Ndeshja e turit paraeliminator midis Lincoln Red Imps dhe FC Prishtina u anulua pasi tete anetare te ekipit kosovar dolen pozitivisht me Covid-19. Vendimi per anulimin e ndeshjes u mor nga nje zyrtar i UEFA ne Stadiumin Victoria te Gjibraltarit.
Skuadra kosovare mberriti diten e hene me nje aeroplan çarter, dhe u testua menjehere ne aeroportin e Gjibraltarit. Pas stervitjes ne Stadiumin Victoria skuadra kosovare u kthyen në hotelin e tyre, ne pritje te pergjigjeve te testeve per Covid 19. Si pjese e masave te ndermarra per Protokollin e UEFA’s skuadrat duhet te presin rezultatet e sherbimit SYNLAB qe eshte kontaktuar nga UEFA per diagnostikimit mjekesor per te gjithe lojtaret dhe skuadrat qe marrin pjese ne te gjitha kompeticionet dhe garat e UEFA-s. Protokolli thote qe lojtaret e ekipit duhet te testohen per virusin tre dite para nje ndeshje, dhe pastaj perseri nje dite me pare. Sidoqofte, duke pasur parasysh qe SYNLAB nuk ka nje laborator ne Kosove, GBC pranoi faktin qe lojtaret e FC Prishtina ishin testuar nga kontraktori i tyre lokal diten e dielen. Ne perputhje me rregullat e UEFA-s, çertifikatat duhet te tregojne se lojtaret jane “negative” para se lojtaret te lejohen te marrin pjese ne ndonje gare. FK Prishtina ka mberritur ne Gjibraltar me keto çertifikata, por ne perputhje me protokollin e UEFA-s, secili anetar duhej te testohej serisht. Testi i dyte per secilin lojtar u dergua ne SYNLAB ne laboratorin e saj ne Spanje per te provuar nese kishte lojtare te infektuar. Sidoqofte, ndersa te gjithe lojtaret e Lincoln FC testuan negativ, tete lojtare te FC Prishtina testuan pozitive. Lajmi erdhi ndersa skuadra e Prishtines ndodhej ne hotelin disa ore perpara ndeshjes paraeliminatore te Europa League. Kjo eshte hera e dyte qe brenda nje jave brenda qe dy skuadra kosovare u eshte ndaluar qe te luajne pak momente para fillimit te lojes. Gjithsesi kjo histori pa dyshim qe ka edhe pyetjet e saja . Duhet te pyeten se si shtatë lojtare te FC Prishtina raportohet se testuan negativ per Covid te Dielen, dhe rezultuan pozitive dy dite me vone ne Gjibraltar. Dhe, me ke ata kane qene ne kontakt, por edhe a ishin te sakta analizat e bera ne Kosove. Ashtu eshe si Drita, FK Prishtina tashme e ka humbur ndeshjen e saj ne tavoline 3-0. Eshte hera e dyte qe COVID-19 eleminon skuadrat kosovare. Deri tani Drita dhe Prishtina jane te vetmet skuadra ne te cilat UEFA ka vendosur qe takimi te mos luhet dhe ekipet te humbasin ndeshjen ne tavoline, per shkak te “mos organizimit dhe mirembajtjes se takimit”. Pyetja qe shtrohet eshte:”A jane serioze skuadrat shqiptare ne mbarevatjen e jetes jashte fushave te blerata te lojtareve te tyre?. Po vete lojtaret a jane pergjegjes dhe profesioniste ne jeten qe bejne jashte fushes se blerte?”. Infektimi masiv tregon qe jemi akoma ne nivelin e amatorizimit ne organizimin e jetes ne klub dhe jashte saj.
Reagimi i FK Prishtines
Autoritetet e Gjibraltarit nuk lejuan zhvillimin e ndeshjes
FC Prishtina, sipas rekomandimeve të UEFA-s ishte testuar paraprakisht tre dhe katër ditë para ndeshjes më 14 dhe 15 gusht. Të gjitha rezultatet e IKSHPK-së për 41 personat e ekspeditës të klubit kishin dal negativ me raport të plotësuar zyrtar.
Sipas rekomandimeve të UEFA-s, testi i ndeshjes duhet bërë 72 orë para fillimit të takimit dhe i njëjti është bërë në ambientet e aeroportit të Gjibraltarit me të mbërri skuadra dje, e hënë 17 gusht.
Pas më se 24 orëve, skuadra ka pranuar rezultat e laboratorit të licencuar nga UEFA “Synlab” me që rast kanë dal pozitiv 8 futbollistë.
FC Prishtina i kishte në dispozicion 14 futbollistë (pa dy portierët rezervë) dhe plotësonte kushtin e protokollit të UEFA-s që ndeshja mund të zhvillohet me 13+ futbollistë.
Por, autoritetet e alarmuara të Gjibraltarit nuk kanë lejuar një gjë të tillë deri sa klubi është i informuar nga delegati i ndeshjes.
Delegati i ndeshjes dhe vetë UEFA zyrtare nuk ka marrë asnjë vendim.
FC Prishtina, pas ndalesës nga autoritetet vendase ka lëshuar hotelin dhe ndodhet në ambientet e aeroportit të Gjibraltarit ku gjatë mbrëmjes do të fluturojë për në Prishtinë.
FC Prishtina është në pritje të vendimit nga UEFA.
FC Prishtina njofton se të gjitha kërkesat nga UEFA janë përfillë me përpikëri. Konsiderojmë, se sipas protokolleve të kërkuara nga UEFA, ndeshja është dashur të zhvillohet. FC Prishtina i ka bërë të ditur në komunikim direkt delegatit të UEFA-s, ndërsa shumë shpejtë do të informojë edhe zyrtarisht organit më të lartë të futbollit evropian.
FC Prishtina do të testojë sërish ekspeditën e saj pas rikthimit në kryeqendër dhe pasi që do të krahasojë rezultatet e testeve do të ngreh zërin deri në instancat më të larta të futbollit evropian.-Pergatiti-Albano Kolonjari-Bridgeport-CT