Nga Rafael Floqi/
TV Shqiptarëve të Amerikës, me 20 maj 2016 mbushi 16vjet në transmetim, duke hyrë kështu në vitin e 17-të.Disa dite me pare gjate një takimi ne Kishën e Zonjës Pajtore mu afrua duke me përgëzuar një teleshikues dhe me tha. Faleminderit. Faleminderit për ta qe bëni për komunitetin shqiptar për fëmijët tanë dhe për pleqtë tanë ne familje. Por unë kam një kërkesë më tha ai.
Urdhëro i thashë unë se mos kishte ndonjë ankesë. Se natyrisht kush punon edhe gabon. Jo tha po kam një kërkesë po t’ja thuash drejtorit me tha. Sikur ta shtonit edhe një ore emisionin.
Ky ishte një njeri i thjeshtë që shprehte një kërkesë një nevoje një domosdoshmëri. Gjë qe me vuri ne mendime.
Këto janë vite përpjekjesh, suksesesh, vështirësish, netësh pa gjumë, por edhe mirënjohjeje e vlerësimi për punën që ALBTVUSA ka bërë në shërbim të komunitetit të shqiptarëve në Amerikë në Miçigan e më gjerë.
Por pse ai është ndryshe nga te tjerët. Nuk është pse na dhimbset me shume pse e kemi ndërtuar me duart tona dhe me sakrificat tona që shpesh nuk kuptohen
TV i Shqiptarëve të Amerikës u hap në një kohë kur ekzistonte një hapësirë mediatike për të mbuluar në komunitetin e emigranteve dhe ndihej nevoja për media që të pasqyronin më gjerësisht dhe më nga afër jetën e komunitetit shqiptar. Ne synuam që të bëheshim të tillë guxuam, dhe më duket se ia kemi arritur asaj. Falë këmbënguljes, përkushtimit, talentit, guximit , si të drejtorit Gani Vila, por ashtu edhe te gjithë stafit të gazetarëve, redaktorëve, kameramanëve e teknikëve si: Valentina Vila, Astrit Kallabaqi, Ilir Myftari, Manol Xhafa, Loreta Xhafa, Jola Rexha, etj. dhe të korrespondentëve të shumtë në SHBA, Shqipëri dhe në trojet shqiptare.
Vete televizioni si një mjet qe i lidh njerëzit ka emrin dhe siç thonë ka remome te madhe. Dikush qe se njeh te ndal ne rruge te përshëndet dhe te falënderon
E kjo është mirënjohje dhe shprehje respekti dhe dashurie qe ka një jete te tere qe është kultivuar me besim dhe mirënjohje.
I lançuar si TV i Shqiptarëve të Miçiganit, në fillim ai e gjeti rrugën e vet në vite me vështirësi që vinin nga mungesa e një përvoje në fushën e medias dhe te teknologjisë televizive, dhe tok me kapërcimin e vështirësive, u zgjerua dhe përvoja dhe puna në këtë, TV, ku unë punoj prej 12 vjetësh.
Pjesë e strategjisë së suksesshme të rritjes sonë është dhe mbajtja e lidhjeve të drejtpërdrejta me publikun, ku telefoni i ynë është I hapur për këdo, për vërejtje dhe sugjerime, dhe ju sigurojmë se ato konstruktivet gjithmonë i kemi marrë parasysh.
Ka një dukuri interesante njerëzit kanë opinionet e tyre mendimet personale dhe kur flitet për sport dhe politike ne shqiptaret jemi tifoz të vërtetë. Aq afër e ndiejnë TV këta njerëz sa mendojnë se një komentator TV nuk mund te ketë mendime dhe orientime politike për ngjarje dhe dukuri te ndryshme nga ata. Madje një teleshikues ishte indinjuar një dite pse unë nuk e shihja 1 majin si dikur si festë e periudhës të komunizmit por e shihja ashtu siç duhet te jetë vërtet dita e te drejtave te punëtoreve kudo ne bote. Kjo ka anën pozitive edhe pse mund te mos ndajmë te njëjtat opinione se njerëzit e ndiejnë TV si te tyren
Nuk është vetëm krenari por edhe realitet që TV shqiptareve te Amerikës është Televizioni i parë dhe i vetmi me këtë kohë dhe shtrirje transmetimi, jo vetëm ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës por në gjithë boten shqiptare në emigracion. Ne kemi dy orë transmetim në ditë ne Prime time në rrjetin e mirënjohur kabllor, Comcast në të gjithë shtetin e Miçiganit, dhe 24 ore live në mbarë boten me platformat TV over IP në paketat Shqip TV, qe transmetohen 24 ore rresht në kanalin 15 edhe si video stream edhe ne websajtin tonë www.ALBTVUSA.com. Gjithashtu ne kemi një kanal mjaft të ndjekur me disa qindra video në Youtube.
Vitet qe kaluam përbënin një hop të zhvillimeve të mëdha teknike televizive dhe ne kemi ecur gjithnjë me teknikën pararojë duke kemi kaluar nga kaseta tek prodhimet ne High Definition, nga montazhi me video tek mixerët moderne, nga filmimet në natyrë, tek një studio moderne mjaft produktive me pre dhe post produksion dhe live broadcasting.
Këtë vit fale ndihmës bujare te komunitetit ne bëmë një investim serioz ne pajisje HD dhe transmetim ne kohe reale ne Comcast dhe ne Shqip TV. Teknikisht ne saje të ndihmës suaj të projektit teknik e them pa modesti te realizuar me këmbënguljen e z Gani Vila por me projektin dhe zbatimin tim dhe te montazhierit te talentuar Ilir Myftari është bere e mundur transmetimi i programeve te drejtpërdrejt live çdo do ti krijoje mundësi teleshikuesve te jene interaktiv me pyetje me facebook ose me twiter
TV i ynë është në shërbim të të gjithë shqiptarëve, pa dallime politike fetare e krahinore ne gjuhën tone të ëmbël shqipe, prandaj edhe ne e ndjemë të nevojshme që t’ia ndërronim emrin në TV e Shqiptarëve të Amerikës, pasi jemi gjithëpërfshirës, apolitik dhe mbarëkombëtar. Në ndryshim nga mediat në Shqipëri që i shërbejnë partive politike dhe interesave te bizneseve te caktuara, partia e TV të Shqiptarëve të Amerikës është Atdheu, i plotë, natyror, etnik, quheni si te doni, ndaj jo më kot i kemi hequr nga sigla jonë fundore edhe kufijtë që na i imponuan të tjerët. Shqiptaret vetëm në hartë kanë kufij dhe aq më tepër, diaspora që është gjitha e shkrirë në një. Ne ruajmë raporte të ngushta me përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë dhe të Kosovës si dhe me institucionet e shtetit shqiptar dhe të Kosovës.
TV i ynë edhe pse tani për tani vetëm 2 ore në rrjetin e shtrenjtë kabllor, Comcast në orar të përzgjedhur dhe më të shtrenjtë (Prime Time 8-10), ka një strukture të plotë programore. Në programin tone gjejnë vend sa interesat e të moshuarve aq dhe të rinjve, sa të gjyshërve aq dhe fëmijëve, sa të studentëve aq edhe të grave, me traget dhe me programe te posaçme për ta me gjithë limitimin e shtrirjes kohore.
Ne jemi te kudondodhur me ju për ju, duke paraqitur çdo veprimtari te komunitetit aq sa jemi bere pjese e pandare e tij sepse komuniteti ynë është sa aktori aq dhe spektatori i programeve tona. Ne ruajmë marrëdhënie shumë të mira dhe te drejtpërdrejta me publikun, ç’ ka e bën këtë një TV të veçantë ne llojin e vet.
Ruajtja e lidhjeve me komunitetin lidhet dhe me marrëdhëniet e sinqerta me institucionet Ne i kemi shërbyer të gjithave komuniteteve fetare falas e pa dallim qe kur jemi krijuar duke filluar nga kisha Ortodokse e Shën Thomait, Xhamia e Qendrës Islamike, Teqeja bektashiane të Baba Rexhepit, Kisha katolike të Zojës Pajtore dhe ajo e Shën Palit. Për këtë dhe për shumë veprimtari ndiejmë se jemi të besueshëm dhe njerëzit na duan, duke na besuar madje, deri bamirësinë e tyre. Rastet e shumta kur jemi bërë zëdhënës dhe dorëzanë të ndihmës ndaj njerëzve në nevojë kemi arritur të mbledhim edhe 50 mijë dollarë për të shpëtuar jetën e një djaloshi të sëmurë me dializë në Shqipëri apo te vogëlushes Olesia . Fryma e bamirësisë buron nga vetë identifikimi me modelin e nënës së madhe, Nënës Terezë, një pikturë origjinale të së cilës e kemi në studio. E cila këtë vit do te shpallet shenjtore.
Ne teorinë e gazetarisë thuhet, se nuk përbën lajm kur një qen kafshon një njeri, por anasjelltas. Për TV tonë sensacioni nuk është kryesorja , por pozitivja e mira arritjet e vetë komunitetit. Mund të duket më pak tërheqëse por i shërben më mirë komunitetit dhe rolit dhe rëndësisë së mediave të komunitetit dhe diasporës ne përgjithësi duke përdorur modelin e ” qasjes publike ” të TV ? Ideja filloi në vitet 70-të , si një lëvizje kombëtare, si kompensim i pjesshëm për komunitetin për përdorimin e mediave në mënyrë të drejtë – e – publike . Ky kompensim është projektuar për të siguruar qasje në media për të gjithë popullsinë , jo vetëm ato të cilat shfrytëzojnë mediat në pronësi të kompanive kabllore.
Në një numër të marsit të Huffington Post , Tracy Rosenberg shkruante dhe e shpjegonte kështu rëndësinë e mediave komunitetit : ” Qeshë një natë duke ndërruar kanalet me një mikeshë vonë një natë . Kur papritur ajo bërtiti ” kjo është flokëndreqësja ime ” . Doli flokëndëreqësja e saj ishte një aktiviste kundër pesticideve dhe në kohën e saj të lirë dhe organizonte një program mbi rreziqet e produkteve të zakonshme shtëpiake . Ne nuk ishim në kërkim të informacioneve mbi helmet në kozmetikë . Ne filluam ta shikonim, sepse ne e njihnim këtë person . Dhe ne qëndruam duke shikuar , sepse mësuam diçka : rreth subjektit dhe për dikë që banonte në lagjen tonë . Kjo është rëndësia e mediave komunitetit : afërsia që sjell çështjet dhe njerëzit së bashku që ndoshta kurrë zakonisht mund të përplasen në njëri-tjetrin edhe pse ata jetojnë krah për krah . Sa herë që kjo ndodh, është një mrekulli e vogël. “
Sa e vërtetë është kjo për një komunitet aq më i rëndësishëm është për një bashkësi nacionale. Një kolegu im amerikan, në kompaninë e kompjuterëve ku punoj, (TV është punë part time, si çdo emigrant që kam fat që e kam që më i shërben sa mua si me profesion gazetar të plotësoj nevojën time për të qenë në media), duke bërë zipping më kishte parë mua në kanalin 90-të në Comcast kishte bërtitur” ky është ai burri që punon me mua” dhe e kishte ndjekur gjithë emisionin edhe pse nuk dinte asnjë fjalë shqip, dhe të nesërmen gati sa më kërkoi autograf, ndërsa mua me vinte për të qeshur.
Por a është ekzistenca e një televizion kombëtar në diasporë e rrezikuar nga integrimi, tani gjallon pasi diaspora shqiptare është e re. Rreziku ekziston, një berber im italian i moshuar më thoshte, jo pa dhimbje, kur mësoi që punoja për një TV lokal shqiptar, “dhe ne kishim një emision të tillë dikur, por tani pleqtë po ikin, dhe të rinjtë nuk çajnë kokën për të.” Mos qoftë e thënë… Rruga që një diasporë të mos humbasë në kushtet e integrimit është të jetë aktive në ruajtjen e identitetit duke e konsideruar edhe integrimin dhe konservimin vlerë.
Ndaj për t’u përgjigjur sfidave të integrimit është i nevojshëm dhe krijimi i emisioneve për kulturën kombëtare në gjuhen angleze . Kjo është strategjia fituese edhe për punën, me një televizion të tillë si ky i yni, që me intuitën e tij ka ditur ta kultivojë dhe zhvillojë drejtori i TV tonë Gani Vila.
Sot falë teknologjive të reja ju mund të shihni në shtëpitë tuaja kanalet shqiptare, ato sjellin tek ju vendlindjen, por atë që s’mund ta gjeni në ato TV edhe shumë me te pasura e të mëdha është fytyra e vërtetë e diasporës, Ne krahas ngjarjeve në Shqipëri, Kosovë Maqedoni e në Malësi e me gjerë, por ne ju sjellim atë që se gjeni askund, portretin, jetën dhe vitalitetin e komunitetit.
Sidomos në edicionet e lajmeve me të cilat merrem veçanërisht, përcaktimi i cakut të interesave dhe i mbulimit është i ndryshëm nga çdo edicion informativ kombëtar, pasi zbatohet parimi i rretheve koncentrikë në mbulim nga sa më afër deri sa më larg. Pra komuniteti vjen i pari pastaj lajmet e rëndësishme nga trojet tona , duke mos harruar Malësinë, pasi përqendrimi i shqiptarëve nga Mali i Zi është i konsiderueshëm këtu në Michigan.
Dëshmi e rritjes sonë është jo vetëm cilësia, sasia por edhe larmia e prodhimeve tona, nga intervistat, tek talk show, nga edicionet e lajmeve,(R.Floqi, V.Vila” tek “Argument”(R.Floqi) nga “Thank You” e “Dhimbje lot e shpresë” (G.Vila) nga “Debat” ,tek ”Univers”, nga Kombi Ynë tek “Këndi i emigrantit (R.Floqi), nga Rubrika Speciale (R.Floqi) deri tek Emisionet sportive (A. Kallabaqi)e gjer tek Hitparada dhe emisionet për fëmijë nga Loreta Shala dhe Jola … , duke krijuar kështu fizionominë tonë të veçantë, për aq sa ta lejon mundësia ekonomike edhe vetë jeta në emigracion. E gjithë kjo punë me një staf të vogël, pasi kaq janë mundësitë. Gjatë një dite pune mua më takon të bëj intervista, të shkruaj një skenar dhe të rregulloj kompjuterët e të përgatis reklamat, Ganiut, dhe pse drejtor, të menaxhojë, të intervistojë, të shkruajë dhe madje te editojë vetë videot, Valentina te editojë dhe të lexojë lajmet, , Iliri te merret sa me editimin, grafikë, sigla, reklama aq me kamera, Manoli të editojë dhe të xhirojë etj, etj …
Dhe mos guxoje kush ta quajë Ganiun president te televizionit, pasi presidentet fusin vetëm paratë por unë i jam përkushtuar kësaj pune ne çdo aspekt edhe pse jam drejtor thotë.
“Disa kohe me pare një bashkatdhetar më fliste me përkushtim, duke e quajtur jo pa të drejtë punën e televizionit tonë një kontribut patriotik, pasi e kish ndjekur TV tonë në Youtube. Ai e kuptonte ,se çfarë rëndësie kishte informacioni për ruajtjen e fizionomisë së komunitetit, kur bënte krahasime edhe me jetën e emigracionit shqiptar në Greqi.
Kjo frymë përkushtimi na ka bërë të ecim dhe avancojmë në të gjithë punën tonë duke krijuar dokumentarë origjinalë për personalitete të diasporës e deri tek ciklet e plota dokumentare si “ Malësia pëllëmbë e thesar “,që përbën trajtimin me te gjere dhe te plotë të bërë ndonjëherë për atë trevë. Atë që e bëmë me krahinën e Malësisë do të synojmë të bëjmë me zona te tjera shqiptare, brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë.
Por ne për arsyet që përmendëm më sipër më shumë do të ngulmojmë në paraqitjen e jetës së vetë komunitetit këtu. Deri tani kemi arritur që të mbulojmë të gjithë aktivitete e komunitetit brenda Miçiganit dhe me kryesoret ne New York. Do të synojmë edhe duke u bazuar në teknologjitë e reja të komunikimit në masë që të mbulojmë edhe eventet dhe aktivitetet e shqiptarëve në shtete te tjera, kjo nëpërmjet shfrytëzimit të rrjeteve sociale dhe te korrespondentëve vullnetare. Duke përdorur Facebook-un, You tube edhe Skype. Në mirëpresim çdo person që na ofrohet në këtë drejtim.
Duke i shërbyer te gjithë shqiptarëve, ne i shërbejmë komunitetit edhe në një drejtim tjetër. Me reklamat e biznesit shqiptar ALBTVUSA.com ne i japim frymëmarrje atij dhe i zgjerojmë klientelën, ndaj edhe bizneset edhe sot vazhdojnë e reklamojnë, pasi kjo është rruga më e sigurt për te pasur një biznes më të mirë në komunitet. Ne biznes ka rendësi të jesh gjithnjë i pranishëm, televizioni ynë ua ka krijuar këtë mundësi të gjithëve pa dallim. Bill Bill Bernbach shkruante “Asnjeri se ve re se sa here ti e sheh reklamën, e rëndësishmja është çfarë përshtypje ju bëni.”
Për të kuptuar se zhvillimi i TV shqiptar te Amerikës me qendër ne Miçigan është dëshmi sa e pasionit dhe punës mjafton ta krahasoni atë me TV simotra te diasporës. Ne iu urojmë sukses të gjithëve dhe i ftojmë nëse kanë dëshirë të krijojmë një network të të gjitha TV shqiptare të diasporës, që do të mbulonte më mirë ngjarjet në të gjithë Amerikën. Ne megjithatë më shumë na bën krenarë si dëshmi me te mire për punën e bere sa kur vetë ju telespektatorë na falënderoni dhe thoni “ Na kënaqët”.
Televizioni ynë është ndryshe është i vështirë i mbështetur më reklama dhe donacione të bizneseve jo dhe aq te mëdha qe paguajnë me kuota te limituara i mbajtur me shume nga dëshira e te gjithë stafit por edhe e drejtorit Gani Vila se sa nga kompensimi.
Dhe për këtë shpesh jo pa qellim te keq i përgojosur. TV i shqiptareve te Amerikës nuk u krijua as për te mbyllur ndonjë media tjetër aq për ti shërbyer një pjese te komitetit shqiptar nga veriu apo nga jugu nga Korça apo nga Malësia. Kush mendon ndryshe është dashakeq apo dritëshkurtër. Një individ qe kërkon te projektoje mendimet e veta perfide ne komunitet para punës sonë qe është ne vitrine për dite me se paku ka problem me karakterin.
Kompensimi është moral nuk ka gjë me te bukur kur te ndal dikush ne rruge dhe te përqafon e thotë te faleminderit se “nga kënaqët” kjo është ana pozitive, por kjo ka edhe një ane tjetër jo fort e njohur nga te tjerët jashtë televizorit. Pasi televizioni është bërë e peizazhit te çdo aktiviteti drejtuesit e aktiviteteve te shoqatave te komunitetit e quajnë se e ka për detyre pasqyrimin e aktiviteteve te tyre dhe ndodh qe me shume paguajnë një këngëtar sesa gjithë punën e një ekipi televiziv me regjistrimin, produksion e transmetimin.
Ka shume shqiptare qe për arsye te ndryshme kane marre profesionin e nderuar si bojaxhi apo painting. Po i bej një pyetje sa here ata kane lyer ndonjë shtëpi falas. Por kjo nuk është ajo qe kisha si vërejte për te gjithë ju ne jemi aty me pagese pa pagese e kuptojmë situatën por për një gjë insistojmë dhe e kemi arritur ne këtë 16 vjet, kërkojmë mirënjohje.
Pasi ne jemi duke zbatuar porosinë e presidentit J.F Kenedi,”Mos pyetni çka ka bërë atdheu për ju, por ju për Atdheun
E kjo mirënjohje qe shpesh buron vetiu dhe si ndihme apo donacion. Falë edhe ndihmës bujare të komunitetit që asnjëherë nuk ka munguar ne patëm mundësi t’i rikuperojmë humbjet e ta rindërtojmë studion dhe të investojmë në drejtim te avancimit teknik. Tani po transmetojmë drejtpërdrejt në Comcast qe do te beje te kemi emisione të drejtpërdrejta.
TV shqiptar i Amerikës hyn në vitin e 17 -të dhe ne së bashku me ju me gjithë arritjet dhe mangësitë shohim gjithnjë para, pasi vete jete ecën para, vetë komuniteti ecën para dhe ne e ndiejmë se duhet ta paraprijmë atë.
TV shqiptar i Amerikës ka vizion dhe platforme te qarte kombëtare dhe ne ruajmë dhe sjellim dashuri mirënjohje, bashkëpunim, mirëkuptim e bashkim vlerash dhe energji dhe pune në dobi të çështjes kombëtare. Shpesh marrëdhënia qe kemi me atdheun është si ajo e një nene me një fëmije ulok, ne duan atë më shumë, aq sa më shumë i pamundur që të jetë”.
Për video linkun
shefqet says
Urimet me te mira dhe sa me shume jetegjatesi per kete dallendyshe te medias vizive tw shqiptaro-amerikaneve ne SHBA.
Shefqet Kercelli