• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZGJIDHET ENIGMA E DY FRAZAVE NGA SHEKULLI V PARA ERËS S SË RE

June 11, 2014 by dgreca

Vlerësim lidhur me studimin e Prof. dr Ruzhdi Ushakut “ Shqipja si çelës për dy fraza enigmatike nga “Zogjët” e Aristofanit” ( shek.V p. e. re)/
Nga Halit HALIMI*/
Me kurreshtje profesionale-shkencore dhe vemendje të veçantë, e lexova dorëshkrimin e studimit sensacional të Prof. dr Ruzhdi Ushakut, ish mësimdhënës eminent i Universitetit të Prishtinës dhe studiues-filolog i spikatur në fushën e filologjisë krahasuese.
Në veprat dhe studimet e tij të përimta pararendëse, ky punues shkencor na ka befasuar shpesh me vepra dhe studime cilësore, me teza dhe arritje të reja, më pak të njohura ose të panjohura, që kanë pare dritën edhe në disa gjuhë të huaja.
Me këtë rast, do t’i veçoj disa vlerësime për këtë studim të tij ekskluziv, më të ri, që do të tërheqë padyshim vëmendjen dhe interesimin e lexuesit shqiptar dhe të huaj.
Në komedinë “Zogjtë” të Aristofanit ( shek. V p.e. re), personazhi Tribal përdor dy fraza enigmatike të shënuara me shkronja të alfabetit grek të asaj kohe por të pakuptueshme për greqishten.
Që nga ajo kohë e këtej, përkthyesit, përkatësisht studiuesit e ndryshëm janë marrë thuajse sipërfaqësisht me këto fraza, në shikim të parë të parëndësishme, kurse faktikisht me rëndësi të jashtëzakonshme për gjuhësinë ballkanike dhe më gjërë.
Dietarët dhe përkthyesit që janë marrë sadopak me këtë çështje të imponueshme ndahen në dy kategori:
Ata që janë munduar të gjejnë një kuptim të supozuar sipas kontekstit,
Dhe të tjerët duke bërë transkriptimin e tyre shkronjë për shkronjë, në alfabetin latin.
Zbërthimi ritmik i frazave NABAISATREU dhe SAUNACA BA CTARI CRUSA ( sa u na ka baktari krusa) është bërë në variante të ndryshme, e para 3-4 gjymtyrë, kurse e dyta prej 2-4, por pa shpjegime të gjymtyrëve në nivelin leksikor dhe gramatikor.
Studiuesi Ushaku, në dallim prej atyre të deritanishëm e zbërthen frazën e pare në gjashtë njësi
( NA BA-I -SA- TRE-Y )dhe të dytën në tetë / SA-Y-NA-KA-BA-KTA-ARI-KRUSA/ sqaruar apo shoqëruar me interpretimin leksiko-gramatikor të secilës njësi dhe me reference kontekstuale dhe qasje inter dhe multidisciplinare.
Pikënisja e tij është transkriptim I sigurtë në sinkroni dhe reflekset e më vona diakronike me alternanca e metateza përkatëse dialektore dhe të shqipes së shkruar prej Mesharit e këtej.
Koncepti metodologjik-shkencor i Ushakut është i llojit të vet, ku ceken edhe rrethanat historiko- shoqërore të asaj kohe, duke mbajtur parasysh poliseminë. Autori përdor edhe logjikën e eliminimit të shpjegimeve më pak bindëse, dhe qoftë edhe atyre intuitive duke pasur gjithnjë parasysh vokabularin bazik të jetës dhe koncepteve të kohës, me një strukturë arkaike.
Fjalitë e cekura të transliteruara në formën e shqipes së sotme dalin si vijon: 1. Na bani ( kushtoi) sa për tri hise, kurse 2. Sa na është ( âshtë) bâ ( sa na ka kushtuar) kjo brinoke në ari).
Profesor Ushaku, i cili me modesti këtë punim e quan sprovë i le shumë gjëra pa u thënë në mënyrë që të mbetet vend për një botim më të plotë me shpjegime edhe më të përimta, gjithnjë duke pritur fjalën e shkencëtarëve kompetentë dhe duke sfiduar përpjekjet e të tjerëve për ta pranuar apo kundërshtuar tezën e tij në favor të ndonjë të vërtete tjetër, më bindëse dhe më të argumentuar.
Deri më sot, nuk dimë për ndonjë rast zbërthimi apo interpretimi jo vetëm të fjalive në vështrim, por përgjithësisht që të jetë kushtuar kaq hapësirë dhe shpenzuar aq mund për të dalë në këtë rezultat.
Rëndësinë e këtij studimi mund ta kuptojnë vetëm ata profesionistë që do ta lexojnë dhe rilexojnë me vëmendje absolute horizontalen dhe vertikalen e këtij interpretimi, me kokë të ftohtë, pa eufori dhe paragjykime, duke vlerësuar edhe mundin dhe përpjekjen për ndriçimin e të vërtetës shkencore.
Për mendimin tim, kemi të bëjmë me një studim të përimët profesional-shkencor, me qasje interdisciplinare filologjike dhe multidisciplinare të shkencave të tjera.
Rrjedhimisht, shpjegimet dhe rezultatet e tij janë bindëse dhe të argumentuara mbi bazën e qëndrueshme të metodologjisë shkencore.
Si recensues , me kompetencë profesionale prej fonetikani dhe filologu, mbaj parasysh zbatimet universale si dhe ato specifike të dialektit gegë. Shpreh bindjen time të thellë se kemi të bëjmë me një studim shumë serioz, në rend të parë me pikënisjen e transkriptimit fonetikisht të bazuar, si dhe ritmikës dhe zbërthimit të frazave në gjymtyrët përbërëse. Frazat në fjalë kënaqin kriteret e ritmit arkaik ku mbizotërojnë fjalët njërrokëshe, kuptimplote në aspektin leksiko-semantik dhe funksionale në aspektin gramatikor – sintaksor. Shprehimisht me leksik dhe sintaksë arkaike, si të tilla, këto fraza inkuadrohen në kontekstin dhe intertekstin kuptimor të zhvillimit të ngjarjes së caktuar, që përshkruhet në komedinë”Zogjtë” të Aristofanit.
Jam i bindur se, falë koncepteve më të avancuara të metodologjisë shkencore, kultures së gjërë dhe të thellë filologjike, aftësisë analitike të gjithanshme të autorit Ushaku, ky studim-zbulim ka gjasa shumë të sigurta që, në thelb dhe përgjithësisht, të jetë i pranueshëm madje i pranuar nga shkenca bashkëkohore, besojmë edhe e nesërme.
* ( Autori H. Halimi është doktoruar në Sorbonë për fonetikë eksperimentale dhe fonologji, me vështrim të veçantë në dialektin gegë. Ka botuar disa vepra gjuhësore , përfshirë këtu edhe disertacionin e doktoratës në gjuhën frënge.)
Ne Foto: Prof. dr Ruzhdi Ushaku

Filed Under: Kulture Tagged With: Halit Halimi, Ruzhdi ushtaku, zgjidhet enigma

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT