• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOLEKSION I RRALLE PER VELLEZERIT FRASHERI

May 11, 2014 by dgreca

Biblioteka Kombëtare ka ekspozuar koleksionet e rralla të tre vëllezërve Frashëri, Naimi, Samiu dhe Abdyli. Prej datës 6 maj, 85 libra unikalë i prezantohen publikut. Ata janë shkruar në harkun kohor të 37 viteve, prej 1875-ës e deri më 1912-ën. Maks Gjinaj, shefi i sektorit të bibliografisë, në Bibliotekën Kombëtare tregon për “Gazeta Shqiptare” se libri më i vjetër i ekspozuar është “Besa”, dramë e shkruar në turqisht në vitin 1875 nga Sami Frashëri. Ajo konsiderohet si drama e parë nga autorët e Rilindjes, e ndonëse është shkruar në gjuhën turke, subjektin e ka shqiptar(për besën e dhënë babai vret të birin që nuk e kishte parë për dy dekada). Gjinaj sqaron se veprat e ekspozuara janë në osmanisht dhe shqip. Nga Abdyl Frashëri, në koleksionet e rralla ruhet Memorandumi i vitit 1879. “Nuk është origjinali, por është i daktilografuar dhe titulli i tij është me shkrim dore nga Mit’hat Frashëri. Në librat që ekspozojmë janë botimet e para ose ribotime të hershme të librave të tre rilindasve”,-sqaron Gjinaj.
Mes librave, është edhe ajo që konsiderohet si vepra më e rëndësishme e Samiut, “Kamus-al-alam”, e botuar më 1889, që është fjalor enciklopedik historiko-gjeografik, me 4.840 faqe. Ndonëse nuk është në gjuhën shqipe, ai flet edhe për Shqipërinë.
Librat janë të njohur për studiuesit, por jo për një publik të gjerë, që mbase i njeh nga titujt, por nuk i ka parë nga afër.
I pyetur se cila është gjendja e librave, Gjinaj na kujton se janë libra më shumë se 100-vjeçarë të përdorura nga mijëra duar, porse vetë Biblioteka Kombëtare ka një sektor restaurimi, në rastet kur ndërhyrja është e nevojshme. “Ne nuk mburremi me libra të papërdorur. Këta kanë kaluar në mijëra duar, por ne i ruajmë në kushtet tona. Janë uniaklë dhe është plus i madh për ne që i kemi”, tha shefi i Bibliografisë në Bibliotekën Kombëtare.
Konferenca
Me rastin e 100-vjetorit e djegies së Frashërit të Përmetit nga grekët, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë është mbajtur një konferencë shkencore me temë “Vendi që zë Frashëri në historinë e Shqipërisë dhe projektet për rigjallërimin e tij si qendër e komunës së Dangëllisë”. Kanë marrë pjesë në këtë konferencë akademikë, profesorë, doktorë të shkencave, të cilët kanë sjellë në memorien e të pranishmëve të kaluarën e ndritur të këtij qyteti të vogël të dikurshëm malor. Nga ky fshat kanë origjinën edhe tre vëllezërit, Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri që njihen si simbol i Rilindjes sonë Kombëtare. Po atje, gjendet edhe një shtëpi muze e tyre, e vizitohet nga shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Çamërisë, Malit të Zi dhe diasporës.(Kortezi: Fatmira Nikolli, GSH)

Filed Under: Kulture Tagged With: Fatmir Nikolli, velelzerit Frasheri

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT