
Nga Lek Mirakaj/
Kohë më parë një nostalgjik i vockël i diktatorit pati pafytyrsinë që ti kërkojë fëmijve të ashtuquajturve “kolobracjonist”të kërkojnë të falur shqiptarve për kolobrocjanizmin e prindërve.Natyrisht kur kjo thirje vinte nga një “minuk”si Petro Koqja,nuk meritonte asnjë lloj konsiderate.Po kur kjo kërkesë vjen edhe nga “historijanë “që me modesti e vetëquajnë vetvehten”shkencetar”meriton që të merret në konsideratë.Dhe Unë I biri I njerit nga më të anatemuarit,Kol Bib Mirakës, po i kërkoj të falur shqiptarve se im atë nuk e bëri detyrën e tij për ta zhdukur që në embrijon kolerën e kuqe.I kërkoj të falur atyre qindra fëmijve të pa fajshëm që vdiqën nëpër kampet e internimeve se Im atë nuk e bëri detyrën e tij, të vriste ujkun me yllin e kuq në ballë, që i thoshte atyre ferishteve që u shuan në Tepelenë. Gjyshi ytë më ka turbulluar ujtin.I kërkoj të falur fshatarve që të pashpirtët me yllin e kuq në ballë nuk i la as pula dhe e detyronte atë që prodhonte grurin,të ushqehesh me dekalbin e tmershëm që nuk e hanin as derrat.I kërkoj të falur bashkëvuajtësve të Tepelenës ,Gradishtës,Spaçit ,Qafë Barit se Im atë nuk e bëri detyrën ta zhdukte farën e keqe që e mbushi Shqipërinë me kampe e burgje të panumurt, ku vuanin pa asnjë faj, mijra shqiptar dhe fëmijë që nga mosha e djepit.I kërkoj të falur se Im atë nuk e bëri detyrën ,për ta zhdukur kolerën e kuqe kur ishte mundësija,të gjithë atyre që ju kacavjerën vaporëve dhe një pjesë edhe humbën jetën ,vetëm për të shpëtu nga skëtera komuniste.I kërkoj të falur shqiptarve se po ta kishte bërë detyrën si duhet tim atë,sot pleshtukët trashëgimtarë të etërve të tyre kriminelë,nuk do të guxonin të fyenin ,të talleshin me kujtesën e hidhur të popullit,duke ekspozuar portretet e të njëjtve si diktatori ,në bulevard.E pse Enveri mungon tek ato portrete,po e merituen se luftuan ,i takon komandarit të jetë në ballë bashkë me të gjithë kriminelët e tjerë që i vrau vetë.
Sa shumë kam për të kërkuar falje se im atë nuk e bëri detyrën.Ti kërkoj të falur atyre myzeqarëve që komunistët e udhëhequr nga Dushani i vranë pa asnjë faj.Ti kërkoj të falur Dibranve, që kur e pushtuan Dibrën ,komunistët hidhnin valle duke kënduar “”…Dibrës s’madhe ja bëmë nënën”.Ti kërkoj të falur popullit të Kosovës për djemtë që u masakruan në Tivar .
Oh sa shumë kemi ne fëmijët e atyre “armiqve” për të kërkuar të falur.Po vëllezër ,kanë të drejtë të na kërkojnë që ne të kërkojmë të falur,ne ishim fajtorë se kishim lindur fajtorë,sipas mësimeve të partisë.Po vëllezër ,po a mundet njeri të më ndihmoj për të evidentuar krimet që komunistët kryen ndaj popullit.Jo.Janë qindra dhe mijra,duhen volume të tëra për të përshkruar krimet e atyre që janë përgjegjës aq sa Enveri dhe që sot turpërojnë atë shesh ,që pak kohë më parë ,qe zbukuru me viktimat e këtyre kriminelve, që me ekspozen e tyre provokojnë memorjen e hidhur të një populli të tërë.Dhe për mos tu zgjatur ,po Ju drejtohem juve gjoja shkencëtar.Nuk e ndjejë aspak vehten të detyruem për të kërkuar ndjesë.E para se im atë u përpoq ,( për këtë jam krenar,),aq sa pati mundësi dhe e luftoi kolerën e kuqe ,pa bërë asnjëherë kompromis me kriminelët ,që tradhëtuan interesat e qytetarve të vetë(tradhëtia më e madhe e kosideron Xhon Reed,tradhëtinë që i bëhet aspiratave të popullit),nuk po flas për tradhëtinë ndaj Kosovës,nuk po flas për “kolboracjonizmin “ me armiqtë tanë jugosllavë,me rusë e kinezë e me dreqin e mallkuar vetëm për pushtet.Krenar se as unë ,as nëna ime,as vëllai im ,as njerëzit e familjes nuk bënë asnjëherë kompromis me të parët tuaj.Krenar se im atë derdhi gjak duke luftuar kundër invazorve serbve,krenar se im vëlla ,xhaxha e kushurinj derdhën gjak duke luftu kundër pushtuesit shqipfolës komunist,krenar se Mirakajt e mbajtën të gjallë rezistencën antikomuniste deri në vitin 1951.Është koha që Ju që i dilni për zot të keqes, të kërkoni të falur për krimet e atyre që kujtoni se i nderoni duke i ekspozuar dhe rifrskuar edhe njëherë memorjen akoma të freskët të krimeve të atyre që “pushtuan” Shqipërinë 75 vjet më parë .