, organizatoren Evi Kokalari,dhe ka shfrytëzuar momentin e foltores për të përgëzuar e falenderuar komunitetin për pjesmarrjen në këtë veprimtari për të mbështetur kongresmenin.

Ai tha: Unë do të doja të përfitoj nga ky moment për të falënderuar secilin prej jush për pjesëmarrjen në këtë ngjarje për të mbështetur zyrtarin tonë të zgjedhur për të qenë zëri ynë-pa zë- dhe shpresoj për të pashpresën. Siç e dini të gjithë, tragjedia goditi familjen time në duart e qeverisë serbe 21 vjet më parë. Ka shkatërruar familjen time gjatë gjithë këtyre viteve. Beteja për drejtësi nuk ka qenë e lehtë, megjithëse mbështetja ka qenë atje.

Faleminderit miqve dhe familjes organizatave të komunitetit Ameriko-Shqiptar shumë prej jush janë sot të pranishëm, dhe anëtarët e Kongresit si përfaqësues në Washington DC Lee Zeldin kemi arritur një përparim të madh.

Kongresmeni Lee Zeldin dhe stafi i tij i mahnitshëm kanë mbështetur familjen time në çdo aspekt. Ai kurrë nuk di si të thotë JO! Ai është gjithmonë në lëvizje dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë jo vetëm për familjen time, por për Qarkun Suffolk(Distrikti nr. 1). Unë besoj se Lee Zeldin është Përfaqësuesi i duhur për të përfaqësuar Suffolk në Kongres.
Më pas kongresmeni Lee Zeldin u është përgjigjur pyetjeve dhe sugjerimeve. Mondi Rakaj, kryetari i degës së Vatrës në Michigan, ngriti problemin e qeverisë socialiste të Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, që me politikat jo demokratike, ka shkatërruar demokracinë, ka pushtuar ekzekutivin dhe legjislativin, duke përqëndruar të gjithë pushtetet në dorën e tij, ka sjellë krizë ekonomike, ka varfëruar qytetarët, ka rritur krimin, ka nxitur trafikun dhe po zbraz vendin prej qytetarëve të saj. Rakaj i kujtoi kongresmenit edhe kritikat e kryeministrit shqiptar ndaj Presidentit të Amerikës Donald Trump më 2016. Ai e pyeti kongresmenin nëse diktatorë të tillë antidemokratë, abuzues të pushtetit,do të kenë përkrahjen e Amerikës?
Natyrisht që përgjigja e kongresmenit ishte diplomatike, duke analizuar diktatorët në Korenë e Veriut, Bjellrusi, Kinë, Rusi etj…

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Kongresmeni Lee Zeldin, Vatra mbeshtetje

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT