
Sokol Paja
Tedi Kotori, me moton e fushatës së tij politike “People over Party”, është një kandidat potent shqiptar i pavarur që kandidon për Këshilltar në shtetin e Pennsylvania në Distriktin zgjedhor 172 në verilindjen e Philadelphias. Angazhimi qytetar dhe komunitar i shqiptarëve në Philadelphia i jep shumë shpresë Tedi Kotorit për një përfaqësim dinjitoz. “Northeast Philadelphia ka nje numër të madh shqiptarësh, mbase 20,000 dhe deri sot nuk ka patur përfaqësues shqiptar në Harrisburg. Në qoftë se fitojmë, do jetë me të vërtetë një sfidë historike, dhe një nder i madh për mua të përfaqësoj komunitetin tim” – shprehet për Diellin e Vatrës z.Kotori. Në skenën politike të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës sa herë që zhvillohen zgjedhjet, shqiptarët janë dinjitozë me përfaqësimet e tyre e në shumë raste na kanë bërë krenarë duke marrë fitore të qënësishme. Në një thirrje për komunitetin shqiptar që të votojë masivisht, Tedi Kotori shprehet se ka ardhur momenti që njeri nga ne do jetë zëri i popullit shqiptar në shkallët më të larta të qeverisë Amerikane. Shqiptarët në Philadelphia duhet të regjistrohen për të votuar në mënyrë që mbështetja për Tedi Kotorin të jetë masive. “Në këtë moment kemi shans të mirë të fitojmë, sepse shumica e njerëzve janë të pa kënaqur me të dyja partitë kryesore. Sistemi demokratik amerikan kërkon pjesëmarrje nga të gjithë, edhe në rastin kur nuk voton, ti në fakt voton në mënyrë jo direkte, se çfarëdo që të propozohet, edhe sikur të mos jesh dakort, i ke dhënë të drejtën ta bëhet” shprehet i shqetësuar z.Kotori. Aktivizimi politik i Tedi Kotorit ka të bëjë pikë së pari me përmirësimin e shërbimeve për qytetarët në qytetin e tij. “Fokusi im është për çështjet e cilësisë të jetës (quality of life issues) si shëndetësia, të sigurojmë për gjithë qytetarët opsione publike insurance me kosto të ulët. Arsimi, unë jam nga Korça ku eshtë hapur shkolla e parë të gjuhës shqipe, edhe e ndiej në mënyrë personale rëndësinë e një edukimi të plotë që prodhon qytetarë të edukuar edhe me aftësi të plota për të qenë sa më i suksesshëm në jetë, të cilat sot nuk jepen” citon në programin e tij elektoral Tedi Kotori. Me mbi 10 vite eksperiencë në menaxhim dhe formim, Tedi shprehet se: “Sot problemet janë të kostos së jetesës, të ushqimit, të energjisë, të karburantit, shëndetësisë, edhe qirasë. Këto kanë zgjidhje dhe të thjeshta, por edhe komplekse. Ne kemi të fatin që shteti ynë Pennsylvania ka një prodhimtari të lartë ekonomike, edhe si legjislaturë mund të luajmë një rol kyç për ta përmirsuar situatën” shprehet me bindje të plotë Tedi Kotori. “Komuniteti shqiptar është shumë entuziast që këtë 8 Nëntor mund të bëjmë histori duke zgjedhur të parin shqiptar në legjislaturën e Pennsylvanias. Deri më sot kemi ngritur mbi $10k”, shprehet me një siguri të admirueshme Tedi Kotori. “Organizata Bijtë e Shqipes dhe zoti Bujar Gjoka në veçanti, kanë qënë instrument i fuqishëm për fushatën tonë. Gjithashtu dua të tregoj mirënjohje edhe respekt për zotin Shpëtim Daku, një biznesmen këtu në Philadelphia, i cili më ka marrë nën krahun e tij, ashtu dhe si ka ndihmuar vazhdimisht qytetarë të tjerë të komunitetit tonë” përfundon prononcimin për Diellin e Vatrës Tedi Kotori. Tedi ka ka lindur dhe është rritur në Korçë, familja imigroi në Amerikë në dhjetor të vitit 1999. Me prinder ekonomistë dhe inxhinjer ndërtimi, Tedi erdhi në mes të klasës të katërt në Philadelphia dhe mbaroi shkollën publike edhe baçelor në ekonomi nga Temple University edhe Master i Shkencës për Analizë Bisnesi. Në karrierë profesionale ka punuar në industrinë e reklamave nga blerja e vendit deri në prodhimin e reklamave në Bank of America, edhe sot në menaxhimin e aseteve reklamore të hekurudhës së Shteteve të Bahkuara të Amerikës. Të gjithë shqiptarët që dëshirojnë të kontribuojnë dhe të mbështesin Tedi Kotorin duhet të bashkohen te “Tedikotori.com” për të mbështetur përfaqësimin e tij politik.