

Në ditën e dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar, organizuar nga Qendra Kulturore “Fan S. Noli” në Katedralen Ortodokse “Shën Gjergji” në Boston, kryetari i Federatës Pan-Shqiptare VATRA në Boston, z. Mentor Maksutaj, zhvilloi një takim miqësor me shkrimtarin Luan Rama, një zë i fuqishëm ndër vite për çështjen çame. Ai solli në Boston poemën “Ode për tempujt e paharruar”, e cila u shfaq si film dokumentar në kuadër të festivalit.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe z. Alket Veliu drejtues I fondacionit “Hoxha Tahsin”, arkëtari i VATRA-s Jorid Celaj dhe vatrani Klajdi Haruni, u diskutua mbi domosdoshmërinë e ndriçimit të historisë së shqiptarëve në Diasporë dhe në SHBA. Një takim gjithëkombëtar për çështjet shqiptare u përmend si nevojë strategjike për bashkërendimin e zërave shqiptarë në Amerikë.
Luan Rama, autor i dhjetëra librave letrarë, publicistikë dhe studimorë, mbetet një zë i spikatur në letërsinë dhe kulturën shqiptare, me vepra që ndriçojnë historinë e trevave shqiptare dhe të arvanitasve.
Festivali i Filmit Shqiptar në Boston vijon edhe ditën e shtunë, duke kulmuar me një mbrëmje gala në nder të artit, kulturës dhe komunitetit shqiptar në diasporë.
Foto S.C etj.