SHQIPËRIA, ATËHERË DHE SOT/
Ne Foto:Turp dhe faqja e zeze per ata nostalgjike te diktatures komuniste qe detyrojne keta femije te pafajshem te ngrene doren per nje krimiel,qe eshte i zhytur deri ne gryke me krime ndaj qytetareve shqiptare/
Nga Frank SHKRELI/
Në të vërtetë këto fotografi, që kanë shokuar lexuesit dhe shikuesit, e që janë përhapur si zjarr në internet, flasin vet dhe nuk kanë nevojë për ndonjë koment. Thuhet se fotografia ka vlerën e një mijë fjalëve. Për të mos u zgjatur shumë, duhet thënë se përpjekjet e disa qarqeve politike në Shqipëri, për të sjellur në vëmendjen e popullit — përfshirë përdorimin e fëmijve të pafajshëm — figurën e Enver Hoxhës, të idelogjisë dhe regjimit të tij diktatorial, janë sa të shëmtuara aq edhe të pafalshme për një vend anëtar të NATO-s dhe për një shtet që pretendon të bëhet anëtar i Bashkimit Europian. Dihet se këto nuk janë grupe jashtë proceseve politike të shtetit dhe qeverisë — sepse çdo vend ka grupe të çmendurish që veprojnë jashtë institucioneve. Kemi edhe këtu në Amerikë të tillë – por, në rastin e Shqipërisë kemi të bëjmë me organizata/parti/shkolla, si dhe me individë që udhëheqin ose që kanë udhëhequr Shqipërinë e që ende janë në pozita kyçe partiake e qeveritare, përfshirë edhe tempullin e popullit, Kuvendin e Shqipërisë. Skena të tilla shëmtuese për të glorifikuar komunizmin dhe protagonistët e tij në një nivel të organizuar zyrtar siç po ndodhë në Shqipëri vit pas viti, nuk ka ndodhur askund në Europën Lindore, me përjashtim të Rusisë së Putinit.
Gjatë dy dekadave të kaluara, si shumë shqiptarë të tjerë mbrenda dhe jashtë trojeve tona, kisha shpresën se në Shqipërinë tonë të vuajtur do të ndodhte, më më në fund, një ndarje historike njëherë e mirë, e të mirës nga e keqja dhe nga tragjeditë që kanë pllakosur kombin shqiptar me dekada dhe me shekuj. Shpresohej se më në fund kombi shqiptar po çlirohej nga influenca e ideologjive të huaja si dhe nga robërimi nga të huajtë. Ky spektakl i shëmtuar i 5 Majit në Shqipëri, tregoi edhe njëherë hipokrizinë e kësaj klase politike të këtyre 20-viteve të fundit, jo vetëm ndaj botës por më tepër ndaj popullit që ajo përfaqëson. Ishte në të vërtetë edhe një provë tjetër e mos vullnetit të këtij brezi politikanësh për të shkëputur veten dhe shoqërinë shqiptare nga trashëgimia e komunizmit. Është kjo një klasë e cila ka refuzuar të hapë dosjet, ka heshtur ose aktivisht ka mohuar dhe përgnjeshtron të vërtetën mbi krimet e regjimit të Enver Hoxhës si dhe të vërtetën mbi vrasjet dhe zhdukjen e mijërave viktimave të këtij regjimi, fati dhe as varrezat e të cilëve nuk dihen as sot.
Presidenti Ronald Reagan në fjalimin e tij më 1983 mbi “Perandorinë e së keqës”, ku i referohej regjimeve komuniste të asaj kohe, ka thënë se në botë ekzistojnë e mira dhe e keqja. Të keqën duhet ta kundërshtojmë me çdo mjet dhe me të gjitha fuqitë tona, ka thënë Reagan, duke shtuar se edhe “kombi ynë amerikan ka një trashëgimi të së keqës me të cilën duhet të përballemi dhe ta luftojmë. Por, “Krenaria e këtij vendi,” ka thënë Ronald Reagan, “është aftësia e tij për të kapërcyer të këqiat morale të historisë së vet, duke u shkëputur prej tyre dhe duke u zotua se nuk do ndodhin kurrë më. “Ne nuk guxojmë ti këthehemi kurrë më asaj historie. Në atdheun tonë, nuk ka vend për racizëm, anti-semitizëm ose lloje të tjera urrejtjesh etnike ose raciale”. Presidenti Reagan i konsideronte ideologët dhe diktatorët si individë që i shërbenin së keqës. Ai ka thënë se të këqiat më të mëdha të kësaj bote nuk ndodhin, “As në kampet e përqendrimit as në kampet e punës së detyrueshme. Por të këqiat më të mëdha,” ndaj njerzimit, ka thënë ai, “konceptohen dhe planifikohen në zyra të ngrohta, me drita dhe të shtruara me qilima, nga njerëz të qetë të veshur me këmisha të bardha e kravata.” Këta, ka thënë ai janë më të rrezikshmit, sidomos atëherë kur njerzit e mirë nuk i kundërshtojnë. Njerzit e ndershëm, sipas Reagan-it, duhet ta njohin të keqën që vjen nga këta ideologët dictatorial dhe mbështetsit e tyre dhe ta luftojnë atë, sepse si të gjithë diktatorët para tyre, ata gjithmonë kërkojnë që dalngadal, t’i shtrijnë këmbët në të gjitha sferat e jetës.
Nderimi i dëshmorëve është një gjë, por shfaqja e respektit për simbolet e regjimit komunist është diçka tjetër. Duket sikurë këta pjesëmarrës me grusht në kokë, nuk kishin për qëllim nderimin e dëshmorve, por me aktin e tyre donin të bënin një deklaratë politike të qëllimshme dhe të paramenduar mirë. Ata ndërkohë e treguan veten se jetojnë krejt jashtë realitetit shqiptar dhe ndërkombëtar, por njëkohësisht vunë në dukje se janë të pa aftë për t’i paraqitur popullit shqiptar ide të reja për zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballet. Dhe se si të tillë ata me mburrje I than ë botës se gjithnjë janë krenarë të kenë qenë pjesë e një regjimi të një historie të humbur.
Ndaj këtyre shfaqjeve të shëmtuara duhet të prononcohen të gjithë ata të cilët dëshirojnë që në Shqipëri të mos triumfoi e keqja dhe të gjithë ata që janë serioz që ai vend të mos mbetet në një pozitë inferioriteti moral dhe të zhvillimit demokratik në Europë, në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste.
Fatkeqsisht, shpeshëherë gjatë historisë së kombit shqiptar, në luftën midis të mirës dhe të keqës, duket sikurë një numër i vogël, mbështetës i të së keqës, ka fituar gjithmonë. Kjo ka ndodhur sepse — sipas filozofit irlandez, Edmund Burke — “Që e keqja të triumfoi, nevojitet që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë”, për të kundërshtuar të keqën. Ata mbeten vetëm spektatorë, të cilët me mos kundërshtimin e tyre ndaj së keqës, ndihmojnë ndofta pa ditur, që e keqja më në fund të triumfojë ndaj së mirës. Andaj i dashur lexues, cila fotografi paraqet të vërtetën mbi të “mirat” dhe të këqiat e regjimit komunist të Enver Hoxhës: Fotografia e eksodit biblik të shqiptarëve më 1991, apo fotografia e klasës së re politike shqiptare veshur me këmisha të bardha e kravata, duke bërë nderimet e turpshme regjimit të ish-diktatorit me 5 Maj?????
Fatkeqsisht, edhe pas një çerek shekulli, e vërteta është duke pritur gjithnjë, që të ndahet nga gënjeshtrat.
Per fat te keq, ne Shqiperi ka marre hov Rilindja e bolshevizmit.
Fatkeqsisht ne shqiperi nuk eshte bere dekomunistizimi.Gjate 20 e me shum viteve ,vetem jane bere deklarata dhe asnjehere nuk eshte kryer ndonje akt qe shoqerija Shqiptare te dekomunistizohesh.Eshte share komunizmi dhe komunistet vetem se kane ndruar kemishen se kane qene po aty.Eshte bertitur kunder sigurimsave dhe sigurimsave i eshte dorezuar i gjith sistemi i drejtesise.Glorifikohet 5 Maji kur deshmori i pare dhe i vertete ,dihet qe eshte Mujo Ulqinaku..5 Maji mund te jete simbol i nostalgjikve te komunizmit,por jo nje date qe te bashkoj te gjith Shqiptaret ne kujtim te renve per Atdhe.Ne te gjith aktivitetin per te mbajtur gjall figuren e krye kriminelit Hoxha ,qellimi eshte qe brezit te ri, figura e tij ti paraqitet si nje Rubin HOOD i kohnave moderne.Ne vende me demokraci per tu marr shembull,po te mohojsh holokuastin denohesh me burg.Politikanet Shqiptar po te duan ta shkepusin shoqerine tone nga e kaluara e turpshme dhe kriminale ,le te ndjekin shembullin e shoqerise Franceze apo Austrijake dhe ta bejne te denushme penalisht glorifikimin e kriminelit e te kriminelve te tjere e jo ti dekorojne vrasesit e bashkepuntorete e diktatorit,A DO TE NDODH,NUK E BESOJ,Sic thoshte nje ambasador i huaj( politikanet shqiptar ”’NUK SHOHIN”'(deshmi e Fevziut) .Une do thonja ,ata nuk duan.Ne fund pse cuditemi per nderimet.Ata nderuan ”NJE HERO”a nuk i ka te tere titujt qe i pati dhen vehtes diktatori dhe a nuk dekoroj kuvendi me rastin e 100 vjetorit njerzit qe jane pergjegjes njelloj si Enveri per cfar kaluam e po kalojm .