- Burg per shtbleresit e Votes- Presidenti Nishani dekreton ministrat e rinj/
1- Mbrojtja e votës, shitblerja do të dënohet 1-5 vjet burg/
Sot, 22 Maj 2017, pak caste para nisjes së seancës parlamentare, Komisioni i reformës zgjedhore ka miratuar ndryshimet në propozimin për ruajtjen e votës.
Nga një deri në shtatë vite burg të propozuara nga opozita për rastet e shitblerjes së votës propozohet masa e dënimit një deri në pesë vite burg.
Financimi i partive politike nuk preket. Një tjetër pikë është edhe shpërndarja e materialeve propagandistike, të cilat do të jenë jo më larg se 5 metra nga zyra elektorale.
2- KQZ, Klement Zguri: Kreu i Ri i KQZ me Vota unanime
Klement Zguri, i cili pritet të votohet si kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha shkurtimisht për mediat se votimit në Komisionin parlamentar të Ligjeve ishte marrë në mënyrë unanime. Zguri pritet të miratohet po me mazhorancë edhe më Parlament.
Zguri: Deri tani kjo procedurë është zhvilluar. Kanë kaluar dy kandidatura për në Komisionin e Ligjeve dhe presim seancën.
-Ishte një vendim unanim?
Zguri: Unanim! Aty ishte diçka shumë mirëkuptuese. U mbështet kandidatura në fjalë dhe do të kemi një votim formal. Për mua ky rast sigurisht që është sfidë, vlerësim dhe kënaqësi. Kam 20 vjet që aderoj në KQZ. Besoj jam i vetmi me këtë eksperiencë. Është ekipi ai që ia del. Patjetër që kërkojmë mbështetjen e të gjithë faktorëve të tjerë, të partive politike, të medias.
-Do ta vështirojë punën tuaj fakti që nuk keni shumicën në Komision?
Zguri: Të mos bëhemi pesimist. Shpresoj që e gjitha trupa të gjejë arsyen që vendimet t’i marrin në zbatim të ligjit.
3- Presidenti Nishani dekreton ministrat e rinj
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar paraditen e të hënës emrat e ministrave të rinj të qeverisë, një ditë pasi iu dërguan nga kryeministri Edi Rama.
Kështu me dekret të kreut të shtetit, është liruar nga detyra Niko Peleshi dhe ne vend të tij në postin e zv. kryeministrit, është emëruar Ledina Mandia.
Për postin e ministrit të Brendshëm, largohet Fatmir Xhafaj dhe dekretohet Dritan Demiraj.
Ministre e Financave, Helga Vukaj, zë postin e lënë nga Arben Ahmetaj. Ndërsa Petrit Vasili zëvendësohet nga Gazmend Bardhi.
Ministër i Arsimit dhe Sportit dekretohet Mirela Karabino, e cila zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.
Arben Beqiri do të zërë vendin e Ogerta Manastirliut në krye të Shëndetësisë dhe Olta Xhaçka do të zëvendësohet nga Xhuljeta Kërtusha në postin e ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Basha mbledh grupin parlamentar: Ja pikat kyçe të marrëveshjes
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi këtë të hënë grupin parlamentar, ku bëri një përmbledhje të rezultatit të marrëveshjes politike të 18 majit.
Duke folur për ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, në ligjin e medias dhe në ligjin e financimit të partive, Basha u ndal në pikat kryesore që kanë të bëjnë me garantimin e votës së lirë.
Sipas një njoftimi për shtyp të selisë blu, Basha sqaroi se, shit-blerja e votës do të dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg.
Gjithashtu, nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba, por vëtm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. “Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme”, thotë njoftimi.
Ndërkohë, do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit. “Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë veper penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim”, sqaron PD.
Edhe përdorimi i mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare e njerëzore për zgjedhje do dënohet vetëm më burgim, nga 1 deri në 4 vjet.
Gjithashtu, parashikohet ashpërsim i dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime.
Ndërkohë, do të forcohen rregullat për të mbikëqyrur financimin e partive dhe ndalimin e financimeve të paligjshme.
“Të gjitha këto masa dhe ndërhyrje bëhen për të garantuar qytetarët shqiptarë nga presionet dhe shit-blerja e votës dhe garë të ndershme për partitë politike në fushatën zgjedhore”, vijon njoftimi
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur për të vendosur për rendin e ditës së seancës së jashtëzakonshme plenare, ku do të votohen 6 ministrat e rinj teknikë të propozuar nga opozita, kryetari dhe anëtari i ri i KQZ-së, përkatësisht Klement Zguri dhe Denar Biba si dhe Avokati i Popullit, si dhe komisionet e Vettingut. Konferenca është mbledhur rreth orës 18:30 minuta, megjithëse Kuvendi ishte njoftuar se do të mblidhej në orën 18:00.
Parlamenti voton sot ministrat teknikë dhe komisionet e Vettingut
Parlamenti mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të miratuar emrat e zv/kryeministres dhe 6 ministrave teknikë të dakordësuar nga Rama-Basha si dhe emrin e kryetarit të ri të KQZ-së.
Kryeministri Rama dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha u takuan mbrëmë në mjediset e Pallatit të Kongreseve për të dakordësuar emrat e ministrave teknikë por dhe të zv/kryeministres.
Seanca e jashtëzakonshme është parashikuar të mbahet në orën 18:00.
Emrat u propozuan nga Partia Demokratike u miratuan nga kryeministri Rama dhe u dërguan për tu dekretuar tek Presidenti. Sot Kuvendi do të votojë dekretin e presidentit Nishani.
Zv/ kryeministri dhe Ministrat qe ikin dhe vijne
Zv/kryeministre
Ikën Niko Peleshi emërohet Ledina Mandia
Ministër i Brendshëm
Ikën Fatmir Xhafaj emërohet Dritan Demiraj
Ministër i Financave
Ikën Arben Ahmetaj, emërohet Helga Vukaj
Ministër i Drejtësisë
Ikën Petrit Vasili emërohet Gazmend Bardhi
Ministre e Arsimit
Ikën Lindita Nikolla, emërohet Mirela Karabino
Ministër i Shëndetësisë
Ikën Ilir Beqaj emërohet Arben Beqiraj
Ministre e Mirëqenies Sociale
Ikën Blendi Klosi emërohet Xhulieta Kërtusha
Miratohen anetaret e 3 komisioneve “ad hoc” të vettingut
Seanca e sotme ka si rend diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të marrëveshjes politike të datës 18 maj 2017, mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
– Shkarkimi i ministrave aktual dhe miratimi në vend te tyre i ministrave teknikë të propozuar nga Partia Demokratike
-Emërimi i kryetarit të ri të KQZ-së të propozuar nga PD dhe një anëtari të KQZ-së.
– Do të miratohet edhe një paketë ligjore në funksion të reformës zgjedhore.
-Ndyshime do të ketë në Kodin Penal, ku do ashpërsohen nenet për krimin zgjedhor, gjithashtu do të ndryshohet ligji për partitë politike, dispozitat që lidhen me financimet dhe reklamat në fushatë.
-Parlamenti në seancën e jashtëzakonshme do të miratojë dhe anëtarët e pakicës pakicës parlamentare në 3 komisionet “ad hoc” të vettingut.
KUSH JANE MINISTRAT E RINJ
Ledina Mandia, ish-avokate e Shtetit do të votohet sot në vend të zv.kryeministrit Niko Peleshi, si zëvendësja e Ramës, deri më 25 qershor.Mandia ka kryer deyrën e Avokates së Shtetit në kohën e qeverisë “Berisha”, ndërsa aktualisht është këshilltare e Presidentit.
Për postin e ministrit të Brendshëm, në vend të Fatmir Xhafës, do të votohet ministri teknik Dritan Demiraj, gjeneral, ish-komandant i trupave speciale dhe ish-pjesëtar i Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit. Nga 2014 jeton ne SHBA.
Në krye të ministrisë së Financave për muajin në vijim do të jetë Helga Vukaj, aktualisht drejtoreshë e përgjithshme në KLSH dhe ish-zv/drejtoreshe e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në kohën e qeverisë së djathtë.
Një nga emrat e njohur të qeverisë së re do të jetë ai i ministrit të Drejtësisë. Në këtë post do të votohet këshilltari ligjor i Partisë Demokratike.
Gazmend Bardhi, duke zënë vendin e Petrit Vasilit, aktuakisht kryetar i LSI.
Ministre e Arsimit dhe Sportit, në vend të Lindita Nikollës, do të jetë Mirela Karabino, pedagoge në fakultetin e Shkencave Sociale, një nga personat që ka shprehur problemtika të ndryshme gjatë protestës 3-mujore në çadër.
Në krye të dikasterit të Shëndetësisë do të jetë kirurgu, pedagogu dhe ish-zv/rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Beqiri, duke zënë vendin e Ogerta Manastirliut.
Ndërkaq ministren e mirëqenies Sociale Olta Xhaçka do ta pasojë ministrja teknike e PD-së Xhuljeta Kërtusha me profesion inxhiniere, aktualisht menexhare e “Statkraft” dhe më herët drejtoreshë e CEZ.
Po ashtu, Partia Demokratike ka propozuar Klement Zgurin për postin e Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej shumë vitesh anëtar i këtij institucioni, ndërsa avokaten Erinda Ballanca për kreun e Avokatit të Popullit.
Emrat janë publikuar pas takimit që Rama zhvilloi me kryetarin e partisë Demokratike Lulzim Basha në ambientet e Pallatit të Kongreseve pasditen e 21 majit 2017.
Emrat e ministrave të rinj:
Zv/kryeministre Ledina Mandia.
Ministër i Brendshëm, Dritan Demiraj
Ministër i Financave, Helga Vukaj
Ministër i Drejtësisë, Gazmend Bardhi
Ministre e Arsimit, Mirela Karabino
Ministër i Shëndetësisë, Arben Beqiraj
Ministre e Mirëqenies Sociale, Xhulieta Kërtusha (marre nga media)