Vatra Chicago celebroi 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar mes patriotëve të komunitetit shqiptar në Chicago. Midis të tjerave kryesia e Vatrës theksoi rëndësinë e kësaj feste si festa më e rëndësishme shqiptare dhe theksoi rëndësinë e bashkimit të komunitetit, kryesisht rreth Vatrës e cila është e hapur për anëtarësimin e të gjithëve që duan dhe vlerësojnë këtë organizatë patriotike si më të vjetrën në mërgatën e Amerikës dhe të kontribuojnë për të mirën e kombit dhe komunitetit shqiptar në Amerikë. “ Të bashkuar jemi edhe më të fortë” theksoi kryetarja e Degës Znj. Mirela Kanini. Pastaj atmosfera u ndez me muzikë nga të gjitha trevat sjellë nga DJ i talentuar Albert Hide. Një event që u përcoll me entuziazëm nga komuniteti dhe tregoi edhe njëherë patriotizmin e mbarë shqiptarëve në Chicago. Kryesia e Vatrës i falenderon të gjithë ata që morën pjesë dhe në pritje të takimimeve përsëri në aktivitetet e radhës për komunitetin tonë. Një falenderim i veçantë i takon organizatorëve të eventit z. Ardian Ruci, znj. Aurora Ajdini, znj. Emanuela Cako, z. Artan Nati, z. Shkelzen Cakeri.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar.