

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, dega Chicago celebroi “Mother’s Day” nën tingujt e muzikës së pastër shqiptare. Nën drejtimin dhe organizimin e shkëlqyer të Degës së Vatrës Chicago, patriotët shqiptarë festuan të bashkuar në një aktivitet sa kulturor, komunitar dhe patriotik.
Të gjitha fondet e mbedhura nga aktiviteti Vatra Chicago do i përdorë për të sponsorizuar aktivitete kulturore, sportive të komunitetit shqiptar. Gjithashtu edhe oferta e artikujve me logon e Vatrës ngjallën shumë interes te të pranishmit. Dega e Vatrës në Chicago me organizimin dhe aktivitetet po kthehet në një degë model për Vatrën dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.