U PËRKUJTUA 103 VJETORI I THEMELIMIT TË VATRËS DHE 60 VJETORI I VDEKJES NË BURGUN E BURRELIT TË BASHKËTHEMUESIT KRISTO KIRKA/
Mbrëmjen e së Martës të 28 Prillit u përkujtua dita e themelimit të Vatrës dhe ditëvdekja e bashkëthemeluesit të saj, ish kryetari i Besa-Besën, nënkryetari i Vatrës, menaxherii i Diellit, ish deputeti, zv/prefekti i Himarës dhe Bilishtit, ish kryetari i Bashkisë së Korcës, Kristo Kirka.
Takimin përkujtimor e ka drejtuar editori i Diellit Dalip Greca. Me një minut heshtje është përkujtuar Kristo Kirka dhe të gjithë vatranët që lanë Amerikën për të bërë Shqipërinë, por që diktatura komuniste i shpërbleu me pushkatim, një pjesë i plasi burgjeve, i internoi bijtë e tyre.
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, me një fjalë të shkurtër ka përkujtuar të gjithë ata vatrnaë që diktatura komuniste i dënoi me emtoda kriminale. Po cilët janë athetarët e Vatrës që u dënuan si armiq?
AQIF PERMETI, menaxher i “Diellit”, komandanti që i stërviti në Neë England dhe udhëhoqi Trupat Vullnetare të “Vatrës” në Shqipëri më 1920, nuk u kthye më në Amerikë, por qëndroi për t’i shërbyer Atdheut. Në vend të nderimit, komunistët e pushkatuan.
BAHRI OMARI, editor i “Diellit”, deputet i Parlamentit, Ministër i Jashtëm. U çua para skuadrës së pushkatimit, edhe pse nuk iu provua asnjë lloj krimi a faji.
KOLË TROMARA, sekretari i Besa-Besën dhe kryetar i Vatrës, nuk pranoi që të kthehej me shpinë nga skuadra e pushkatimit, duke treguar shpirtin e pamposhtur të vatranit.
KRISTO KIRKA, ish kryetar i Besa-Besën, menaxheri i parë i “Diellit”, pasi u bë pronë e Vatrës më 1912, kryetari i degës nr 1 të Vatrës në Boston, konsull nderi i Shqipërisë në Boston dhe Neë York, deputeti i Korçës, ish nënprefekt i Himarës dhe Bilishtit, kryetari i fundit i Bashkisë së Korçës, para se të vinin në pushtet komunistët. Vdiq si martir në burgun e Burrelit. Trupi nuk iu kthye familjes.
KOÇO KOTTA, bashëthemelues i “Vatrës”, i pranishëm në të gjitha mbledhjet e komisionit themelues, kryeministër i Shqipërisë për 3 vjet, vdiq nën tortura të egra në burgun e Burrelit.
AQILE TASI, 8 vjet zyrtar i Vatrës, ish kryetar i saj dhe editor i gazetës “Dielli”. U burgos, u torturua dhe u shua në burgun e Burrelit.
KOLË RODHJA, vatran i dimrit dhe beharit, ish editor i “Dielli” dhe bashkëpuntor i themeluesavet.
ALI KUÇI, aktivist i dalluar, i prini fushatës”Përshpëtimin e Shqipërisë”, që organizoi “Vatra” me 1917-1919. Iu pre jeta gjatë torturave në hetuesinë e Beratit.
FASLLI FRASHËRI, veprimtar i Vatrës, nacionalist i shquar, i internuar në Ventotene nga italianët, luftëtar i lirisë, u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua nga komunistët.
KRISTO FLOQi, bashkëthemelues i Vatrës dhe editor i Diellit. Veprimtar i shquar i Pavarësisë;poet, dramaturg, studiues, publicist i njohur. U arrestua dhe u burgos nga regjimi komunist dhe mandej vdiq në mjerim te madh, ndersa te birin ia internuan.
ANDON FRASHËRI, veprimtar i Vatrës, sekretar i saj, gazetar dhe nëndrejtor i Diellit. Atdhetar, shkrimtar, përkthyes, pedagog i Liceut të Korçës. U burgos nga regjimi komunist dhe u persekutua familjarisht mbasi doli nga burgu.
HALIT QYTEZA, qe i priu Huase Kombetare,dhe diktatura Komuniste, me 1945, e plasi qelive duke e denuar me 20 vjet burg, ndersa vellane Qamilin ia pushkatuan.
Për jetën e atdhetarit Kristo Kirka, mbajti një kumtesë studiuesi Idiz Lamaj, ish gazetar I Zerit te Amerikes, anëtar i këshillit të Vatrës. Ai solli për të pranishmit veprimtarinë në SHBA dhe ne Shqiperi të Kristo Kirkës, përherë krah i djathtë i Imzot Nolit, pranë tij kur udorëzua prift, pranë tij kur u themelua Vatra, pranë tij kur ishte deputet. Kurre nuk u perul atdhetari, deri tek shuarjen e tij 60 vite të shkuara në Burgun famkeq të Burrelit, ku Arshi Pipa do të shkruante vargjet brilante:
Vdiq flamurtari i moçem!
Si rrojti vdiq me nder,
I paster, i devoçem
E pa u perkule njehere
Nder qela u sos t’Burrelit
me dhunen e tradhetarit,
me njolln’ e kriminelit
mbi ballin e atdhetarit
Nuk foli, nuk mallkoi.
Por kur ra fjala ju pre,
Ndigjuem qysh lehte ankoi:
“Per flamur!… Per atdhe!”….
I nipi i Kristo Kirkës, Kristo Kirka Jr., anëtar i Këshillit të Vatrës, falenderoi për organizimin e veprimtarisë dhe foli me krenari për gjyshin dhe bashkohësit e tij bashkethemelues të Vatrës, të cilët dhanë gjithcka kishin për Kombin. Koha, tha Kirka, apelon për Vatrën, që të punojë sic punaun ata për t’i shërbyer Kombit. Shqipëria etnike, aspirate e tyre, nuk duhet të jetë tabu as sot.
Në kuadër të 103 vjetorit të Vatrës, u promovua libri i studiuesit Idriz Lamaj”Për Vatrën dhe vatranët”. Editori i Diellit kishte përgatitë një kumtesë për vlerat historike të librit dhe mesazhet që ai sjell. Libri, tha editori, plotëson një boshllëk në Historinë e Vatrës. Në fokusin e librt të studiuesit Lamaj mbulohen tri dekada nga jeta e Vatrës, që nga viti 1925 deri në vitin 1995. Libri e merr fillesën në kohën më dramatike të Historisë së Vatrës, kur dy shtyllat e saj, Noli e Konica janë ballëpërballë, në një luftë pa kompromis, studuesi nuk anon as nga njeri as nga tjetri krah, ai vetëm informon. Libri merr vlera historike dhe sjell mesazhe të qarta edhe për qëndrimet e Nolit ndaj qeverisë komuniste, por edhe të Konicës ndaj Mbretit.
Me shumë pasion ka gdhendur Idriz Lamaj portretet e Peter Kolonjës, Refat R. Gurrazezit, Kristo Floqit e të tjerë. Shumë pjesë të librit i kushtohen Konicës dhe veprës së tij, si dhe luftes se Vatres per mbrojtjen e tersise territorial te Shqiperise, vecanerisht lufat pa kompromis kunder grekeve qe synonin Korcen e Gjirokasteren me rrethina..
Gjatë takimit përkujtimor Vatrani i hershëm, Tonin Mirakaj, ish nënkryetar i Vatrës solli mbresat e veta se si u anëtarësua në Vatrë 54 vite të shkuara, si shkoi tek Komiteti Shqipëria e Lirë dhe si e këshilloi dhe Nexhat Peshkëpia që të shkonte në Vatër pse Vatra merrej me cështjen Kombëtare dhe jo me politike. Ai kujtoi me nostalgji punën në Vatër dhe solli kujtime për vatranët që nuk jetojnë më.
Edhe anëtari i Këshillit të Vatrës, ish nënkryetar i Federatës, Sejdin Bitici, i anëtarësuar në Vatër katër dekada të shkuara, solli kujtime e vlerësime për Vatrën. Për Nolin tha ai thuhet se ishte i lidhur me regjimin e Enver Hoxhës. Po ju tregoj vetëm një fakt: Noli u takua me Behar Shtyllën dhe i kërkoi që të ndërmjetësonte për të dërguar trupin e vdekur të Faik Konicës në Atdhe. Shtylla ia kthen: -Ne do ta gjykojmë një herë të vdekurin pastaj do ta varrosim.
-Po si gjykohen të vdekurit,?- e pyeti Noli.
-Po po, partia jonë i gjykon edhe te vdekurit.
-Po nëse e nxirrni fakjtor cdo ët ëbni?
-Do ta hedhim në një gropë parnë varrezës së gabelve….
-Si të madhin Faik Konica? Dhe kishte tundur mendushëm kokën.
-Po ju pyes ju, tha Bitici:Përse nuk shkoi Noli në Shqipëri?
Përgjigjen po ua jap vetë:Sepse nuk kishte besim tek ai regjim…
…Më pas kanë fplë edhe pjesmarrës të tjerë. Takimi përkujtimor ëshët mbyllur me prerjen e Tortës së Ditëlindjes së Vatrës .
Veprimtaria u filmua nga Televizioni Kultura Shqiptare.