• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PREJ DHËMBJES DHE BUKURISË

June 4, 2018 by dgreca

– Eseja që hap librin “Nata është atdheu im”, poezi nga Visar Zhiti, botuar në Itali -/ 
1 Vissar PatriaEnnio Grassi                                                                                                                                                                                                 Nga Ennio GRASSI/

“Letërsia, si i gjithë arti,/

është rrëfimi që jeta nuk mjafton”./

         Fernando Pessoa/

3436595

 Biografia letrare e poetit shqiptar Visar Zhiti, në panoramën evropiane ndër më të mëdhenjtë e kohës tonë, është një gjë e vetme me atë ekzistencialen. Në fillesë ishte dhëmbja, burim dhe formë së bashku i élan vital,* i ndjekur me çdo çmim, pavarësisht gjithçkaje, për t’u bërë kërkim i pashmangshëm i sensit dhe i pyetjes absolute.

Nëse tekstet e përmbledhjes së parë në italisht, Croce di carne, 1997 (Kryqi prej mishi), pjesë të së cilës u ruajtën në kujtesë nga burgu i ashpër në Gulagët e Enver Hoxhës, i zbuluan lexuesit italian një zë me intensitet të paparë, të endur në dëshminë e një tragjedie individuale dhe kolektive, më pas ato të Confessione senza altari, 2012 (Rrëfim pa altare), paraqitën botën me një vizion të ndërtuar mbi arkitektura leximi të një imagjinate që nuk njeh kanone, nga Esenini te Tsvetaeva e Achmatova, nga Walt Whitman te Borges, nga Montale te Federico Garcia Lorca, forma të një fjale që kërkon portat e jetës në lirinë më absolute.

Në La notte è la mia patria, 2018 (Nata është atdheu im), kemi poetin që lexon në errësirën e shpirtit, si në një dorë kozmike, shenjat e “agimeve të reja”, copra yjesh që përndezin papritmas, në  shenjën e një shprese të mundëshme, zemrën e territ.

Tre “dhomat” e kësaj përmbledhjeje (Dëshirë yjesh, Ku është jeta?, Kjo ditë e gjithë për të kujtuar) janë të banuara pikërisht nga çështja: britmë, pëshpëritje, venie në skenë të hapësirave, vertikale e vizionare, të pa përshkrueshme ndryshe.

Fjala merr vlerën e një universi tjetër, por asnjëherë jo vetëreferues, aq më tepër i mishëruar fizikisht në emocionet e poetit lutjeplot:

Marr dorën e butë të kësaj mbrëmjeje

e ledhatoj, pastaj e hap

                                    për të parë fatin.

Kjo vijëz e brishtë është rruga,

ku po ecim, që do të na çojë

                          në agsholet e reja,

andej ku jeta është e gjatë, e gjatë

                                   sa lumenjtë

e diejt dalin nga ujrat

si ëndrrat e arta nga shtrati.

(…)

(nga “Lexoj fatin e mbrëmjes”)

Është sensi i asaj “dëshire yjesh”, që titullon dhomën e parë dhe që, në lutjen e përndritur e shkrirëse ndaj Birit-Atë, e kthen, trans-duce**, në një këngë dhëmbshurie, në dhëmbjen e humbjes: “(…) ikonën e gjallë të fytyrës tënde mbaj/ me aureolën/e shpirtit tim përreth. // Jepma dorën dhe bekomë/ Biri im, Ati im!”

Dhe është ndërkohë një këngë-rapsodí së bukurës, jo vetëm si antidotë për dhimbjen, por vetë formë e asaj pyetjes, pikërisht absolutes, e cila vetëm mund të zbulojë gramatikën e jetës dhe nëpërmjet saj edhe të dhënat e një njohjeje të mundëshme.

Në vendet ekstreme të shpirtit të banuar nga fjala, poezia e Zhitit inkorporohet deri sa bëhet botë, univers.

Pyetja (Ku është jeta?) është ende njehsori i dhomës së dytë. Dhjetë tekstet e një requiemi, ku poeti, në dëshirën e një kuptimi të ekzistencës në detin e dhimbjes, kërkon fjalët që thonë një domosdoshmëri jete, pavarësisht nga jeta:

Ku është jeta,

se ndonjëherë më duket se gjendet

jashtë meje dhe bën dhe pa mua?

Po unë a mund të bëj pa jetën

si për t’u hakmarrë?

Një pyetje, pra dialoguese me misterin e humbjes, me non-sensin*** e tij, i njëjti si i Maries, nënës së të Kryqëzuarit, i njëjti mister që ndjell Leopardi në Canto notturno (“Po pse, moj Jetë, /më ngarkon ndërkaq me ato që dot nuk i mban (…)” dhe fjalët “memece” të lutjeshumit të Pyetësorit (Libro delle interrogazioni) të Edmond Jabès.

Fjala ngrihet atëhere, në një epifaní të re, në rilindjen e birit. Dritë e një vullneti të papërmbajtshëm të jetës (“Dua ta gdhënd dritën, / dhe pas vdekjes,“) me forcën e një dëshire që bëhet mermer dhe ujë i bekuar.

Dhoma e tretë (Kjo ditë e gjithë për të kujtuar) hap më së fundi këngën shenjtërore. Në pajtimin e shpirtit me vetë da-sein**** në zërin që bëhet i tërë njësh me arkitekturat vizionare të një bote të përtërirë dhe ku dhëmbja gjen vetë  ngushëllim: “Dhe vjen nata dhe fati im i mbetur/ ndriçon si mermer në errësirë …”

_____________________

*) élan vital – fr, forca vitale, impulsi i jetës, term i përdorur nga filozofi francez Henri Bergson në librin e Tij “Kreativ evolution”, princip i krijimit në morfogjenezën e gjerave, komplekse dhe rritëse.

**) trans-duce – lat. të konvertosh diçka në një formë tjetër si energji ose si mesazh, energjinë fizike ta kthesh në një sinjal nervor.

***) non-sens – fr. në filozofinë e gjuhës dhe të shkencës mbart kuptimin e absurdit dhe të komikes, është perdorur nga poetë e romancierët për të shpalosur çështje të gjuhës dhe të arsyetimit.

****) da-sein – gjerm. ka kuptimin e ekzistencës. Haidegger e përdorte si referim të përvojës se te qenit, qe është kaq e veçante, e pazakonte, bizarre te qenies njerëzore.

* ENNIO GRASSI   

është kritik arti, eseist dhe sociolog i letërsisë italiane. Studioi për magjistër në Universitetin e Urbinos dhe u laurua për Letërsi në 1969, më pas për Filozofi, në 1972 dhe sociologji në 1979. Ka dhënë mësime në lece, në universitet Filologjinë Moderne dhe drejton kurse specializimi pasuniversitar.

Ka punuar këshilltar për kulturën në Komunën e Riminit, ku dhe banon si dhe këshilltar në Ministrinë e Arsimit, kordinator në koperimet me Ballkanin dhe në programet e bashkëpunimit Itali-Shqipëri, ku dhe ka ardhur si diplomat special. Po kështu ka qenë këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Drejtorinë e universiteteve për Shqipërinë dhe Kinën.

Është zgjedhur tre herë deputet në Parlamentin Italian. Ështe dërguar si vëzhgues ndërkombëtar në zgjedhjet e para demokratike në disa vende.

Disa tituj nga vepra e tij:

– Lo scrittore e il potere (Shkrimtari dhe pushteti), 1974

– Sociologia e psicanalisi dell’opera d’arte (Sociologji dhe psikoanalizë e veprës së artit), 1975

– L’antifascismo dell’intelligenza (Antifashizmi i inteligjencës), 1977

– Immagini di parole (Imazhe të fjalës), 1982

– I poeti della terra d’Albania, Antologia (Poetët e tokës Shqiptare), me R.Sportelli, In forma di parole”, 2002

– Tirana,genealogia di un ritratto in un esterno, (Tirana, gjenealogji e një portreti nga jashtë),

– La cultura letteraria, in Storia della Chiesa riminese, (Kultura letrare, në historinë e Kishës rimineze), 2015

– Nota al testo (Shënime në tekst), me Manuela Ricci, 2018

Ndërkaq është antar i Komitetit Shkencor i “Osservatorio Balcani e Caucaso”, bashkëpunëtor i shumë revistave të njohura, drejton për botuesin “Pazzini” kolanën e poezisë dhe është konsulent i projekteve të arealit ballkanik.

Përktheu dhe pajisi me shënime Ed. Ag.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ennio Grassi, Nata eshte Atdheu im, Vissar Zhiti

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT