Ne Foto: Familja Kupi duke përkujtuar heroin e 7 prillit, Abaz Kupin pranë varrit që mban eshtrat e tij në Kew Gardens, NY/
Fakti që kundërshtarët e Ahmet Zogut ishin kalibra të mëdhaj të ajkës së kulturës e të traditës së shqiptarizmit, e cilëson Ahmet Zogun si njeriun me aftësitë ma të përshtatëshme për rrethanat e kohës, për të themelue shtetin modern shqiptar, ku mbretnoi deri sa pushtimi i huej ushtarak e ndërpreu brutalisht me 7 prill 1939, ndërpremje të cilën, mbas 29 nandorit 1944 e vazhdoi për afër nji gjysmë shekulli, edhe ma brutalisht, pushtimi i huej ideologjik, nga pasojat e të cilit kombit shqiptar i duhet edhe shumë kohë për t’u sherue./
Nga Dr. Gjon Bucaj*/
Edhe pse ky përkujtim bahet çdo vjetë në datën e vdekjes së Abas Kupit, në vetëvete asht përkujtim i jetës dhe veprimtarisë së tij. Këtë herë ky përkujtim bahet pak dit mbas përfundimit të 100 vjetorit të pavarësisë, që u kremtue në mënyrë madhështore kudo ku ka shqiptarë, por sidomos në Shqipni, me manifestime kulturore shkencore, historike e politike, u banë botime, seminare, shfaqje e dokumentarë, u vëlerësuen me çmime e monumente ngjarje historike dhe figura të ranëdishme kombëtare, (ku mjerisht u vërejtën edhe mungesa me randësi). Por këtu asht vendi dhe rasti të përmendi këthimin e eshnave të Mbretit Zog nga shteti shqiptar dhe ngritjen e nji shtatoreje të meritueme.
Fakti që kundërshtarët e Ahmet Zogut ishin kalibra të mëdhaj të ajkës së kulturës e të traditës së shqiptarizmit, e cilëson Ahmet Zogun si njeriun me aftësitë ma të përshtatëshme për rrethanat e kohës, për të themelue shtetin modern shqiptar, ku mbretnoi deri sa pushtimi i huej ushtarak e ndërpreu brutalisht me 7 prill 1939, ndërpremje të cilën, mbas 29 nandorit 1944 e vazhdoi për afër nji gjysmë shekulli, edhe ma brutalisht, pushtimi i huej ideologjik, nga pasojat e të cilit kombit shqiptar i duhet edhe shumë kohë për t’u sherue.
Nji vepër tjetër kombëtare që vëlen të përmendet këtu sot, i përket Krujës historike, Krujës së Skenderbeut që, në kuadrin e 100 vjetroit të pavarësisë, shpalli qytetarë nderi post-mortem, Abas Kupin dhe Mustafa Krujën, dy bij të denjë të saj, me bindje politike të ndryshme, por të dy me merita të pamohueshme për arritjen e pavarësisë.
Më lejoni të përsëris nji epizod nga jeta e rinisë së Abas Kupit, të cilin m’a pat mësue nji tjetër patriot i çmuem, i ndjemi Ago Agaj, e që e pata përmendë me rastiin e vorrimit të tij: në valën e përpjekjeve për ngritjen e Flamurit, Abasi djaloshar, vrau nji fanatik që vepronte për të pengue ngritjen e “sorrës”, siç e quenin Shqipen fanatikë dhe anmiqët e kohës. Ky gjest tregoi sa serioz dhe i vendosun ishte ai për pavarësinë e Shqipnisë.
Uroj që përkujtimi i ardhshëm të realizohet në Atdhe!
*Kjo është fjala që mbajti kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj në përkujtimin e Abas Kupit me 12 Janar 2013, Kew Gardens, NY.