New York, 30 Maj 2023 – Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA ndjek me shqetësim të shtuar dhe vëmendje të posaçme situatën e tensionuar në veri të Kosovës ku me skenar të Serbisë dhe Rusisë po organizohen protesta të dhunshme në Komunat Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Federata VATRA dënon me ashpërsi çdo skenar serbo-rusë që ka synin sulmin ndaj institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës, sigurisë publike të shtetasve të Kosovës, paqes e sigurisë në Rajon.
Federata Vatra mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës, Institucionet demokratike dhe ligjzbatuese, integritetin territorial, sovranitetin e paprekshëm, rendin, sigurinë publike dhe të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Federata Vatra dënon sulmin ndaj përfaqësuesve të KFOR, Policisë së Kosovës e gazetarëve shqiptarë e të huaj në Kosovë.
Federata Vatra i bën thirrje vendeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bëjnë gjithçka që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi, të quhet qetësia, stabiliteti e paqja për më shumë siguri në Rajon e Ballkan.
Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm.
Me shqetësim dhe pranë Kosovës
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA