
Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Harvardit së bashku me “Fondacionin Tradita Popullore”, organizon një ekspozitë dhe sfilatë të kostumeve tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare.
Aktiviteti mbahet më 25 prill, duke filluar nga ora 2:00 PM, në adresën Boylston Hall 110, Cambridge, MA.
VATRA në Boston, së bashku me organizata të tjera shqiptare, e mbështet këtë aktivitet dhe fton komunitetin shqiptar të bashkohet në këtë pasdite kulturore të hapur për publikun.
Detaje të tjera në foto. Mos mungoni!