• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkolla Shqipe Zvicër/ Festë e Madhe në Bernë të Zvicrës

December 6, 2022 by s p

Të dielën me 4 dhjetor 2022,“Shkolla Shqipe” në Zvicër zhvilloi manifestimin qendror në Bernë të Zvicrës. E vogël ishte salla për t`i zënë të gjithë ata nxënës, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre të festojnë në manifestimin shkollor kushtuar ditëlindjes së pavarësisë së Shqipërisë.

“Shkolla Shqipe” në Zvicër edhe kësaj radhe me manifestimin shkollor në Bernë, manifestim i cili u organizua me rastin e 28 Nëntorit dëshmoi se përpjekjet dhe angazhimet e mësuesve së bashku me nxënësit janë vlerë e shtuar apo thënë më shkurt vlerë kombëtare, që kërkon më tepër kujdes për punën në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare te fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë. Edhe pse me rastin e festës ishin organizuar manifestime në të gjitha pikat shkollore ku zhvillohet mësimi “Shkolla Shqipe” në Zvicër organizoi edhe manifestimin qendror, në të cilin morën pjesë nxënësit e pikave shkollore të qytetit të Bernit, të përgatitura nga mësueset Boralda Kuçi – Leka, Shkëlzime Kurtaj dhe Majlinda Shaqirit, nxënësit  e pikës shkollore Flamat, me mësuesin Sejdi Rexhepi, ato të shkollë shqipe në Langnau me mësuese Leonora Zoto, nxënësit e pikave shkollore Grenchen, Solothurn dhe Tavannes me mësuese Mirsime Muja,  si dhe nxënësit e pikave shkollore Fällanden dhe Zyrih të mësueses Nora Macula. 

Në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë znj. Elona Dushallari  dhe  asaj të Republikës së Kosovës në Bernë znj. Fexhrije Blaku.

E bukura e gjithë këtij manifestimi ishte prezantimi i shkollave shqipe njëra pas tjetrës, që nganjëherë dukej si një garë e mrekullueshme, me qëllim që secili prej tyre të prezantohet sa më mirë. U fillua me nxënësit e shkolla Shqipe në Langnau, pastaj nxënësit e shkollave shqipe në Bümplitz, Wittigkofen, të Bernës, shkollat Fällenden dhe Zyrih të kantonit të Zyrihut, shkollat Tavannes dhe Grenchen etj. 

Ajo që u pa në këtë manifestim ishte puna dhe angazhimi i mësuesve nën drejtimin e organizatores së manifestimit shkollor mësuese Boralda Kuçit, të cilët së bashku me nxënësit na dhanë një pamje të mrekullueshme organizimi. 

Në fund të programit shkollor pjesëmarrësit i përshëndeti edhe koordinatori i Shkollës Shqipe Z. Vaxhid Sejdiu, i cili përgëzoi nxënësit për punën dhe angazhimin e tyre në këtë ditë festive, mysafirët, përfaqësuesit e ambasadave tona, falënderoi prindërit për bashkëpunimin si dhe kolegët, mësuesit për punën dhe përkushtimin që “Shkolla shqipe” të bëhet shembull i sukseseve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër por edhe në mbarë mërgatën shqiptare. 

Për miqtë e “Shkollës Shqipe” shpërndau mirënjohjen për veprimtarin,  biznesmenin dhe sponsorin gjeneral, i cili në vazhdimësi ka ndihmuar shkollat shqipe z. Adem Osmanin, pastaj znj. Behide Hasanaj e cila dallohet për angazhimin e saj në shërbim të aktiviteteve kulturore, Grupin  e valleve  “Shqiponjat”, znj. Ramona Beadinin, si u falënderuan vëllezërit Alimusaj, këngëtaret Drita dhe Ndue Qokaj dhe shqipe Hasaj,  për bashkëpunimin, si dhe televizionin “Syri Tv”, i cili në vazhdimësi përcjell aktivitete e shkollës shqipe. Të gjithë së bashku sot jemi bërë forcë në shërbim të rritës së shkollave shqipe kudo ku ka shqiptarë. 

Manifestimi u mbyll me një apel te të gjithë prindërit shqiptarë në punën dhe përkushtimin tonë të përditshëm në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare në Mërgatë kemi fituar bashkudhëtarë, të cilët na u kanë bashkangjitur me qëllim që të hapim sa më shumë pika shkollore, me qëllim që fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë ta kenë mundësinë ta mësojnë gjuhën amtare. Prandaj apeloj te të gjithë prindërit që fëmijët e tyre t`i orientojnë drejt pikave shkollore ku zhvillohet mësimi në gjuhën amtare. 

Filed Under: Opinion Tagged With: vaxhid sejdiu

Zvicër/ Hapet shkolla shqipe në Bex, të Kantonit Waadt 

November 17, 2022 by s p

Vazhdojnë sukseset e “Shkollës Shqipe” në Zvicër. Javën që kaloi u hapën dyert e pikës shkollore në Bex, të Kantonit Waadt, në Zvicër.  

Nxënësit e shkollës shqipe në Bex, të kantonit Waadt, në Zvicër gjatë një ore mësimore me mësuesen e tyre Rahime Latifi

Fakt është se përpjekjet tona në shërbim të fëmijëve të mërgimtarëve shqiptarë, të cilët punojnë dhe veprojnë në Zvicër kanë filluar t`i tejkalojnë edhe parashikimet tona. Nga java në javë, nga muaji në muaj kemi më tepër klasa dhe natyrisht më tepër nxënës të cilët regjistrohen në pikat shkollore në të cilat zhvillohet mësimi në gjuhën amtare. 

Fakt është se aty ku bëhen bashkë prindër dhe mësues nuk mungojnë sukseset në shërbim të shkollës shqipe. Fakt është se edhe javën e kaluar u hap shkolla e radhës, e cila iu bashkëngjitet dhjetëra e dhjetëra  shkollave të hapura deri më tani duke përfshirë qindra e qindra fëmijë në bankat shkollore për të mësuar gjuhën shqipe. E gjithë kjo, po ndodh në prag të festave të nëntorit: 114 vjetorit të Kongresit të Alfabetit, 110 vjetorit të  shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë si dhe 50 vjetorit të Kongresit të drejtshkrimit. Dhe natyrshëm nëntori është muaji që motivon dhe obligon shqiptarët të punojnë e veprojnë edhe më tepër në shërbim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës kombëtare. Në këtë rrugëtim edhe mësuesit dhe prindërit  e shkollave shqipe në Zvicër të përkushtuar rreth rolit të tyre në hapjen e pikave të reja shkollore dëshmojnë gjithnjë  e më tepër se “aty ku punohet edhe sukseset nuk mungojnë. Në këtë pikë shkollore punon mësuesja Rahime Latifi dhe mësimi zhvillohet çdo të shtune nga ora 10:00-12:00.

Nxënësit e shkollës shqipe në Bex të kantonit Waadt me tekste e reja shkollore në duar duke shfaqë gëzimin e tyre, në shkollën shqipe. 

“Shkolla shqipe” në Zvicër falënderon prindërit shqiptarë për përkrahjen e vazhdueshme në realizimin e detyrave të  përbashkëta kombëtare, me qëllim që të hapim sa më shumë pika shkollore dhe që fëmijët shqiptarë ta kenë sa më afër pikën shkollore për ta mësuar gjuhën amtare. 

Shkruan: Vaxhid Sejdiu

Filed Under: Reportazh Tagged With: vaxhid sejdiu

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT