Zamira Rubjeka eshte nje aktiviste per ceshtje bamiresie dhe anetare e borded te deges se Vatra Tampa chapter ne Clearwater, Florida (FL)./
Nga Isuf SPAHIAJ/ Tampa-Florida/
Zamira eshte me prejardhje nga Tirana me gjenerata. Gjysherit e Zamires nga ana e babait kane jetuar ne zonen e Medresese qe tiransit e vjeter e njohin si Mehallja e Kukjve. Gjysherit nga ana e nenes jane nga zona e Ishmit te Durresit. Nje influence positive ka qene dhe mbetet gjyshi nga ana e nenes qe ishte I njohur per patriotizem, pajtime gjakrash dhe si plaku I mencur is asaj zone. Gjyshi (Haxhi Karepi) ka qene pjesemarres ne mbledhjen e Mukjes per te cilin sapo Komunizmi mori pushtetin dhe e arrestoi dhe e torturoi per 180 dite ne dhomat e torturave per te spiunuar dhe per te dhene informacione te pjesemarrseve te asaj mbledhje si Abaz Kupi , Familja Keqi dhe te tjere. Pasi nuk bashkepunoi me sigurimin dhe ne pamundesi te fakteve konkrete ai u leshua nga burgu kur u la te vuante ne varferi dhe me pasoja shendetesore. Nderkohe oxhaku I kesaj shtepie kishte hapur dyert te cdo shpitari ne kohen e luftes dhe ndihmuar te pagrenit, te semuret e kohes se luftes e pa pasur parasysh se cilit krahe politik I takonin.
Me gjithe veshtiresite qe kaloi dhe humbjen e pasurise, ai vazhdonte te edukonte niperit e mbesat e tij me dashurine per kombin dhe atdheun deri ditet e fundit te jestes se tij. Keto vepra ndihmuan me brumosjen e Zamires me nje edukate familjare dhe dashuri per atdheun. Kjo tradite familjare eshte ndjekur dhe me pas nga prinderit e Zamires gjate luftes se Kosoves, ku ne shtepine e saj u strehuan 17 vellezer e motra kosovare me gjithe femijet e tyre.
Kjo tradite familjare po ndiqet dhe nga Zamira, me kurajon, pasionin dhe deshiren per te kontribuar ne komunitetin e Clearwaterit ku ajo punon dhe jeton se bashku me familjen e saj.
Zamira jetoi ne Shqiperi deri ne vitin 1997. Ajo filloi karieren e saj ne Banken e Kursimeve te Tiranes duke ndjekur dhe studimet e finances ne Universitetin e Tiranes. Enderrat e kesaj vajze te re per te ardhmen dhe passionin per finance u nderprene ne vitin 1997 kur cdo gje u mbyll dhe u erresua ne Shqiperi per shkak te luftes civile. Per te shpetuar jeten, prinderit e Zamires me ndihmen e Konsullates Polake ku punonte I jati u nisen me gjithe vellain e saj te madh ne rruget e mergimit pa ditur se cfare I priste ne Poloni dhe pastaj ne Gjermani. Zamira jetoi disa muaj ne kampet e refugjateve dhe pastaj u punesua ne nje restorant prane Hanoverit ku punonte mbi 12 ore pune te rendomta per te kursyer te holla per endrren e saj te madhe, Ameriken. Fatmiresisht, po ne ate vit, Zamira u approvua per green card dhe emigroi serish ne SH.B.A. Ky ishte fillimi I nje jete te re por te paditur. Zamira kishte vetem vellain e shoqes se saj te ngushte qe e priti per here te pare ne aeroportin e Nju Jorkut.
Shkeputja nga Shqiperia per te dyten here ishte akoma me e dhimshme dhe renqethese. Kete radhe ishte matane oqeanit ne nje vend qe nuk e kishte shkelur kure, qe nuk fliste gjuhen angleze. Ajo e dinte qe nuk kishte kthim mbrapa dhe momenti me I veshiter shpjegon Zamira, ishte kur u tha lamtumiren te dy prindereve te saj te shtrenjte. E kujton si sot ate moment dramatic, kur vendosi mos t ekthente koken mbrapa dhe pertypte lotet e saj nga shkeputja familjare dhe vendi qe e lindi dhe I rriti. Edhe sot e kesja dite I mbushen syte me lot kur e kujton ate moment.
I tere udhetimi per ne Amerike ishte nje humbje e 25 vjeteve te jetes se saj dhe fillimi I nje etape te re me shume te panjohura. Zamira arriti ne Amerike vetem me $2000 qe kishte kursyer duke punuar ne Gjermani. Ajo jetoi disa muaj ne Cunnecticut dhe levizi perseri ne shtetin e Florides. Aty me ndihmen e disa shqiptareve u punesua ne nje fabrike komputerash ne Saint Petersburg, ku punonte me ore te zgjatura dhe 7 ditet e javes pa pushim derisa ishte ne gjendje te blinte nje makine te perdorur dhe apartamentin e saj.
Veshtiresite ishin te natyrave te ndryshme, nga pengesa e gjuhes, paragjykimi ne komunitet sin je nga vajzat qe kishte emigruar vetem deri aty ku jetoi si endacake per disa dite. Me gjithe keto veshtiresi ajo ishte e kembengulur qe do tia dilte mbane dhe nuk nguronte te vinte ne prove njohurite qe kishte fitur ne Shqiperi ne fushen e finances. Tani ajo ka mbi 12 vjet qe punon ne nje nder bankat me te medhaja ne SH.B.A me nje experience extensive ne huat bankare dhe analiza financiare.
Ne vitin 2010, Zamira u trondit shume nga lajmi qe nena e saj u diagnostikua me kancer. Ajo beri te pamunduren, per te ndihmuar nenen e saj qe po vuante nga dhimbjet. Pasi arriti ta sillte ne Amerike dhe me vite me sakrifica duke luftuar me jete, nena e Zamires mbijetoi kancerin dhe gezon shendet te plote. Duke u hasur me kete lloj veshtiresie, Zamira u be me ndjeshme kundrejt njerzve me nevoja dhe te semure. Per here te pare me bashkupunin me z. Semsedin Yasar nga Shkupi, ajo punoi per te mbledhur fonde per djalin e vogel shqiptar, Andi Cali. Historia e ketij djali te vogel ia rrembeu zemren dhe nuk ngurroi te kerkonte fonde neper busineze dhe individe shqiptare. Me ndihmen e disa vullnetareve, Juliani nga Tropoja, Xhesi Memko nga Tirana dhe Aurela Mustali nga Malesia e Madhe organizoi mbremjen e bamirerise ku shume shqiptare vune doren ne zemer dhe kontribuan finaniciarisht me gjithe shpirt per Andin (Engjelli me Floke te Kuqe), qe fatekesisht humbi jeten e tij te pajetuar 3 muaj me mbrapa. Ndihmen per mbledhjen e ketyre fondeve e dhane dhe aktivistes qe kishin kohe qe punonin ne komunitet Z. Ismet Gjeloshi dhe Z. Isuf Spahiaj me informacionet dhe ekpertizen e tyre. Ky lloj sensibiliteti e preku Zamiren akoma me shume, ku nuk ngurroi te kontribonte ne ndihme te nje vajze fatkeqe ne Shqiperi, Ela Mustali qe kishte nevoje per implant veshkash.
Gjate ketyre ngjarjeve, ajo me gjithe nene e saj kontribuan ne hapjen e shkolles se pare te gjuhes shqipe ne Clearwater , shkolla Iliria. Qe nga ajo kohe, ajo u lidh me bashkeatdhetaret qe kishin te njejtin pasion dhe dashuri per kombin si Z.Ismet Gjeloshi, Z, Isuf Spahiaj, Znj. Iva Nallbani, Z. Klejdi Poloska, Znj. Klodiana dhe Vjollca Hysenlika. Se bashku ato punuan ne menyre vullnetare per te organizuar Festen e Pavaresise se Shqiperise qe u krye me sukses.