Per “Tironen” duhet te ishte nje dite feste. Por nuk ka ndodhur keshtu. Ne diten e 93 vjetorit te themelimit te klubit (16 gusht 1920), tifozet bardheblu kane organizuar nje proteste paqesore perballe Bashkise se Kryeqytetit, ku kane shprehur zemerimin e tyre per situaten qe po kalon klubi i Tiranes. “Tirona” sic e therrasin tifozet e saj per disa kohesh eshte perfshire ne nje krize te thelle finaciare. Lojtaret kane disa muaj qe nuk jane paguar dhe shume prej tyre kane kerkuar te prishin kontratat. Klubi i Tiranes aktualisht kontrollohet dhe financohet nga Bashkia e Tiranes e cila zoteron 100% te aksioneve. Gjate dekatave te fundit klubi ka pasur disa presidente, por qe te gjithe jane larguar per shkak te politikave te gabuara qe jane ndjekur ne kete klub. E ndera fajtori si gjithmone ngelet jetim, dy jave nga fillimi i kampionatit, lojtaret e Tiranes, ende jane po kontrata dhe nuk kane zhvilluar nje faze te mirfillte pergatitore. Tirana aktualisht rrezikon te kete fatin e dy “kolegeve” te saj te kryeqytetit Partizanit dhe Dinamos, te cilat pas problem eve financiare luajten ne ligat inferiore. Ndersa Partizani kete sezon ka arritur te krijoje nje shoqeri aksionere dhe te perforcohet me lojtare cilesore, te Tirana ka ndodhur e kunderta, klubi eshte zhytur ne nje krize totale, nderkohe qe Bashkia dhe Klubi ja pasojne topin njera tjetres. Ne kete situate grupimi i njohur i tifozeve bardhebu, “Tirona Fanatics”, organizoi nje proteste paqesore ku kerkoi qe situata e krijuar te zgjidhet sa me shpejt. Tirana eshte nje nga klubet me te njohur ne Shqiperi. Ajo numeron 27 tituj kampione, 15 Kupa dhe 10 Superkupa, duke qene keshtu “Zonja” e Kampionateve Shqiptare.