• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vilma Hodo: Teatri ju thotë të vërtetat që askush nuk guxon t’ju thotë

July 7, 2017 by dgreca

Aktorja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Vilma Hodo, është mjaft e përkushtuar në profesionin e saj, të cilin e ka me shumë pasion. Pas suksesit të “100 Fustanet” produksion i Teatrit Metropol me regjisore Jonida Beqo, Vilma Hodo ka qenë pjesë e disa eventeve në New York. Me 26 maj ishte pjesë e tapetit të kuq të Festivalit New York Albanian Film Week në New York, ku vazhdon të perfeksionojë artin e aktrimit duke u angazhuar me workshope të teatrit. Në intervistën që vijon Vilma tregon rrugëtimin e suksesit të saj në aktrim.

unnamed (1) Intervista me aktoren Vilma Hodo/

unnamed (4)Intervistoi Ermira Babamusta/

unnamed (6)

Na tregoni më shumë rreth vetes. Çfarë ka ndikuar në zhvillimin e pasionit tuaj, aktrimin?

unnamed (5)

Vilma Hodo: Kam lindur në Tiranë dhe jam diplomuar për aktrim në Akademinë e Arteve në Tiranë (Sot Unversiteti i Arteve) në vitin 2010. Zgjedhja ime e lirë për të studiuar aktrim është formësur herët që prej fëmijrisë time. Pasioni i babit tim për librat dhe rritja në një shtëpi ku bibloteka brenda shtëpisë kishte vendin dhe hapsirën qëndrore ka zhvilluar tek unë gjithmonë imagjinatën dhe procesin e të lexuarit si një proçes i shenjtë. Fuqia e këtij procesi ka qënë në faktin se nuk më është diktuar verbalisht por e kam brendësuar duke e vëzhguar tim atë! Veprimet e tij, kujdesi për librat, dashuria për personazhet e tyre, pasioni në përshkrimin e jetës së tyre ka zhvilluar tek unë një dëshirë për të njohur dhe eksploruar personazhe, histori dhe, ngjarje… Eksperiencat e mia të deri tanishme janë më së shumti në Teatër dhe kjo jo rastësisht sepse Teatri është tempulli i të vërtetave magjia e së cilit pushton këdo profesionist që punon dhe bën Teatër. Pak pas diplomimit kam qënë pjesë e disa produksioneve Teatrore në Tiranë dhe një ekperiencë të vecantë 1 vjecare  në Teatrin Kombetar për femijë. Kam qënë pjesë e trupës së aktorve në Teatrin Aleksandër Moisiu në Durrës ku kam punuar në disa produksione teatrore të suksesshme të cilat janë shfaqur në festivale Teatrore brenda dhe jashte vendit. Së fundmi kam punuar në Teatrin Metropol në Tiranë si aktore dhe specialiste edukimi për teatrin. Në fillim të këtij viti jam diplomuar edhe për psikologji (full- time, bachelor degree) në Fakultetin e Shkencave sociale në Tiranë. Psikologjia është fusha që e ka plotësuar ndjeshëm fushën time kryesore të interesit Teatrin dhe më ka ndihmuar mjaft jo vetëm në punën time si aktore por dhe në eksplorimin e fushave të tjera të lidhura me Teatrin dhe Psikologjinë siç është drama-terapia dhe psikodrama të cilat janë fusha me interes për mua së fundmi.

unnamed

Na trego për fillimet në fushën e aktrimit.

Vilma Hodo: Jam një aktore që dashuron Teatrin dhe magjinë që ai krijon dhe përcjell tek publiku por dhe tek njerzit që e bëjnë atë. Psikologët thonë që të gjithë ne tek profesioni që zgjedhim projektojmë nevoja të pandërgjegjshme të cilat na udhëheqin drejt profesionit që bëjmë ose kemi pasion të bëjmë. Sigurisht që kjo është e vërtetë për mua nëse bëj një flash back në fillimet e fushës së aktrimit. Ashtu si mami im thotë në gjuhë zhargon “nuk ka lënë konkurs interpretimi pa shkuar” (qesh) kur kujtojmë sakrificat e saj kur me ndiqte në çdo aktivitet në lidhje me aktrimin.

Disa kompeticione rinore aktrimi dhe jo vetëm (kërcimi dhe kënge) në Televizonet shqiptare në periudhën kur unë isha nxënëse në gjimnazin “Ismail Qemali “e konsoliduan në një farë mënyrë zgjedhjen time. Kanë qënë eksperienca të rëndësishmë për mua, mësoja shumë prej tyre, kam njohur për herë të parë njerzit që më pas do ishin profesorët e mi por mbi të gjitha çmimet e para dhe këto “mini-suksese” të para më motivonin që përveç pasionit kisha dhe koefiçentin e rëndësishëm talentin!!

Aktrimi është një fushë e gjërë për të cilën janë me vlerë eksperiencat, madje mund të them që edhe eksperiecat e para në tv apo radio të vlejnë. Eksperiencat që lidheshin gjithmonë e më shumë me aktrimin më kanë ndjekur ose unë i kam ndjekur…

Ermira Babamusta:-: Në cilat projekte keni punuar së fundmi?

Vilma Hodo: Së fundmi kam përfunduar një cikël shfaqesh të një produksioni teatror për të rinj dhe adoleshentë “100 Fustanet” produksion i Teatrit Metropol me regjisore Jonida Beqo. Ka qënë një eksperiencë e rëndësishme sepse shfaqja ka pasur jo vetëm vëmendjen dhe vlersimin e publikut por ka pasur në qënër të saj dhe një dimesion edukues për publikun më të rëndësishëm të Teatrit që janë të rinjtë dhe adoleshentët. Ata jetojnë sot në një kohë ku teknologjia zhvillohet çdo ditë dhe ti impresionosh ata me teatër cilësor nuk është e lehtë, ti ofrosh një eksperiencë unike në teatër do të thotë që ke investuar në publikun e së ardhmes dhe ke përmbushur fuqinë dhe misionet e teatrit. Kam qënë pjesë e një kasti kolegësh mjaft të talentuar dhe energjik të cilët e duan me shpirt punën e tyre. Gjithashtu kam qënë pjesë si aktore sërisht e një produksioni televiziv në Digitalb me aktorin dhe komedianin e njohur Elvis Pupa.

Kush është personazhi që ju ka sfiduar më shumë profesionalisht deri tani?

 Vilma Hodo: Një aktor tek secili karakter gjen copëza nga vetja, rindërton, rikujton eksperienca, projekton dhe krijon. Gjithë procesi i krijimit e përmban sfidën, veçanërisht për aktorin kur interpreton karaktere që pak ngjasojnë me të. Është shumë intriguese se si nëpërmjet një personazhi të ri ti zgjeron dimensioned e vetes dhe ketu është sfida më e madhe. Personazhet të cilat në pamje të parë nuk kanë pasur aspak ngjashmëri me mua kanë qënë më sfiduesit dhe më të rëndësishmit profesionalisht. Personazhi i Krisotemës në tragjedinë “Elektra” ka qënë një personazh sfidues i cili edhe psikofizikisht ka qënë mjaft impenjativ dhe i rëndësishëm.

Si lidheni ju me këtë personazh?

 Vilma Hodo: Procesi i krijimit të personazhit, mishërimit të tij është i tillë që lidhja mes unit tënd dhe unit të personazhit nuk janë pastërtisht të ndara. Ky është edhe momenti që ne aktorët jemi edhe të bekuar më këtë profesion. Ndërkohë që aktrojmë, që bëjmë punën tonë ashtu si Mark Zukenberg programon ne nuk bëjmë miliona dollar me teatër por ama bëjë terapi, realizojmë teatro-terapi. Kjo është arsyeja pse disa aktorë thonë që nuk jetoj dot pa berë teatër sepse të aktruarit është një proçes që përfshin proçese psikike dhe shpirtërore. Unë me çdo personazh lidhem mjaftueshëm sa për ta mëshiruar…gjithmonë e më shumë sa herë ngjitem në skënë dhe sjam më Vilma …

Si është lidhja juaj gjatë punës me regjizorin?

 Vilma Hodo: Është një marrdhënie besimi mbi të gjitha, sepse regjisori është krijuesi që ka të ndërtuar të gjithë aspektet e shfaqes dhe e sheh shumë herë më herët se aktori raportin e personazhit me shfaqen dhe personazhet  tjera. Një regjisor i mirë të zhvillon si sepse është ai që ka distancën dhe i distancuar vrojton atë që aktori vepron.

Eksperiencat tuaja në film?

 Vilma Hodo: Eksperiencat e mia më së shumti në teatër e kanë kufizuar pjesmarrjen time në Filma. Roli im i parë në film ka qënë në një produksion me meshtrash të shkurtër nga regjisori Italian Mimmo Mongeli, filmi “Watch” dhe se fundmi kam qënë pjesë më një rol episodik në filmin “Lule Plastike” nga regjisori Ylljet Aliçka ku në shesh xhirim kam pasur fatin të jem me ikonën e filmit dhe teatrit Shqiptarë Robert Ndrenika.

Çfarë lloje filmash ju pëlqen të jeni pjesë?

 Vilma Hodo: Do doja shumë të isha pjesë e një romance, unë jam tmerrsisht romantike …është shanri i duhur për mua.

Çfarë roli luan arti në shoqëri?

 Vilma Hodo: Unë si individ kam një marrdhënie shumë të shenjtë me lirinë dhe të vërtetën në raport me veten dhe të tjerët. Për mua liria është gjëja më e shenjtë dhe e rëndësishme për zhvillmin dhe vetaktualizimin e individit. Nëse sistemet politike i “hedhin hi syve njerzve” arti dhe teatri i zgjon, i përball me të vërtetat që askush nuk guxon tja thotë. Arti emancipon, të fuqëzon, të jep lirinë, të bën më shumë human … veçanërisht në këtë kohë të frikshme, marramendëse të zhvillimi teknologjik arti do na shpëtoj …

Çfarë talente të tjera keni?

Vilma Hodo: Unë dashuroj të kërcej, të këndoj, të vrapoj, të ushtrohem fizikisht, sepse janë të gjitha pjesë të profesionit tim, që më dhuron liri…

Këshilla juaj për dike që dëshiron të ndjeki këtë karrierë?

 Vilma Hodo: Shumë pasion, mjaftueshëm talent dhe vendosmëri…në çfarëdo mënyre gjithmonë është e vështirë por për kënaqsinë që merr ja vlen …

Çfarë mund të presim nga ju për vitin 2017?

 Vilma Hodo: Këtë periudhë po shoh shfaqe dhe aktivitete artistike të mrekullueshme këtu në New York, po ndjek workshope në lidhje me aktimin dhe teatrin dhe mbi të gjitha po frymzohem që është shumë e nevojshme për një artist. Një rol i ri në një produksion teatri që pritet të filloj sezonin tjetër.

Filed Under: Interviste Tagged With: Ermira Babamusta, nuk guxon t’ju thotë, që askush, Vilma Hodo: Teatri ju thotë të vërtetat

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT