ASLLAN BUSHATI/
Ju ukrahinasit konsideroheni tashmë, heronjt e kohës në vendet perendimore dhe demokratike të botës, me atë që bëtë dhe vazhdoni tëbëni për mbrojtjen e atdheut tuaj nga agresioni rus i 24 shkurtit 2022. Ju e shkatërruat operacionin rrufe të Putinit për pushtimin e Ukrahinës për 3-4 ditë, rrëzimin e qeverisë dhe vendosjen e një qeverie kukull pro ruse. Ju i bëtë të pavlefshëm deri në dështim total, sulmet ruse me aviacion, helikopterë, mjete të blinduara dhe përqëndrimet me thellësi skalionimi. Tërheqja juaj taktike (aty ku ka qenë e domosdoshme) ka qenë e menduar dhe e suksesëshme. Kundërsulmet dhe kundërgoditjet tuaja, kanë qenë të mirmenduara në kohë e hapsirë, të cilat cuan në ndryshimin e raportit të forcave në fushën e luftimit. Kjo bëri që ju të fillonit veprimtarinë sulmuese duke rimarrë një pjesë të teritoreve të pushtuara përkohësisht nga agresorët rus. Vërtetë meritoni gjithë lëvdatat e duhura për gjithsa keni bërë deri tani për atdheun tuaj, por dhe paqen e stabilitetin në Kontinent.
Por kujdes… se rusët e kanë pothuaj të vështirë ta pranojnë humbjen, dhe që kjo të mos ju ndodh, ata do të përdorin të gjitha forcat e mjetet në dispozicion përfshi dhe armët e dëmtimit në masë(ADM). Në se do të krijoni distancë gjatë tërheqjes tyre, jeni vënë nën shenjestrën e municioneve bërthamore të kalibrit vogël dhe prej këtij momenti tatpjeta është pranë jush. Prandaj lypset të qëndroni në kontakt të vazhdueshëm edhe kur ata tërhiqen. Po ashtu ndjekjen bëjeni deri në kufijt e njohur ndërkombtarisht midis dy vendeve, se po të kaloni në pjesën ruse qoftë edhe disa qindra metra do të jeni përsëri objekt i goditjeve bërthamore. Në se rusët e përdorin këtë armë kundër jush, ata do të përballen me kunderpërgjigje bërthamore nga NATO-ja dhe kështu fundi i kësaj lufte nuk i dihet, por padyshim do të jetë shumë i dhimbëshëm. Mos e pëjashtoni edhe ndonjë sulm kimik e biologjik (ose të kombinuar) gjatë tërheqjes.
Ju ukrahinas të nderuar, ushtarakë, politikanë, vullnetarë popullor dhe gjithë popullata civile, do të vazhdoni të mbeteni herojt e kohës në se nuk përfshiheni në euforizëm i cili shpesh është vetvrasës.