
ZEF PERGEGA/
…shkёputet njё yll nga qielli, qё tё bёjё dritё dheu!
Me rastin e 35- vjetorit tё ndarjes nga jeta e atdhetarit tё flaktё Tomё Kola Gjokaj, nё New-York, mё 10 janar 1991! Ai u shkёput si njё meteor epoke, ku nё epopene e fitores ai kishte gjurmёn e mendimit dhe kontributit tё vet. U ndërpre atëherë, kur më së tepërmi i nevojitej familjes, kauses sё lirisё e tё bashkimit tё gjymtyrёve dhe shqisave tё kombit. Si mund tё ndodhё, qё njё komb i pari me gjuhё e simbole, tё parё me histori, tё shpёrndarё si uji i shenjtё, ardh nё tokё nga pala e qiellit dhe drita e diellit, tё kёtё shqisa tё ndara dhe trup tё gjymtuar?!
Kjo mёnxyrё e therte nё zemёr, idealistin e dritёs Tomё Gjokёn. U ndërpre pa pritur, që të shijonte frytёt e veta, tё rёnjёs sё ngrehinёs sё gjakut dhe genocidit sllav mbi shqiptarё, i njёjtё me diktaturёn nё Shqipёri, tё pёrmallej mё lirinё dhe pavarësimin e Kosovës, për të cilat ëndërronte dhe luftonte.
Ka qenё nata e “Zojёs sё Trieshit” e vitit 2009, kur veprimtari Gjon Gjokaj mё mori nё telefon e mё tha:
“Mos harro me ardh nё festёn e Zojёs se na nuk ftojmё njёri se derёn e shpisё e kemi tё hapur pёr miq ashtu siç e ka malёsori, por pёr ju nga Shqipnia, qё keni vuajt pёr fe, ju çojmё fjalё!”
Shkova me bashkёshorten time. Njё frymё gazi e hereje nё pritje. Njerёz qё rrinin nё kёmbё, gjithё mirёsjellje, sa me dukej se hija e mirё e Zojёs sё Trieshit pushonte nё sytё e tyre tё qeshur. Mё vunё nё krye e vendit, qё kurrё nuk e kisha provuar. Me dukej vetja se diçka mё mungonte, por nё shtёpinё e Gjon Gjokaj, me atё frymё Zoje, qё merrje aty nё atё darkё, mund tё ishte gati tё luftoje prej zjarrit tё madh tё atdhedashurisё. Aty e bera lidhjёn e tij me tё vёllanё Tomёn, pёr tё cilin me kishte mbajtur nё telefon njё leksion tё gjatё Dr. Selahedin Velaj. Ai me kishte treguar se si e kishte njohur Tomёn. Selahedini e nisi bisedёn pёr Koliqin e Camajn, pёr Shejzat. Ai i donte malёsorёt, se me kostumin e tyre shkoi e referoi nё Universitetin e Tokios pёr Kanunin dhe Lahutёn. Kёshtu ai e lidhi miqёsinё familjare edhe me Tome Gjoken, per kete lis te rranjeve te thella, pёr tё cilin ndёr tё tjera u shpreh:
”Eshtë i madh kontributi i material për Kosovën, por edhe për ta ndihmuar shkatërrimin e sistemit totalitar enverian, të komunizmit në Shqipëri. Kështu, ai ndihmoi fushatën zgjedhore të ish-presidentit amerikan Ronald Regan dhe të presidentit George Bush. I tërë aktiviteti i tij nuk kaloi pa rënë në sy të UDB-së jugosllave dhe veglave të tyre enveriane. Edhe përkundër kërcënimeve, ai nuk hoqi dorë për idealin e tij. Toma, tha Selahedini i donte intelektualёt, sidomos Koliqin, Martin Camajn e Arshi Pipen. Me vdekjen e tij shuhet edhe një luftëtar i denjë, përkrahës dhe dashamirë i lirisë, demokracisë dhe bashkimit kombëtar, për të cilën Toma punoi gjatë tërë jetës së vet!”
Lajmi hidhur pёr vdekjёn e Tomё Gjokajt tronditi, jo vetёm bashkёshortёn Tereza, djemt Palin e Markun, vajzat Lena, Viktoria dhe Naterina, nanёn e pёrvujtё Maruta, vёllёzёrit Zef e Gjon, motrat e dhimbsura e far e fisin, por mbarё
komunitetin shqiptar nё Amerikё. Mё 10 janar 1991, policia gjeti tё vrarё nё makinё nё Long Island tё New-Yorgut, trupin e pa jetё tё Tomё Gjokajt, ende kjo njё vrasje e pa zbuluar. Atё mbrёmje, ky sokol i malёve shqiptare e kishte lёnё takim tё darkonte me Dr. Selahedin Velajn, njё mik shtёpie. Toma i mёsoi zakonet e bukura shqiptare, sidomos kodin e “Besёs” dhe luftoi pёr tё drejtat e shqiptarёve. Kjo flakё patriotizmi, si dritё opimpike mbeti ndezur nё jetёn e tij fizikisht tё shkurtёr. Toma, me njё vullnet tё celiktё brenda njё periudhe arriti tё kёtё nё biznes nё Really State njё pozitё tё favorshme financiare. Selahedini mё ka treguar se si ai e ndihmoi nё njё gjyq sa Toma fitoi me tё drejtё, kredit tё lakmueshme nё finance, nga se miku i tij Velaj ishte doktoruar nё Amerik per financa dhe punonte nё njё kompani tё tille. Ai, pati sukses edhe nё fushёn e marrёdhёnjёve shoqerore me amerikane e shqiptarё nё saj tё fjalёs sё tij tё ambel sa pёr kёrkёnd nuk fliste fjalё tё pamatura. Toma kishte nje shpirt te madh humanitar dhe mikpritёs i dorёs sё parё. Dera e tij ishte gjithmonё njё festё e shenjtё. Zyra e tij ishte nje ode e madhe anti serbe e antikomuniste. Leka Velaj shkruan:
“…Kam qenё prezent nё dhjetorin e vitit 1989, ku Toma mori pjesё nё tё gjitha demostratat e rumunёve nacionalista, kundra xhalatit Nikolla Çaushesku sa edhe ai kontriboi pёr zhdukjen nga skena politike tё Neronit rumun. Me njё fjalё Toma “Was in Demand” ishte bёre njё far “Berberi i Seviljёs” – “Tutti mi voliono, tutti chiamano” Tomi ka qenё i pari, qё organizoi dy pёrvjetore, pёr tё pёrkujtuar kryengritjen e Malёsisё Madhe dhe heroin kombёtar Ded Gjo’ lulin. Nё tё dyja ngjarjёt morёn pjesё njё mori e madhe malёsorёsh dhe shqitarёsh nga tё gjitha anёt!”
Seç mё shfaqet njё parandjenjё, Poeti i madh Gjergj Fishta, kur ia dedikoi vjershёn e tij Gjergj Elez Alisё, ka mundёsi njё hamendёsim, tё kishte parasysh se do tё lindte njё sokolan i tillё malёsor si Tomё Gjokaj. A mos vallё Toma do t’i ngjante Marash Ucit?! Se ky i kishte dal para mbretit me ushtri, me armё nё dorё dhe zjarr nё gji! Po edhe Toma i kishte dal para mbretit tё genocidit dhe ishte pёrla mё te nё demonstrata. Heronjtё gjithmonё kanё tё pёrbashkёta!
E pёr njohjen me Tomёn, Liljana Çela do tё shruante: “…Tomë Gjokën e njoha në fillim të viteve ’80. Për këtë kolos kisha ndëgjuar vite të tëra nga miku im i ndjerë Dr. Selaudin Vela, me të cilin bashkë me Tomen drekuam një ditë pranvere në qytetin Greenwich Connecticut.Tomi ishte një njeri klasik, përplot me kulturë, por ajo çka unё vërejta në karakterin e tij, ishte nacionalizmi i flaktё, çka mё vonё mёsova se kishim tё bëjmë me një aristokrat dhe veprimtar të paluhatur shqiptar. Vërtetё se në skenën e shqiptarëve e kishte sjellё Dioguardin, por edhe të tjera figura madhore të Washingtonit si Robert Dole, Benjamin Gilman, Alfonse Domato etj. Kurse në mbremjen e Inagurimit të Presidentit George Bush dhe zëvëndës Presidentit James Quale pata rastin t’a shifja në një tryezё Tomin me të e vet, duke darkuar me Preidentin e SHBA-ve, Mr. George Bush dhe Zonjën e Parё Barbara Bush. Kjo figurë kombëtare meriton mirënjohje më shume se asnjë shqiptare tjetër që kapërcyer valёt e Atlantikut!”
Më 27 janar 1989, një delegacion veprimtarësh, intelektualë dhe biznismenë të dalluar të komunitetit shqiptar të New York-ut, u pritën në një takim special në Washington DC. nga zv-presidenti amerikan, George Bush, ku ata i shprehën shqetësimin e tyre për situatën dramatike në Kosovë, dhe kërkuan që SHBA-të, të ndërmarrin masa të rrepta kundër agresionit serb të udhëhequr nga diktatori Millosheviq. Delegacioni shqiptar ishte i përbër nga Joseph Dioguardi, Tomë Gjokaj, Ramadan Xhema, Sami Repishti, Agim Leka, Selaudin Vela dhe Riza Koliqi. Gjithashtu analët e historisë do të duhet ta shënojnë edhe aktivitetin tjetër të Tomë Gjokajt, i cili bashkë me afaristin dhe patriotin e njohur shqiptar Xhim Xhemën kishin sjellë në komunitetin shqiptarë presidentin George Herbert Bush dhe Senatorin Robert Dole, që në atë kohë po bënin më shumë se askush tjetër presion ndaj pushtetit serb për ta ndalur politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Toma kishte lidhje te forta me Dr. Rugoven sa i dhuron nje ore 5 mije dollareshe, duke e kosideruar ate si prijesi i ores se lirise se Kosoves. Nё telegramin e pёrmotshem tё Presidentit Rugova vlerёsohet veprimtari e Tomё Gjokёs si njё zemёrzjarr dhe vullnet shkamb pёr çёshtjen e shqiptarёve. E kush mё shumё se Malёsoret kanё luftuar nё tё gjitha menyrat me vlera materiale e njerёzore, duke shkuar edhe nё luftё nё front nё Kosovё?! Pse nuk ka qenё inspirim shpirti dhe fryma e Tom Gjokёs pёr ta?! Sigurisht, ku do ta merrnin tjetёr!
Tomë Kola Gjokaj, ishte një nga iniciatorët më të flakët për formimin e një organizate patriotike demokratike të të gjithë shqiptarëve për Perlindje te Re!
Tomë Kola Gjokaj, ishte një nga iniciatorët më të flakët për formimin e një organizate patriotike demokratike të të gjithë shqiptarëve për Rilindjen Arbërore, e ashtuquajtur “ORA” Organizata e Rilindjes Arbënore, iniciativё e cila u mbështet nga veprimtarët e Mёrgatës Shqiptare, si dhe nga forcat demokratike dhe patriotike si në Kosovë ashtu edhe tek shqiptarët në Mal të Zi. Për ç’gjë kishte kontakte të shpeshta me Dr. Ibrahim Rugovën dhe Gjergj Dakun Gjokaj te Malesise, ky i fundit do tё shprehej:
“….Me vdekjen tënde ndoshta u prenë disa gjymtyrë të Shqiptarizmit mbarëbotëror. E them dhe e ndjej këtë sepse është e vështirë të gjesh edhe një kolos sikurse ishe Ti. Tomë i dashur, koha kalon, por na duket ëndërr largimi yt përgjithonë nga mesi ynë, por ne na duhet të pajtohemi me këtë të vërtetë të hidhur. Tomë, në qoftë se plagët ndonjëherë kanë për tu pezmatue ta dish se e ke nga ofshama e nënës, vëllezërve motrave dhe bashkëshortёs, që të thërrasin të kthehesh në shtëpi. Tomë, në qoftë se shpirti ytë do të pёrmallohet ta dish se ata janë fëmijet e tu të cilëve shumë u mungon dhe të thërrasin në gjumë me i ledhatue. Tomë në qoftë se uji ndonjëherë ka me të mbulue, ta dish se ato janë lotët e mё të dashurёve tu. Në pamundësi, për të marrë pjesë personalisht në ceremoninë e varrimit tuaj, shok i dashur, tashmë i ndjerë, në emër të Malësisë dhe në emrin tim, ju falënderojmë për gjithçka që keni bërë për vendlindje dhe kombin tonё!”
Trupi i Tomit pёr nё varrёza u shoqerue nga njё numёr i madh shqiptarёsh. Shёrbimet fetare u kryen nga Dom Rrok Mirdita, nё kishёn “Zoja e kёshillit tё Mirё” Nё varrёza mbajtёn fjalime, Prof. Zef Camaj e Dr. Selahedin Velaj si dhe vёllai i tij Zefi, qё kishte ardhur nga Jugosllavia, i cili mes falenderimeve pёrmendi edhe Ambasadorin amerikan nё Beograd Warren Zimemman, i cili kishte kontribuar, qё pёr kёtё rast pikёllues tё paiseshin shpejt me viza amerikane. Të gjithë ata, përfaqësuesve shqiptarë, të cilët i drejtoheshin tempullit të demokracisë botërore në Washington pёr ndihmё dhe lobim, mё parё trokisnin nё portёn e nunit tё çёshtjes dhe lirisё sё popullit e Tomё Gjokaj i Malёsisё prej fisit tё Lisit tё Zjarrit e Lisit te Tamlit, i priti e i përcolli, si vellau i madh, pёr nga shpirti e ideali, u siguroi takime e pjesëmarrje në tryeza e manifestime të ndryshme politike e publike. Zoti ia kishte dorezuar celёsin e arte tё Shtёpisё sё Bardhё.
Nikollё Camaj shkruan:
“…Ishte viti 1986, kur për herë të parë tokën e premtuar e u shmalla me malёsorё. Si dje kujtoj darkën e parë në restorantin italian “Salerno”, në Richmond Hills, në Queens, ku shkuam së bashku me Zef Camaj. Aty, me një paraqitje prej aristokrati, na priste Toma dhe miku i tij Mark Lulgjuraj, që të tre, në përjetësi. Shumë shpejt kaluam në biseda “të nxehta” lidhur me statusin e shqiptarëve në Ballkan, natyrisht, duke iu referuar edhe përvojës së vet Tomës, i cili kishte braktisur Malësinë në vitin 1972, por edhe atë të Zefit, emigruar dhjetë vjet pas Tomës. Në kujtesën time, deri më sot, mbeti po ai, i njëjti i asaj nate, aristokrat në paraqitje, kurse i dedikuar çështjes kombëtare deri në frymën e fundit… Unë pra, pata rastin dhe fatin të jam dëshmitarë i disa takimeve të tilla, dhe të përjetoj bujarinë, mikpritjen dhe gatishmërinë e Tomës, për t’i kushtuar kohën e vet çdo aktivisti shqiptar. Në shtëpinë e tij qëndruan shumë veprimtarë të çështjes shqiptare, si Ibrahim Rugova, Gjergj Gjokaj, Lekë Lulgjuraj, Tomë Berisha, e të tjerë. Në bisedat e tij, çdo herë temë kryesore ishte liria dhe prosperiteti i kombit të vet, kudo që ndodhej i shpërndarë nëpër shtetёt e Ballkanit, pastaj pavarësia e Kosovës, por edhe lirimi nga tutela staliniste e shtetit amë!
U antarësua në shoqatën pan-shqiptare “Vatra”, veprimtar i të së cilës mbeti deri në vdekje. Miqësi do të lidhte me kongresistin Jozef Dioguardin, i cili do të luaj një rrol vendimtar në aktivitetet pro-shqiptare në Washington DC, e të cilin edhe do ta sjellë në manifestimin kushtuar Kryengritjes së Malësisë, kur malësorët e bënë për herë të parë, në New York, më 1988. DioGuardi haptazi do të shprehet se humbi vëllanë e vet, dhe atë ditë në xhaketë kishte vënë shenjën e mortit. Kurse Zef Camaj, në fjalën e rastit do të shprehë tërë respektin për bashkëveprimtarin e vet me “një trup të vogël për nga përmasat fizike”. Një trup i vogël, por një shpirt i madh, ishte vlerësimi i të gjithëve që e njohën Tomën. “Ky trup, – shprehet Zef Camaj-, deri para katër ditëve zinte një vend të hijshëm, një vend të posaçëm në të gjitha takime shqiptare. Ai nuk mungoi në asnjë tubim, mbledhje, protestë, demonstratë, letër apo memorandum, kundër pushtuesit serbo-malazez, por as kundër diktaturës staliniste në shtetin amë…ishte kontribuuesi më me emër për çdo aktivitet, për kisha e xhamia, për shoqata e revista, për radio-programe e veprimtari të tjera patriotike…iniciatori dhe donatori kryesor për bashkimin e dy famullive në një, dhe themelimin e një qendre të përbashkët shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, me qendrën kulturore “Nanë Tereza”. Janë këto vetëm disa fjalë nga i ndieri Zef Camaj, që më së mirë ilustrojnë edhe atë që e thanë të tjerët, se Toma ishte, jo vetëm donator kryesor, por edhe promotor i çdo aktiviteti kombëtar!
Me mbështetje të fortë të veprimtarëve intelektualë shqiptarë, në krye të cilëve qëndronte Toma Gjokaj, në qershor të vitit 1986, kongresmeni DioGuardi prezantoi në Kongresin Amerikan, Rezolutën numër 358, për mbrojtjen e të drejtave të humane të shqiptarëve nën Jugosllavi. Të nesërmen, miku i ngushtë i Tomës, senatori Bob Dole, prezantoi në Senatin Amerikan Rezolutën numër 150, me po të njëjtën përmbajtje. Me këto të dy rezoluta, çështja e Kosovës dhe shqiptarëve nën Jugosllavi, do të marrë një kahje shpresëdhënëse drejtë një ringjalljes kombëtare. Në vitin 1987, kongresmeni Dioguardi me veprimtarin Tomë Gjokaj, pas një zhvillimi në Kongresin Amerikan, bashkë me kongresistët Tom Lantos e William Broomfield, takojnë në Washington DC, Presidentin e Amerikës, Ronal Regan, ku diskutojnë për dhunën dhe presion serb ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të okupuara nën Jugosllavi George H.W Bush ishte drejtuar ish president serb, Sllobodan Milosheviqit se nëse shkakton konflikt në Kosovë, forcat amerikane do të dalin kundër serbëve. Këto “Vija të Kuqe” nga presidenti Bush ndaj Millosheviqit erdhën në prag të festës së “Krishtlindjeve” andaj në opinion u intepretuan si “Kërcnimi i Krishtlindjeve” Kёtu mund ta lexojmё edhe lobimin e shqiptarёve tё Amerikёs dhe njërit nga prijesit e tyre Tomё Gjoka, i cili ngriti nё kёmbё administraten Ameriake pёr lirimin e malёsorit Pjetёr Ivezaj, mёsues nё Detroit, i cili ne vitin 1986, vizitoi vendlindjen e tij nё Lekaj te Malёsisё nё Tuz dhe denohet nga autoritetёt malazeze me shtat vjet heqje lirie mё pa tё drejte
Emri i mirё i Tomё Gjokёs, sa e si e njihnin për të tillë edhe në vendlindje, dëshmoi edhe tubimin mortor, organizuar nga familja e tij në Malësi. Aty fjalën e rastit e mbajti i ndjeri Gjergj Gjokaj, i cili vdekjen e Tomës e cilësoi si këputje të një damari të veprimtarisë patriotike që lidhte vendlindjen me diasporën.
Plaku i Tropojёs, Bek Alia, nacionalist i dalluar nё radhёn e “Ballit Kombёtar” emёr tё mёrgatёs shqiptare nё SHBA, me duart qё dridhёshin nga dhimja, me zemёr tё palsun, e mbuloi arkёmortjen e tё ndjerit Tomё Gjokajt me flamurin kombёtar, nxori ato fjalё mes buzёve tё njomura nga loti e tha:
“…Po tё mbulojmё Tomё me kёtё flamur, pasi ti ishe i mbrujtur me virtyte kombёtare. Lavdi qoftё emri yt dhe i tё gjithё atyre martirёve, qё dhanё jetёn pёr liri dhe vendosen themelet e pavarёsisё sё Kosovёs. Pusho nё paqe se guri yt e ka njё emёr nё rrugёtimin e kombit!”
U helmuan fёmijet… Njëri nga aktet mё kriminale serbe ishte akti i helmimit të 8 mijë nxënësve shqiptarë në shkolla, kopshte fëmijësh si dhe punëtore në fabrika e uzina në vitin 1990. Me datat 21 e 23 mars të këtij viti ishte helmimi i një shkalle të gjerë në qytet kryesore të Kosovës. Siç do vërtetohet, helmimi i nxënësve shqiptarë u bë nga shërbimi sekrete ushtarak e policore serbe. Murgesha nga Kroacia e cila kishte shërbyer në Binç të Kosovës, shkruan një letër për gazetën kroate “Glas Koncila“, 6 maj, 1990 ku mes tjerash thuhet:
“Njerëzit sillnin djemtë e vajzat e veta në dëshpërim të vërtetë, sepse spitali nuk deshi t’ua pranonte fëmijët. Është e tmerrshme se si vuajnë ata njerëz të rinj. Para dy ditëve një vajzë e kanë varrosur. Duket se helmi ishte i hedhur para shtëpisë, sepse tërë familja ishte helmuar. Veçse helmimi nuk ndikon njësoj te secili. Në TV nuk e kanë treguar këtë. Murgeshat tona japin ampula bedoksin dhe tableta novalgetol, por këto nuk na kanë mbaruar, sepse për shkak të helmimit të madh, janë harxhuar në barnatoret e Ferizajit dhe Gjilanit. Se si do dalë kjo, vetëm zoti e di. Sa lot janë derdhur”.
Po si mund tё qendronte indiferent ish mёsuesi i shkollave tё Klinёs, Tomё Gjokaj?! Si mund tё heshte punёtori i kandilit tё dijёs, qё e ndizte me sytё e tij nё nё shpirtra fёmijёsh?! Menjёherё iu fanitёn nxёnёsit e tij, si Luli i vocёrr i Migjenit…Tregojnё njerёz qё para zyrёs sё tij, kur po pёrjetonte kёtё dhimbje te madhe fluturuan njё tufё pёllumbash e humbёn me pas nё qiellin e gradaçelave…ndёrsa fёmijёt dergjёshin spitaleve qё nuk i pranonin. Po si, fёmijёt e shqipёs nё qiellin e vet nuk janё tё lirё….dhe mori letrёn e i shkroi Presidentit tё Amerikёs:
“Shkëlqёsia Juaj George H.W. Bush …Qeveria serbe pohon se fëmijët shqiptarë janë duke aktruar, po si është e mundur që mijëra fëmijë në Kosovë, që të ndërmarrin një veprim të tillë, kur asnjë fëmijë i vetëm serb nuk është prekur nga helmi?! …Shkëlqesia Juaj, është e patolerueshme të thuhet që fëmijët shqiptarë janë helmuar epidemikisht, dhe më keq, vetëm fëmijët shqiptarë janë prekur nga ky helm…”
Toma u lind në fshatin Muzheçk të Trieshit, nga i ati Kolë Gjon Nika, i cili ishte një nga pishtarët e parë të arsimit në Malësi, shtëpisë dhe oxhakut të Gjon, Tomë e Baca Nikë Gjeloshit, shtëpi e njohur për tradita fisnike, njerëzore dhe patriotike shqiptare, që vetëm kjo derë, Oxhaku i lashtë i Gjokajve dhe vëllazëria e Muzheçkut, vuri vijnë e parë të kufirit me Malin e Zi, që me trimëri munden ta ruanin dhe mbanin atë. Ai kishte marrё nё zemёr njё fjalё pishtari qё nё vogli nga i ati, mёsues i pёrhapjёs sё arsimit ndёr shqiptarё nё trojet e tyre nё Mal tё Zi, Kolё Gjoni Gjokaj, sa i biri vargje malli do tё thurte:
T’a preki heshtjen tënde o Atë
Të shohë thellë sytë e tua
Dashuria e pafund me mall
Lundron përherë me Ty e mua!
…
Shpesh mendoj o Atë
Sikur t’ isha gur varri
Të shoqërojë tek koka jote
Se n’mërgim këtu për së gjalli!
Toma detyrohet të largohet nga Kosova, dhe si shumë bashkvendas, emigroi në Itali dhe më pas në SHBA. Në Amerikë ai u përsos shpejt si në gjuhë ashtu edhe në afinitetet tregtare, lëmi në të cilën ai tregoi sukses, veçanërisht gjatë 15 viteve të fundit. Mirëpo përveç punës dhe tregtisë të filluar prej hiçit, ai është aktiv edhe për çështje patriotike, sociale, kulturore e fetare të diasporës shqiptare. I ndjeri Tomë ishte organizatori i parë në bashkimin e Kishave Katolike Shqiptare të New- Yorkut në një kishë dhe qendër fetare-kombëtare të vetme dhe ishte një nga kontribuuesit e parë dhe më të mëdhenj në themelimin e kishës së re katolike “Zoja e Shkodrës”, si dhe qendës kulturo-shoqërore pranë kishës “Nanë Tereza”. Krahas talentit dhe inteligjencës së tij, i ndjeri Tomë Gjokaj shpenzoi dhjetra e qindra mijëra dollarë për të mobilizuar opinionin publik amerikan, shtypin, radion dhe televizionin, qeveritarët, dhe kongresistët, në favor të lëvizjes së gjithë shqiptarëve për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar. Tomë, ndihmoi institucionet shqiptare në mërgim, gazetat, revistat, klubet dhe shoqatat e
ndryshme, veçanërisht Kishat e Xhamitë dhe institucionet e tjera të kombit tonë. Me një shumë të madhe dollarësh ai u inkuadrua ne akcionin e ndihmave solidare në Kosovë, por nga zgjuarsia dhe modestia e tij i linte gjerat në heshtje.
Vendlindjen e tij Malësinë e deshti pa masë, ajo ndjehej ne lotin e tij te mallit, ne shpirtin qe i digjej flake dhe ne zemren qe i rrihte fort. Kudo që i epej rasti të bisedonte për këto troje tona, humbej në mendimet dhe kujtimet e tija, që i përkujtoj si fëmijë dhe i ri në vendlindje. Nostalgjia e madhe për Trieshin dhe Malësinë, ku mori njohuritë e para dhe ku mësoi gjuhën e ëmbël të nënës, për njerëzit që çuan peshë në formimin e tij, si njeri aq i madh që ishte, kur binte në bisedë për këto shpesh kalonte në ekstazë. Dashuria e madhe për të ardhmen e popullit të vetë, për çdo gjë arbënore, e detyron Tomën të punojë pa u lodhur, duke e përmbush me ideale që nuk u shuan kurrë.
Janё kёto veprimtari tё Tomёs dhe parardhёsit e tij qё e motivuan Presidentin Berisha ta nderojё Tomё Nikёn Gjokaj, axhen e babes se Tomes, nё vitin 1993 me “Urdhёrin pёr veprimtari patriotike” tё Klasit tё parё dhe i etur pёr liri, mbasi ai bie dёshmor nё kryengritjen atiturke tё Malёsisё Madhe me 1911!
Shqipet ia falen emrin, prej shenjtit Tomё apostull e morёn dhe ia ngjizёn nё shpirt…njё agimin e lirisё ai u bё gur i ringjallur ё ngadhnjimit nё flamur tё pёrlindjes, si guri i kёndit tё shenjtё, ku lartohet Hyu! Por Atdheu i shdёrruar nё ferr, ai u bё dritё pishe, me e nda fatin e dheut te Atit me fatin e vet…me u ba thirrje zanave, mё mjekue plagёt e heronjёve e mos me e lanё frontin pa krima pushkёsh…mos me ia tha zemrёn krenarisё sё malit e trojёve, se s’ka gja mё tё shtrenjtё nё kёtё botё se shqiptari, gjuha, flamuri e feja, me luftue me djajt e
kthyem nё baloza krimi edhe mbi foshnjёn nё djep…se djepat i lirisё me shqiponjёn, shqiptari e mbёshtjellё gurin e pragut me flakёn e zemrёs sё zjarrit, dhe ia lanё fytyrёn nga dangat e gjakakut me lot. Tomё Gjokёs ia fali zoti dhembjёt dhe plagët, t ̔i ndajё sё bashku me këngët e mia, ku frymohen nё çdo medallion kulle trimnie. Ai, luleve tё Malёsisё merr aromё parajse pёrjetёsie, sa poeti Agim Desku, pёr tё thurё vargje:
Nëse një ditë nuk do të këtë liri për sëcilin njeri, të bardhë e të zi
Do të zbres prap nga qielli në tokë, të takoj secilën zanë e shqipe
Njëqind herë do të vdes dhe njëmijë herë lindi prap për Shqipërinë
Gjaku im le të ndritë deri mbi yje, ku dielli përqafohet në lirinë.
Takimet e tij të para në Washington, ai i realizoi në vitin 1989 nëpërmes intelektualëve dhe verptimtarëve elitarë shqiptarë të New York-ut, ku më pas ai do ta takonte edhe presidentin e atëhershëm amerikan Gerorge W. H. Bush!