Nga Defrim Methasani
Mbremja e 7 dhjetorit ne Shtutgart, do te mbetet e fiksuar ne histori, si nje nate triumfi, pasi shqiptaret per here te pare ne historine e tyre, kane… nje kampion bote tre here ne nje sport, si Thai-Kikboksi. Ky njeri quhet, Ismail Keta, qe ndryshe ne Gjermani njihet prej vitesh si Jonni Keta. Ai me ndeshjen, fitoren, por edhe gjestin e tij, ka lene mbresa te pashlyera ne arenen e madhe te boksit, qe ishte e tejmbushur me 10 mije spektatore. Ne ate mbremje, post ndeshjes se Ketes, u ndesh per titull kampion bote ne boks edhe Felix Sturm dhe anglezi Baker. Emocionet qe dhuroi Ismaili ne ring dhe jashte tij, kane qene suprizuese. Edhe hyrja e tij ne salle ka qene e shoqeruar me nje klip te nje kenge bamiresie, qe i dedikohej vajzes shqiptare Ambra Meda dhe perkujdesjes se kampionit, qe qendroi prane saj qe ne diten e pare te vajtjes ne Mynih. Me nje bluze qe kishte foton me Ambren dhe nje mbishrkim te saj per kampionin, ai eshte ngjitur si nje hero i denje per te fituar zemrat e shume shqiptareve dhe gjermaneve qe ishin te pranishem. Pas nje raundi te pare me shume studiues, ai te dytin dhe veçmas te tretin e ka dominuar plotesisht edhe pse kundershtari tajlandez, Sor Jitphaktde, me nje pervoje te jashtezakonshme, me 168 ndeshje, ishte shume i rrezikshem. Keta, qe eshte drejtuar si trajner ne ring prej nje emri super te njohur, Detlev Türnau dhe vellai i tij Gjetani, ka vepruar taktikisht mjaft mire edhe pse ishte I demtuar. Ai ka goditur ne dy aksione te njepasnjeshme me grusht dhe me kemben e majte, duke lene KO kundershtarin, qe nuk kishte me shance te ngrihej e te vazhdonte luften sportive ne ring. Ne raundin e trete, eshte mbyllur kjo finale e shumpritur e cila tregoi me gisht, nje kampion absolut ne kete sport. Perfundimisht, Keta eshte fitues i titullit te trete si kampion bote, tashme ne nje federate tjeter (I.K.B.F), duke qene kampion i dyfishte ne sportin e Thai-Kikboksit. Festa ka qene e jashtzakonshme, ndersa djaloshi nga Bulqiza nuk e ka harruar traditen, per te ngritur lart flamurin tone kombetare dhe simbolet qe tregojne Shqiperine. Tifozet e pranishem shqiptare dhe gjerman, kane respektuar jo vetem fitoren, titullin, por edhe xhestin e tij si humanist. Ne TV SAT1, ai eshte shprehur edhe ne gjuhen shqipe qe kete fitore jua dedikonte te gjithe shqiptareve, por veçmas dy jeteve, Ambres dhe Sigit, me te cilat ai solidarizohet plotesisht, jo vetem moralisht, por edhe financiarisht. Nje pjese te te ardhurave nga kjo ndeshje, do ti dergoj ne spital tek Sigi, ndersa pjesen tjeter per femijet qe vuajne nga tumoret ne Gjermani dhe vendin tone. Kesisoj shqiptaret tashme kane nje kampion, qe nuk mendon vetem per lavdine e tij, por per jete njerezish. Ai eshte kthyer ne ambasador te vlerave tona me te mira, si nje sportist kampion dhe njeri kampion. Ismail Keta tregoi qe sporti nuk vlen vetem per tituj, por me se shumti, per te dhene mesazhe jete, sepse edhe vete gjermanet e quajten Keten, si nje zemer qe dhuron jete…