
Dr. Lulzim Nika/
Së bashku me kryetarin Ramiz Lladrovci dhe bashkëpunëtorët e tij, ishim në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan, të Deçanit, për ta vizituar Nasim Haradinaj dhe për t’i uruar lirimin nga burgu.
Lirimi i Nasim Haradinajt është një fakt i rëndësishëm, meqë po vërtetohet se qasja e përzgjedhur nga bashkëluftëtarët e organizatave për mbrojtjen e vlerave të luftës, ishte e drejtë, prandaj nuk ka gjyq në botë që mund ta dënojë e aq më pak Gjykata e Hagës e ngritur mbi pretendime të rrejshme që synim i kësaj gjykate është ta diskreditojë luftën e drejtë për lirinë e popullit të Kosovës.
Aleatët e luftës sonë për liri ishin edhe shtetet perëndimore në krye me SHBA-në që ndërhyrja e tyre ishte në funksion për të ndaluar forcat kriminale serbe që ushtronin gjenocid kundër popullsisë civile shqiptare.
Kjo dëshmon se UÇK-ja dhe përpjekjet e saj ishin të drejta dhe ne harmoni me vlerat euro atlantike perëndimore. Historia na ka dhënë të drejtë për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës që pasi shumë sakrificave u kurorëzua më fitore dhe lirinë e Kosovës, andaj, sot e gjithmonë do t’i kujtojmë me nderim kontribuesit dhe familjet që dhanë shumë për liri siç është familja Haradinaj.
Urojmë që sa më shpejt të përfundojë ky procesi i padrejtë gjyqësor!
Po ashtu, siç e do rendi, bëmë nderime tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, për ti kujtuar ata që u flijuan për lirinë tonë.