

Dritan Sterkaj, menaxher në fushën e turizmit dhe në industrinë e Hoteleri-Resorteve pranë “Divjaka Resort” analizon ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, situatën ekonomike në industrinë e hoteleri – turizmit në Shqipëri dhe skanon masat e dështuara ekonomike dhe keqmenaxhimin shtetëror ekonomik të vendit çka e ka çuar industrinë e turizmit bregdetar drejtë rrënimit të plotë. Me Dritan Sterkajn bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol PAJA.

TURIZMI BREGDETAR DHE INSTUSTRIA E HOTELERISË NËN EFEKTIN E PANDEMISË GLOBALE

Kriza globale që shkaktoi pandemia e COVID-19 ka dëmtuar rëndë turizmin në Shqipëri, ashtu si edhe në çdo vend të botës dhe në ekonominë shqiptare po ndjehen efektet e menjëhershme. Prenotimet që ishin bëra nga shtetasit e huaj u unulluan pothuajse të gjitha. Kjo çoi industrinë e turizmit bregdetar në kolaps. Një rol negativ këtu luajti edhe vendimi i BE-së për të mos hapur kufijtë me Shqipërinë duke e bërë krizën edhe më të madhe. Përveç turistëve nga Evropa perëndimore, vitet e fundit kemi pasur një bum turistik nga vendet e lindjes së Evropës si Ceki, Poloni, Hungari, Rumani etj. Pandemia ka krijuar një krizë totale dhe pasiguri të madhe për të ardhmen e turizmit kryesisht bregdetar dhe industrinë e hotelerisë. Ne këtë vit nuk kemi punuar me staf të reduktuar dhe kapacitetet akomoduese të restortit që ne menaxhojmë nuk u plotësuan as në 20 përqind të tyre. Pra, ta themi troç, nuk po punojmë më për fitim por për mbijetesë.

SI PARASHIKOHET E ARDHMJA E SEKTORIT TË TURIZMIT NË SHQIPËRI
Turizmi në Shqipëri është një ndër faktorët kyç të zhvillimit të vendit pavarësisht kujdesit të pakët nga ana qeverisë, sepse i jep zhvillim vendit dhe zonës ku ushtrohet turizmi. Vetë industria e turizmit në vetvete ndërthur një zinxhir të madh të zhvillimit sepse punëson banorët e zonës por edhe nxit ekonominë lokale të furnizimeve. Natyrisht, që turizmi ka të ardhme në Shqipëri por kërkohet ndërhyrje e madhe në infrastukturë dhe kujdes i veçantë nga qeveria. Shteti nuk duhet ta shohë industrinë e turizmit vetëm për të vjelur taksa por duhet ta fusë në strategjinë kryesore të zhvillimit të vendit. Qeveria duhet ta shikojë si aleatë industrinë e turizmit jo si një plaçkë që ti sulë ushtrinë tatimore.

QEVERIA E PAAFTË NË MENAXHIMIN E KRIZËS DHE QËNDRUESHMËRINË EKONOMIKE TË VENDIT
Zyrtarisht kemi 7 muaj në pandemi globale dhe qeveria ka qenë shumë e dobët në menaxhimin e krizës dhe shumë e paaftë që të ruajë stabilitetin ekonomik të vendit. Me dhjetëra biznese që falimentojnë çdo ditë, me qindra të papunë çdo ditë, me rritje të lartë të borxhit publik, me rritjen e pesimizmit dhe vdekjen e shpresës se ky vend do kthehet një ditë në binarë. Keqmenaxhimi qeveritar i pandemisë ishte ekonomikisht rrënuese për çdo shqiptar dhe sidomos për bizneset, hotelet, resortet që punësojnë mijëra qytetarë në këtë industri shërbimesh. Qeveria nuk nxiti punësimin. Qeveria frikësoi qytetarët dhe sipërmarrësit. Qeveria pasuroi dhe ndihmoi vetëm oligarkët. E keqja më e madhe sot për shqipërinë dhe shqiptarët nuk është pandemia, por qeveria që zhytet në korrupsion dhe varfëron qytetarët e pambrojtur. Shoqëria shqiptare, insdustria shqiptare, bisnesi shqiptar është i dërrmuar dhe lufton në kushtet e mbijetesës. Mijëra biznese mbyllen çdo ditë, qindra të papunë çdo ditë dhe qeveria vazhdon propagandën neveritëse. Në menaxhimin e fatkeqësisë Qeveria nuk mori masat e duhura, por improvizoi akte normative në kundërshtim me ligjin dhe shpesh herë edhe me vetë ekspertët e komitetit teknik. Qeveria iu kundërvu bizneseve dhe qytetarëve me mjete represive, dhunë policore, inspektore, propagande dhe gjuhë kërcënuese gjobash apo privim i lirisë ekstreme nëpërmjet burgosjes. Qeveria shqiptare nuk ka një strategjitë antikrizë. Ndërhyrjet me paketa lehtësuese dhe mbështëse për të papunët, të varfërit dhe biznesin rezultuan të pa studjuara mirë, të pa kordinuara dhe ta pa harmonizuara çka jo vetëm që nuk rezultuan pozitive por thelluan krizën ekonomike dhe sociale. Qeveria u vonua të implementonte paketa financiare funksionale për të garantuar likujditetet shtesë në ekonomi. Shqipëria varfërohet çdo ditë, qeveria krekoset përballë humbjeve të jahstëzakonshme në ekonomi, industrinë e turizmit dhe nuk ka një plan për shpëtimin e kolapsit ekonomik të shtetit dhe qytetarëve.
PSE PUSHUESIT DUHET TË VIZITOJNË PARKUN KOMBËTAR TË DIVJAKËS

Pushuesit duhet ta vizitojnë Divjakën sepse nuk ofron vetëm turizëm detar por edhe atë natyror, atë të vëzhgimit të shpendëve ujorë dhe kulinarinë me bazë prodhimet e detit dhe perimet bio të fushave të saj. Ne operojojmë gjatë gjithë vitit duke u mbështetur në këto karakteristika që të ofron Divjaka. Divjaka Resort ndodhet në mes të Parkut Kombëtar dhe vizitorët që vijnë tek ne do të gjejnë një ndërthurje të turizmit, ata mund të çlodhen në bregdet apo të shëtisin në pyllin e veçantë me pisha të buta, të shijojnë peshkun apo ngjalat e shijshme të Kënetës së Karavastasë, por ata mund të vëzhgojnë edhe shpendë të ndryshëm në jetën e tyre të egër.



