• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA, ZONË TË VEÇANTË EKONOMIKE AMERIKANE

June 26, 2018 by dgreca

-Në Kosovë themelohet Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane, Qeveria merr vendimin/

1 qeveria Harad

-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj: Themelimi i Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane përkon me 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës për të thelluar partneritetin strategjik me SHBA-të/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 26 Qershor 2018/ Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendimin për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane.  Ky vendim është mbështetur në propozimin e grupit punues të themeluar nga qeveria për të shqyrtuar mundësit dhe procedurat e themelimit të kësaj zone.

“Themelimi i Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane përkon me 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës për të thelluar partneritetin strategjik me SHBA-të”,  tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në mbledhjen e qeverisë u theksua se, themelimi i  Zones së Veçantë Ekonomike do të ketë një rëndësi të madhe për ofrimin e kushteve të nevojshme për investimin e kompanive të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e gjithashtu do të mundësojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e punësimit.

Zyra e Kryeministrit do të koordinojë gjithë procesin e themelimit të Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane, sipas propozimit të grupit punues, në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente.

Përzgjedhja e lokacionit në komunën e Gjakovës është bazuar në faktin se ky lokacion plotëson kushtet e hapësirës, mbi 500 hektarë, si dhe përparësitë tjera, si kyçja direkt në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, qasje e lehtë në Autostradën e Dukagjinit, afërsia me aeroportin e Gjakovës, por edhe të Prishtinës.

Me qëllim të realizimit të projektit, pas miratimit të vendimit nga qeveria e Kosovës, do të përgatitet memorandumi i bashkëpunimit me palën amerikane, hartimi i studimit të fizibilitetit për procesin dhe përzgjedhja e një operatori ekonomik për realizimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike.

Që në nisje të mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka informuar Kabinetin Qeveritar për punën intensive në finalizimin e Ligjit për pagat, ligj ky që është në fazën e tij finale të përpilimit dhe javën e ardhshme do të jetë pikë diskutimi në Qeveri. Po ashtu, Kryeministri Haradinaj ka theksuar qëndrimin e tij se në ligjin e ri do të ketë rritje pagash për Policinë e Kosovës, punëtorët shëndetësorë dhe kategori të tjera të rëndësishme. Miratimin e Qeverisë e kanë marr edhe tre Koncept dokumente:
-Koncept dokumenti për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor adreson nevojën e rregullimit të kësaj fushe në sistemin shëndetësor të Kosovës me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të shëndetit, përmirësimin e kualitetit të jetës. Koncept dokumenti propozon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin riprodhues me qëllim të eliminimit të problemeve aktuale në këtë fushë.
-Koncept dokumenti për rregullimin e shpronësimit të pronës së paluajtshme i cili adreson sfidat në implementimin e dispozitave të tanishme ligjore të përcaktuara në Ligjin për shpronësimet e pronës së paluajtshme. Bazuar në rekomandimet nga Avokati i Popullit, Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinorë në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka diskutuar edhe me akterët tjerë dhe ka rekomanduar plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit.
-Koncept dokumenti për rregullimin e fushës së marrëdhënies së punës i cili ka për synim avancimin  e kushteve të punës për punëtorët, realizimin e të drejtës së lehonisë, luftimin e punësimit informal, garantimin e standardeve minimale për sigurinë dhe shëndetin në punë në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Kabineti qeveritar ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes bilaterale për transportin rrugor ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Ministria e Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës do të zhvillojë negociatat me palën malazeze për finalizimin e kësaj marrëveshje të dobishme për të dyja vendet.
Me miratim të një vendimi të veçantë, Qeveria ka ndarë mjetet për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin shëndetësor jashtë vendit të ish-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: amerikane, kosova, Zone ekonomike

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT