• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BOTUESI I GAZETËS “ILLYRIA” NË VATËR

January 31, 2020 by dgreca

BOTUESI I GAZETËS “ILLYRIA” VEHBI BAJRAMI, VIZITOI VATRËN DHE I DHA MBËSHTETJE KRYETARIT ELMI BERISHA/

Mesditën e së premtes, 30 Janar 2020, biznesmeni Vehbi Bajrami, botues i gazetës”ILLYRIA”, i shoqëruar nga kryeredaktori Ruben Avxhiu, ishte për vizitë në Vatër, enkas për të uruar dhe mbështetur mikun e tij, Kryetarin e sapozgjedhur z. Elmi Berisha.

        Z. Vehbi Bajrami u shpreh se ndjehej shumë i gëzuar dhe i emocionuar që e viziton Vatrën me rastin e zgjedhjes në krye të saj të mikut të tij prej më se 30 vitesh. Jam i bindur, tha ai, se z. Berisha do të  lerë gjurmë në Vatër dhe do të bëjë më të mirën për të dhe do të jetë bashkëpunues në komunitet. Z. Berisha e njeh mirë komunitetin, ka përvojë, do të dijë që me Vatrën të hyjë në Washington dhe të ndikojë për çështjen Kombëtare sepse ka përvojë nga koha kur ishte i dërguari i Dr. Rugovës, ka  përvojën pse qëndroi e bashkëpunoi me biznesmenin e njohur Jim Xhem pranë senatorit republikan Bob Dole.

   Ka dhe avantazhet të tjera z. Berisha:  Duke qenë për disa vite në krye të rrjetit ndërkombëtar të bizneseve shqiptare në Diasporë, besoj se do ta ketë më shumë shanse që jo vetëm të forcojë Vatrën, por edhe të kontribuojë për investimet e diasporës në Vendlindje. Kryetari i ri i Vatrës e ka shansin që ta bëj mirë rolin e Liderit në Vatër sepse e njeh mirë këtë fushë edhe teorikisht. Kujtoj me këtë rast librin e tij “Lidership”, botuar në dy gjuhë, promovuar kohë më parë nga Gazeta Illyria, tha z. Bajrami.

Z. Vehbi Bajrami theksoi se me Vatrën atë vetë e lidhin miqtë por edhe historitë e personazhet e librit të tij “Shqiptarët e Amerikës”, ku më shumë se 20 për qind të lëndës i referohet Vatrës dhe vatranëve.

Vatra, tha z. Bajrami, e meriton që të jetë ombrella, ku diaspora të mblidhet dhe të luftojë për çështjen tonë Kombëtare. Vatra është më e vjetra organizatë e diasporës, ka ndërtesën e saj, me zyra, salla, bibliotekë e arkiv, më shumë se kushdo ka anëtarësi, ka degët e saj në shtetet e Amerikës së Veriut dhe Kanada, është e vetmja që ka gazetë dhe me këtë rast, theksoi ai, përgëzoj editorin Dalip Greca, për punën e palodhur dhe profesionale që ka bërë për Diellin.

Z. Bajrami e garantoi kryetarin e  Vatrës se gazeta Illyria do të jetë e hapur për ta ndihmuar në misionin e tij dhe të Vatrës.

Kryetari Berisha e falenderoi mikun e tij për vizitën dhe mbështetjen. Vlerësoi kontributin e dhënë për çështjen shqiptare, veçanërisht në fushën e medias, por edhe më gjërë. Ndjehem mirë, tha z. Berisha që kemi bashkëpunuar për rreth 30 vite; unë kam përfituar nga ky bashkëpunim. Ndjehem i gëzuar që Kuvendi i Vatrës dha konsesusin e plotë që ta drejtoj këtë organizatë me shumë emër e shumë histori. Gjatë mandatit tim unë do të përpiqem që duke ruajtur substancën dhe frymën e Vatrës, së bashku me ekipin tim, strukturat dhe degët e Vatrës, të lëmë gjurmët e  një pune të mirë. Po shoh se njerëzit shkruajnë dhe komentojnë në mënyra të ndryshme rreth Kuvendit të Vatrës, por jam i bindur se ky Kuvend që Vatra organizoi në Detroit,me më shumë se 100 delegatë, ka qenë më demokratik se çdo mbledhje e forum tjetër i komunitetit. Gjithçka ishte trasparente, serioze, dhe ne dolëm të bashkuar që andej. Ne ishim dy kandidatë, me dy platforma, dhe u mirëkuptuam me njeri tjetrin dhe delgatët na duartrokitën në fund. Jam i bindur, tha z, Berisha, se gjatë drejtimit tim Vatra do ta ketë qasjen e  shekullit XXI. Atë rrugëtim që pat nisë paraardhësi im,z. Mishto, i cili hapi derën e Vatrës për rininë, ne do ta finalizojmë. Washingtoni do të jetë një tjetër piksynim ynë për të rritur prezencën shqiptare atje, tha z. Elmi Berisha.

Gjatë takimit kryetari i Vatrës shoqërohej nga zotërinjtë Idriz Lamaj, Besim Malota dhe editori i Diellit.

Kryeredaktori i gazetës ILLYRIA Ruben Avxhiu e intervistoi kryetarin e  Vatrës Elmi Berisha.

Filed Under: Featured Tagged With: Vehbi Bajrami-Vatra-Elmi Berisha

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT