Vatra Chicago/
Vatra Chicago festoi 2 vjetorin e themelimit të degës së saj në atmosferën entuziaste të pjesmarrësve .Të ftuarit e nderit ishin nënkryetari i Federatës Pan Shqiptare Zoti Alfons Grishaj dhe Drejtori i përgjithshëm i të gjitha degëve të Vatrës për USA dhe Canada, Zoti Rajmond Rakaj. Fjalën e hapjes e mori kryetarja e Vatrës Zonja Mirela Kanini e cila së pari i uroi mireseardhjen gjithë të ftuarve. Pas një bilanci të shkurtër të aktiviteve të kryera gjatë këtyre dy vjetëve ajo falenderoi personalisht secilin nga anëtarët e kryesisë për përkushtimin e tyre si vijon:
Ernest Nasto ( nënkryetar) për mbështjetjen e plotë në vendimarrjet, Emanuela Cako ( shefe e kabinetit), për punën e palodhur dhe përpikmërinë që e karakterizon. Ardian Ruci ( sekretar i degës) për kordinimin e eventeve të shumllojshme dhe lidhjet e forta me komunitetin. Shkëlzen Cakeri për gatishmërinë e përhershme dhe devotshmërinë që tregon i cili është gjithashtu( krijues dhe mirëmbajtës i Vatra Chicago website). Aurora Ajdini që është gjallëria e Vatrës dhe e cila dallon nga të gjithë për kontributin e saj në anëtarësimet më të larta në Vatër. Dhimo Jano i cili përveç punës së tij si anëtar kryesie ka qënë dhe është mbështetësi më i mirë financiar i Vatra Chicago dhe sponsorizues i disa eventeve. Artan Nati ( treasurer), për punën e tij në drejtimin e financave së bashku me Anjeza Mucën që është gjithashtu dhe e ngarkuara për design/ marketing të degës Vatra Chicago, Blerta Hasimi e cila i është bashkuar kryesisë kohët e fundit por jep kontribut të çmuar në arritjen e objektivave. Të gjithë së bashku ne jemi si ingranazhet e një makine që plotësojnë njëra tjetrën dhe Vatra është si një fëmijë i yni që i dhamë jetë dhe duam që të rritet shëndetshëm. Kemi hasur dhe vështirësi por i kemi kapërcyer. Kemi dhe diferencat tona por ruajmë respektin dhe mirëkuptimin gjatë debateve konstruktive- theksoi Zj. Mirela Kanini. Pastaj Z. Alfons Grishaj ishte ai që mori fjalën duke përgëzuar kryesinë dhe vatranët në Chicago për punën e mirë dhe rezultatet. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kësaj organizate ndër vite dhe bëri të ditur disa nga planet për të ardhmen gjë që shkaktoi entuziazëm në sallë. Më pas përshëndeti dhe Drejtori i Përgjithshëm Zoti Rajmond Rakaj i cili në fund i dhuroi Vatrës Chicago një pllakatë mirënjohje për punën e dalluar dy vjeçare. Gjatë kësaj mbrëmje të ngrohtë dhe shumë të këndshme që zgjati mbi 3 orë u shkëmbyen biseda, idera dhe të gjithë u larguan me dëshirën e mirë për të bashkëpunuar më shumë në të ardhmen dhe për ta ngritur Vatrën e Nolit dhe Konicës në nivele akoma më të larta.