Reagim i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, lidhur me një kërkesë të 8 akademikëve gjakovarë të Kosovës që Fadil Hoxhës t’i jepet titulli “Nderi i Kombit”./
Na habiti shumë informata që, në rrethanat aktuale në Kosovë, ku ndasitë dhe problemet ekzistenciale po e rrezikojnë seriozisht edhe perspektiven e saj si shtet i pavarur, të dalin nostalgjikët komunistë të akomoduar në Akademinë tonë dhe të përpiqen të lartësojnë veprimtarinë e Fadil Hoxhës, liderit kryesor komunist në Kosovë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në një reagim të “Expresit” na është rifreskuar kujtesa për disa nga gjynahet e shumta të Fadil Hoxhës, të cilat i ka shumë të njohura edhe ideatori i këtij propozimi, Jusuf Bajraktari. Prandaj shtrohet pyetja pse u pranua në Akademi vetëm ky “historian” nostalgjik i Fadil Hoxhës e u refuzuan pa asnjë sqarim, Zekeria Cana, Ramiz Abdyli, Jahja Drançolli, Izber Hoti etj. Cili nga Akademia i ka refuzuar shkencëtarët më të zotë në Kosovë dhe, në vend të tyre, ka pranuar vetëm Jusuf Bajraktarin? Si është e mundur që recensionin për të ta shkruajë një “historian” i filozofisë marksiste dhe shef shumëvjeçar i Kabinetit të Fadil Hoxhës?!
Në shoqatën “Trojet e Arbrit” jemi të inkurajuar kur mësuam se Presidenti Nishani nuk kishte rënë në grackën e mjeshtërve të dredhive dhe të prapaskenave për këtë lloj maskarade. Na duket e çuditshme, përse akademikët nga Gjakova e injorojnë institucionin e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe i drejtohen presidentit të Shqipërisë. Ne mendojmë, se propozuesit do të ishte dashtë që kërkesën t’ia bënin presidentit të Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaqi. Dhe ky, si ish komandant, historian, si dhe President i Kosovës, por edhe nëse duam edhe si drenicas, do të mund ta vlerësonte më mirë se askush tjetër, “ndihmesën” e Fadil Hoxhës për të “mirën” e Kosovës dhe kujdesin e tij për shtypjen e “kontrarevolucionit” në Drenicë, për dhunën dhe terrorin që ushtrohej, sidomos në këtë krahinë, për mobilizimin e djalërisë heroike të Drenicës në kolonat e vdekjes për në Tivar e gjetiu dhe, sidomos, për kujdesin, që asnjë gjakovar të mos gjendej bashkë me ta në këtë kalvar të pashembullt… Këta kanë mundur të llogarisin në presidentin Thaqi, sepse ky e pat nderuar Fadil Hoxhën, madje duke i bërë varrim me nderime ushtarake. Por tani këtë ai nuk do ta bëjë presidenti Thaqi, sepse ka kaluar plotësisht koha e nostalgjisë për ata që ishin bashkëpjesëmarrës në ripushtimin e Kosovës me vise dhe kumbarë të copëtimit dhe aneksimit të tyre nga Serbia, me ata që miratuan dhunën dhe terrorin, aksionin e armëve, konfiskimin e tepricave ushqimore, burgjet dhe internimet, shpërnguljen dhe gjithë vuajtjet që pësoi popullli i Kosovës me vite e dekada. Nuk do të bëhet kjo, ngase, me këtë akt, do të ndiheshin të fyer e të injoruar me qindra e mijëra dëshmorë e heronj, që luftuan dhe u flijuan për Kosovë e Shqipëri. Do të lëndoheshin me dhjetëra mijëra studentë të dikurshëm që demonstruan trimërisht, e të cilëve, për sakrificat dhe angazhimin shumë atdhetar, Fadil Hoxha u tregoi “birën e miut 300 grosh” dhe i quajti “plehu i Kosovës”.
E Fadilin e kanë njohur mirë shqiptarët dhe rinia e Kosovës. Prandaj atij i është kënduar edhe kështu:
“Sepse sot vajton Kosova,
E trathtueme nga Fadil Hoxha.”
Ishte kjo këngë e Tiranës, e adaptuar për Kosovën, e kënduar më 1967, edhe Ditën Flamurit, nga studentët e asaj kohe të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren. E këtë këngë e kënduan ata edhe në demonstratat e vitit 1968.
Po të ishte Fadili, ashtu siç u munduan ta kontrabandonin akademikët gjakovarë, ai, pas heqjes se autonomisë se Kosovës, do të dilte në botën e jashtme si Dalaj Lama i Tibetit, kur Kina ia pushtoi dhe aneksoi vendin e tij dhe të alarmonte botën se, e njejta gjë, po i ndodhte edhe Kosovës, apo të bënte edhe ndonjë akt tjetër për t’u vlerësuar.
Prandaj anëtarët e shoqatës “Trojet e Arbrit” kërkojnë që Akademia e Kosovës, në vend të këtyre propozimeve të pakuptimta, të zotohet për hartimin dhe realizimin e projekteve, që do të jipnin ndihmesë për afirmimin e shtetësisë së Kosovës, për zhvillimin dhe për përparimin e saj. Kjo do të kishte më shumë vlerë se zotimi për Fadil Hoxhën, kur dihet se mbi figurën e tij rëndojnë dyshime të mëdha, të pazbardhura kurrë, që nuk do ta lejonin atë për të fituar respektin e popullit shqiptar. Ithtarët e Fadil Hoxhës mund t’i shprehin mirënjohjen e tyre personale idolit të tyre, por jo edhe në emër të Kosovës dhe të shqiptarëve.
Duam të theksojmë, se në asnjë vend ish – komunist nuk ka ndodhur që dikush nga strukturat drejtuese të asaj kohe të shpallet hero apo nderi i kombit. Përjashtim, ndoshta, mund të bëhej vetëm për Millan Kuçanin e Sllovenisë, të cilin populli slloven e ka dashur dhe e ka zgjedhur President edhe pas shpalljes se pavarësi së Sllovenisë.
Për shoqatën e intelektualëve mbarëshqiptarë “Trojet e Arbrit”
Prof. dr. Muhamet Shatri, kryetar,
Mr. sc. Nue Oroshi, nënkryetar.
Eugjen Merlika says
Solidarizohem plotesisht me kete komunikate tw Shoqates “Trojet e Arberit”ne lidhje me kerkesen e akademikeve gjakovare per te nderuar kujtimin e Fadil Hoxhes me titullin “Nder i Kombit”. Problemi qe ka mbetur pezull prej nje çerek shekulli ne historiografine e Shqiperise e te Kosoves eshte vleresimi per gjysem shekullin komunist. Nese ai ka qene nje “epoke” siç e quan Jusuf Bajraktari, duhet te percaktohet se a ka qene e mire dhe e dobishme per shqiptaret e cila ka qene dobia e saj. Nese, siç mendoj un, ka qene nje epoke e erret qe nuk i ka sherbyer interesavet te shqiptareve, por ka punuar kunder tyre, nuk kuptohet sepse emri me te cilin lidhet duhet te jete “Nder i Kombit”, per me teper ky propozim vjen nga 8 akademike, te cilet duhet te argumentojne kerkesen e tyre. Me çfare argumentash ? Me vrasjet e mijra te rinjve kosovare ne vitet 1944 – 1945, me rikthimin e trojeve shqiptare Jugosllavise mbas ribashkimit me “dheun ame”, me shpernguljet nga shtepite e tyre te 250.000 kosovareve ne vitet e Rankoviçit, me shtypjen gjaksore te demostratave te vitit 1981, per te folur mbi disa nga dukurite kriminale te asaj “epoke”qe lidhet me emrin e Fadil Hoxhes dhe bashkepuntorvet te tij.
Eshte per te vajtuar fakti qe ne hapesiren shqiptare, edhe mbas nje çerek shekulli lirije shprehjeje, nuk ekzisto kurajoja dhe ndershmeria intelektuale , per te pranuar se komunizmi ka qene e keqja me e madhe qe i ka rene ketij populli e se njerezit qe e kane sjelle dhe e kane mbajtur ne kembe nuk meritojne tituj nderi ne historine e tij.
Marjan Cubi says
Me respect e mbeshtes reagimin se nuk eshte e drejte qe nje Komunist te nderohet apo te vlersohet .
Sali Ramadani-Uskana says
Sali Ramadani-Uskana
Burra,Trima,Atdhtare,Kosovare-Shqiptare!
ME VELERESIMIN OBJEKTIV RRETH FADILIT,MUND TE SHARRONI?
Padyshim se veleresimi objektiv rreth te vertetes per personalitetin kontrovers te Fadil Hoxhes,me qendrimin pro et cotra te figures se tij,si shume delikate,por edhe komplekesive,si ralle kush nga personalitet me te njohura kosovare,por edhe gjithekombetare shqiptare, mund te sharrojne edhe historianet me te njohur e lere me te tjeret,por…
Padyshim se ka ende gjalle personalitete,nese jo te kohes se kuftes nga ana e te dy taporreve,sepse ata jane te moshuar dhe veshtire te qendet dikush qe te jape vleresie objektive,ose mund te jene tejet te rralle…
Ne krahasim me tradhtaret e njohur kosovare-shqiptare, padyshim se personaliteti i Fadil Hoxhes eshte me komplekesi edhe ne shkencen e historiografise.
Duke e vleresuar figuren e Fadil Hoxhes,qofte pro,qofte contra,shumekush edhe mund te sharroje shume shpejte.
Per ta veleresuar figuren e Fadil Hoxhes,nuk mund te thuhet aq lehte bardhezi,sepse,kjo fugure dallohet nga te tjeret.
Sigurisht se ka personalitete,pervec atyre te cilet nuk jane me ne jete,ka edne te gjalle,te cilet kane luftuar me te,ose kunder tij dhe duhet te “ringjallen”, te vetedijesohen dhe ta thone te verteten objektive njerezore dhe shkencore.Per ta elaboruar kete ceshtje shume komplekese dhe diskutabile,nuk mund te thuhet bardhezi,sikurse per ca personalitete te tjera.
Sigurisht se ka historiane te suksesshem,por nuk dihet se sa ka te tille objektive,te paanshem,sepse figura e tij,sic thame nuk eshte e lehte,nuk mund te thuhet bardhezi,si per shume personalitete te tjera.
Personalisht,si ish i pendjekur dhe i persekutuar politik,dekada me radhe dhe ne kontinuitet rreth shekullor,kam mjaft fakte dhe arsye qe fikuren e Fadil Hoxhes ta bej shume lehte dhe shume shpejte “pluhur e hi”,sic do te thoshte ajo popullorja.
Por as edhe kjo nuk do te ishte e ndershme,e drejte,objektive,shkencore.
Une personalisht per nevoja dhe interese personale mund ta beja horri i horrit,por as edhe kjo nuk do te ishte reale dhe objektive.Kam edhe elemente qe mund edhe ta “mbroj”per me shume arsye ne te njejten kohe,por as edhe kjo nuk do te ishte reale!
Kush e mbron Fadil Hoxhen mundet te sharroje shume lehte,por edhe kush e gjuan ne “fund te pusit,perseri nuk do te ishte bash me vend.
Keetu duhet gjetur nje modus me te realte,me te sakte,per cka peronalisht kam shume fakte,deri ne nivelin me te larte shkencor,por kjo i kalon suazat e vleresimeve momentale dhe duhet nje qasje me serioze edhe kohore,qe mund te behet me nje rast tjeter,
pesoj…
Ne kete moment,derisa nuk i sqaron dikush keto qendrme deri ne nivelin me objektiv shkencor,duhet mbajtur kujdes,sepse,ta them,me kete rast tejet diskutabil shkencor dhe shumedimensional:
Nese dikush e mbron Fadil Hoxhen,cka t’i bejme Kryeherit te Popullit dhe Kombit Shqiptar,Shaban Polluzhes,me kryetrimat tjere…?!
Nese e mbron Fadil Hoxhen,cka t’i bejme Enver Hoxhes, Mehmet Shehut,Ramize Alise…,Sinan Hasanit,Xhavit Nimanit,Ali Shukrise,Mehmet Hoxhes e deri te Mahmut Bakalli,bile edhe i “xhalli i vdekur”,Azem Vllasi…me shoket.
Prandaj,kujdes…
Sepse,rralle kush ose kurkush,nuk ka pasur informata pro et contra,si personalisht me mikun e tij dhe bashkepun[torin tim patriot,bile edhe te vellait te tij e dhenderr i Fadilit,per ndryshe miku im i shtepise dhe kopatriot i devotshem,kryetrim e kryehero,emri i te cilit,nuk ka nevoje te apostrohohet,sepse dihet me germa te arta,por qe rreth 15 vite nuk ka folur fare kontakt,as pasi doli nga burgu dhe i arrestuar rreth 80 here,bile edhe me motren e tij e te shoqen e Fadilit,te cilen,per dallim nga i biri,Sharri,bile djalosh e gjysme,pse,jo,poashtu rast per debate tjera,duhet thene e verteta,sepse rralle kush mund te kete qendrime krejtesisht objektive,pro et contra,sikur qe i ka pasur,i ka dhe do t’i kete vogelsia ime!
Me respekt diskutabil:
SALI RAMADANI-USKANA
(ish.K.etj…)
Bep frania says
Kam lexue librin “Kujtime e Mija nga oficjeri qe ne Nandorin e 1944 asht qen ne Prizrend. Ai shkruen keshtu:”Me daten 16 Ndanduer Komandnati i Sektorit Qazim Komani bashke me dy komandantat e dy regjimenteve kishin pas shkue ne Gjakove me u pa me Fadil Hoxhen e cili i ka premtue e dhane fjalen se kurgja nuk do te na ndollte e bile i kan dorzue edhe te hollat e regjimentit E cka ndolle te gjith oficjerat e ushtrise dhe te gjendermarise sa hine komunistat i mblodhne dhe i pushkatuen”.Disa emna prej atyne oficjera qe u pushkatuen gjinden e librin Xhafer Deva Jeta dhe Veprimtarija e tij” ne faqen 67-68. Ketu shifet fjala e dhanun e Fadil Hoxhes e nji komunisti te pa bese si zakon e kan pas dhe sot po vazhdon pjella e tyne.
Libri ka edhe te tjera per Fadil Hoxhen por per sot po e lam e nuk po e cojme ma gjate.
Skender Murtezani says
Vellezer dhe motra te dashur Shqipetar,
Eshte koha qe te distancohemi nga te gjithe ata qe ne menyre direkte apo indirekte kane sherbyer ne perforcimin e interesit pansllav mbi interesin tone kombetar ne teritoret tona etnike. Po, ata jane pjese e historise, po mund te sherbejne vetem ne edukimin e gjeneratave te reja, se si trdhetohet interesi mbareshqipetar. Do jete turp kombetar te shpallet nderi i kombit kjo do te ishte sinjal shum i keq per gjeneratat e ardhshme…
Fakti Koha says
Lidhur me dilemat per kohen e luftes se dyte boteore ne Kosove jane disa fakte:
Italia e futi Shqiperine ne protektorat, sepse Jugosllavia dhe Greqia do te e okuponin. Kosova u qlirua ne kete kohe dhe poashtu u fut ne protektorat Italian.
Ne perioden e protektoratit Italian Kosova ka qene vend i lire ne kuader te Shiperise. Vetem regjionet e Mitrovices dhe Podujeves ishin nen okupim te Serbise.
Ne kohen kur jane themeluar celulat partiake te Partise Komuniste te Kosoves ne disa qytete siq jane : Prizreni, Peja, Gjilani, Gjakova, Prishtina…………ne Kosove kishte 85% Shqiptar dhe 15% ishin kryesisht kolonist nga Serbia dhe Bosnja dhe Mali i Zi.
Celulat partiake komuniste kishin nga 24; 25 ose 26 anëtar…në te cilat ishin NJË ose DY Shqiptar Komunist, dhe 23 ; 24 ose 25 anëtar komunist Kolonist!
Dmth ne celulat partiake komuniste 98% ishin Kolonist dhe vetem 1 deri ne 1.5% ishin Shqiptar te Konvertuar ne Komunist. Kjo eshte fakt i pamohueshmëm.
Lufta qe e bente Partia Komuniste e Kosoves kunder Shqiptareve, Italianeve apo Gjermaneve , ishte lufte per idealet terroriste – komuniste e jo per liri Kombetare Shqiptare.
Komunistet e Kosoves ishin renditur me komunistet e Rusise dhe Serbise.
Ne Luften e dyte boterore Britania, SHBA, Kanada, Australia luftonin kunder Gjermanise , Japonise dhe Italise. Prandaj E ashtuquajtura levizje LNQ nuk iu bashkua fituesve kunder fashizmit Gjerman por iu bashkua Komunizmit ekspanzionist Rus.
Rusia luftonte per te okupuar shtetet fqinje siq janë: : Finlanda, Letonia, Gjermania, Rumania, Moldova, Bullgaria, Polonia, Qekosllovakia, Hungaria, Estonia, Lituania, Mongolia…..dhe tentonte te i fute nen ndikim-okupim edhe shtetet : Greqia, Mbreteria Jugosllave, Shqiperia, Kina, Japonia.
Rusia vetem formalisht luftonte kunder Gjermanise fashiste, e ne te vertete luftonte per okupim dhe influence komuniste….dhe ia arriti qellimit gati 100%.
Vetem Finlanda, Greqia, Gjermania Perendimore dhe Japonia shpetuan nga kthetrat grabitqare Ruse.
Përfundim: Shqiptaret e Kosoves të konvertuar në komunist , luftuan per ideale te terrorizmit komunist te bazuar ne Rusi, dhe asgje nuk kishin te perbashket me luften per LIRI kombetare apo pavarësi shtetrore Shqiptare.
Po te ishin komunistet e Kosoves luftar per Liri, do te themelonin Partinë Komuniste te Shqiperise se bashku me Komunistet e Shqiperise, sepse ne kohen e themelimit te partise komuniste te kosoves, KOSOVA ISHTE NE SHQIPERI……..por Partia Komuniste e Shqiperise dhe Partia Komuniste e Kosoves u themeluan nga komunistet Serb, te cilet permes ketyre partive komuniste deshironin te e ri-okupojnë Kosoven dhe eventualisht Shqipërine.
Po te luftonin per LIRI, per Shtet, apo kunder Fashizmit , ……..ata do ti bashkangjiteshin atyre qe luftuan kunder fashizmit e qe ishin : AMERIKA, BRITANIA E MADHE, CANADA, AUSTRALIA.
Shtetet tjera Europiane ishin vetem veshtruese se qka po ndodhë ne kete lufte…