PRISHTINË, 8 Gusht 2015/ Zëvendëskryeministri i Kosovës e ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi shprehet se, “pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit”.
“Pajtimi duhet t’i shërbejë së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediale”, thekson shefi i diplomacisë kosovare në ‘Facebook’.
Ndërsa, sipas medias në Kosovë, Thaçi i është përgjigjur kështu kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili ka paralajmëruar se në konferencën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor në Vjenë do të propozojë që të caktohet një ditë e përbashkët e përkujtimit të viktimave në konfliktin në hapësirën e ish-Jugosllavisë./b.j/