Dielli
New York më 11 Dhjetor 2021 u mblodh Kryesia e Degës së Vatrës “Hudson Valley” në Royal Regency Hotel. Në këtë mbledhje u bë një analizë e shkurtë rreth aktiviteteve të Degës për vitin që lam pas dhe u diskutuan projektet për të ardhmen. Në këtë mbledhje kryesie u vendos unanimisht që mbledhja e përgjithshme e organeve drejtuese dhe konstituimit të tyre të bëhet më 16 Janar 2022 ora 2 pm ku do të caktohen edhe delegatët për Kuvendin e Përgjithshëm të Vatrës. Në këtë ditë do të bëhen edhe anëtarësimet e reja për vitin dhe do të shpaloset programi i organeve drejtuese për 2 vitet në vazhdim.