Newcastle United kerkon sulmuesin Armando Broja, Chelsea Pierre-Emerick Aubameyang.
Pergatiti: Albano Kolonjari
Alan Shearer beson se Armando Broja ka nevojë për te ka luar nje kohë te gjate në Chelsea nëse dëshiron të bëhet titullar i rregullt në Stamford Bridge. Shqiptari e kaloi sezonin e kaluar si huazim me Southampton-in dhe bëri përshtypje në gjysmën e parë të sezonit 2021/22 përpara se forma e tij të binte.
20-vjeçari Broja është lidhur vazhdimisht me një largim nga Stamford Bridge këtë verë, me Newcastle United, West Ham dhe Everton që kërkojnë nënshkrimin e tij. Broja besohet se ka kërkuar garanci për kohën e tij të lojës. Me Romelu Lukaku dhe Timo Werner që u larguan nga Blutë këtë verë, ai është i vetmi sulmues në klub.
Skuadra e Thomas Tuchel raportohet se është e interesuar për një lëvizje për sulmuesin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, i cili do ta zhvendoste Broja si lojtar te dyte. Kjo potencialisht mund të funksionojë në favor të Newcastle nëse ata do të ndjekin një lëvizje për shqiptarin. Duke folur për skuadrën e Tuchel në Match of The Day, Shearer tha: “Mendoj se ata kanë bërë disa nënshkrime shumë të mira. Por, si Evertoni, nuk ka dyshim se edhe Chelsea ka nevojë për nje qendërsulmues. “E di që ata Blute kanë Armando Broja, por ai mund të marrë kohë për të, dhe ndërkohë, ata kanë humbur [Romelu] Lukakun, ata duhet të sjellin një qendërsulmues”.\
Armando Broja
I riu i Chelseat është vetëm 20-vjeç, por ia doli mirë në huazim te Southampton sezonin e kaluar, duke shënuar 9 gola me 1 asistim në 38 paraqitje për Saints. Sidoqoftë, vlen të përmendet se shumica e atyre golave erdhën vetëm kur ai ishte në një formacion me dy sulmues me skuadrën e Ralph Hassenhuttl që luajti midis 4-4-2 dhe 3-4-3/3-5-2 gjatë gjithë sezonit.
Chelsea duket se nuk dëshiron ta shesë sulmuesin këtë verë, pavarësisht interesimit nga shumë klube, përfshirë Everton. Newcastle dhe Southampton janë ndër skuadrat që janë të interesuara për lojtarin, por ai ka marrë edhe siguri nga Thomas Tuchel se do të ketë kohë të rregullt për të luajtur këtë sezon me largimin e Romelu Lukaku dhe Timo Werner.
Everton sigurisht që do të ishte i gatshëm për një marrëveshje huazimi për lojtarin, por me vetëm një vend huazimi të brendshëm në dispozicion, Toffees do të duhet të vendosin nëse është Broja eshte lojtar i pare apo lojtar stoli.